Sport

​Gliha premton se do ta kthejë Kosovën në rrugën e fitoreve

Ademi kërkoi nga përbërja e re udhëheqëse e ekipit kombëtar që të jenë sa më të përpiktë.

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në takim tashmë të emëruarin përzgjedhës të Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha.

Gjatë këtij takimi ata diskutuan për vazhdimin e rrugëtimit të Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024. Paraprakisht, Gliha do të jetë i pranishëm në ndeshjet e ekipeve të Superligës për garat evropiane, e gjithashtu do të vizitojë edhe Kampin Nacional, atje ku kombëtaret tona zinxhirë po zhvillojnë aktivitetet e tyre dhe bashkërisht me ekipin e trajnerëve kombëtares në përbërje të Afrim Tovërlanit, Arbnor Morinës, Ahmet Beselicës dhe Thomas Richards do të analizojnë me kujdes situatën në të cilën ndodhet Kombëtarja e Kosovës dhe do të shqyrtojnë mundësitë për të arritur objektivat e FFK-së.

Ademi kërkoi nga përbërja e re udhëheqëse e ekipit kombëtar që të jenë sa më të përpiktë dhe të veprojnë konform normativave të FFK-së për ekipin kombëtar.

Gliha premtoi se do të punojë me shumë përkushtim dhe me të gjithë kapacitetin që ka ekipi kombëtar për ta kthyer Kosovën në rrugën e fitores dhe për të arritur rezultate sa më pozitive.

Ndonëse është shumë e vështirë arritja e objektivit, sipas Glihas, rrugëtimi ende nuk ka përfunduar. Ai e konsideroi përparësi angazhimin disavjeçar në pozicione të ndryshme në futbollin e Kosovës, teksa e vlerësoi përzgjedhjen e ndihmësve të tij. Gliha njëherësh ka kërkuar nga të gjithë futbollistët që ta respektojnë maksimalisht fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe ta japin maksimumin.

Në ditët në vazhdim përzgjedhësi Gliha do të takojë ekipin e tij për të kërkuar nga afër përkrahjen, kapitenin Amir Rrahmani dhe futbollistët tjerë në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë, e po ashtu do të takojë edhe tifozët Dardanët për t’i njoftuar me vazhdimin e projektit për Kosovën në Evropian dhe për të kërkuar përkrahjen e tyre.

Sport

Erza Muminoviq humb në çerekfinale, vazhdon garën për medalje

Published

on

By

Erza Muminoviq e ka nisur garimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare u mposht në çerekfinale të kategorisë deri në 48 kilogramë nga italiania Giulia Ghiglone.

Dueli ishte i luftuar, ndërsa italiania e siguroi fitoren me “Ippon” në kohën shtesë.

Megjithatë, gara nuk ka përfunduar për Muminoviqin. Ajo do të vazhdojë në repesazh, ku do ta kërkojë mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.

D.L

Continue Reading

Sport

Flaka Loxha kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

Xhudistja kosovare Flaka Loxha është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke bërë një tjetër hap drejt medaljes.

Në luftën e parë, Loxha u përball me italianen Michela Terranova, të cilën e mposhti në kohën shtesë me “Yuko”.

Loxha po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa tash synon të sigurojë një vend në finale dhe të luftojë për medaljen në Lojërat Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Sport

Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Akil Gjakova e ka nisur me fitore garën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar e mposhti qipriotin Andreou Kyprianos në luftën e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Dueli ishte i barabartë dhe fituesi u përcaktua në kohën shtesë. Gjakova realizoi një hedhje për “Yuko”, duke siguruar fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale.

Në çerekfinale, Gjakova do të përballet me francezin Maxime Gobert.

D.L

Continue Reading

Sport

Dardan Cena kalon tutje, në çerekfinale përballet me serbin Mihajlo Simin

Published

on

By

Dardan Cena e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar, në kategorinë deri në 81 kilogramë, e mposhti spanjollin Jose Maria Mendiola pas një dueli të fortë.

Cena triumfoi me “Yuko”, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale.

Në këtë fazë, kosovari do të përballet me xhudistin serb Mihajlo Simin, në duelin për një vend në gjysmëfinale.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara