Sport

​Enzo: Kam folur me Dybalan, po e pres te Chelsea

Sulmuesi 29-vjeçar shkëlqeu në sezonin e kaluar me Romën duke shënuar 18 gola.

Published

on

Chelsea raportohet se është i interesuar të marrë Paulo Dybalan dhe Enzo Fernandez është i prirur të mirëpresë shokun e tij të skuadrës nga Argjentina, duke pranuar se ai shpreson që ky transferim të konkretizohet.

Sulmuesi 29-vjeçar shkëlqeu në sezonin e kaluar me Romën duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë tetë asistime në 38 paraqitje.

Dybala nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me skuadrën italiane verën e kaluar që përmban një klauzolë lirimi të prej 12 milionë euro për klubet e huaja dhe 20 milionë euro për ekipet e Serie A.

Chelsea thuhet se ka kontaktuar Dybalan, por lojtari i refuzoi këto raportime dhe shprehu gatishmërinë e tij për të nënshkruar një kontratë të re me Romën.

Duke folur për mediumin argjentinas “Ole” përmes Enzo Fernandez u pyet në lidhje me interesin e Chelseat për Dybalan.

“Kam lexuar diçka për të, do të shohim. Unë me të vërtetë shpresoj se ai mund të vijë. Unë kam folur me të dhe i thashë se po e pres”, ka thënë Enzo.

Roma po punon për një marrëveshje të re me Dybalan, i gatshëm për të rritur pagën e tij.

Sport

Maroku pa golashënuesin kryesor ndaj Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës

Published

on

By

Kombëtarja e Marokut ka marrë një goditje të madhe para përballjes së sotme ndaj Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Sulmuesi Ismael Saibari, golashënuesi më i mirë i marokenëve në këtë turne me tri gola të realizuar, nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe do ta humbasë ndeshjen që zhvillohet sonte nga ora 22:00 në Boston.

Saibari pësoi lëndim në ndeshjen e fazës së 1/8-tës ndaj Kanadasë. Stafi teknik i Marokut kishte shpresuar se ai do të ishte gati për sfidën vendimtare me Francën, por rikuperimi nuk ka shkuar sipas planit.

Mungesën e sulmuesit e ka konfirmuar edhe trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi, duke bërë të ditur se Saibari nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim.

Mungesa e 24-vjeçarit konsiderohet një humbje e rëndësishme për Marokun, që synon kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U20 niset drejt Bratislavës për Kampionatin Evropian

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U20 në konkurrencën e djemve do të marrë pjesë në FIBA U20 EuroBasket 2026, Divizioni B, që do të zhvillohet nga 10 deri më 19 korrik në Bratislavë të Sllovakisë.

Dardanët e rinj do të synojnë paraqitje sa më të mira në arenën evropiane dhe do të luftojnë për një renditje sa më të lartë në këtë kampionat. Kosova është pjesë e Grupit D, ku do të përballet me Qipron, Bosnje e Hercegovinën, Portugalinë, Islandën dhe Armeninë.

Para nisjes së Evropianit, përzgjedhësi Andin Rashica ka bërë publike listën përfundimtare me 12 basketbollistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë.

Lista e Kosovës U20:

  • Erolt Rrahmani
  • Ambri Bedra
  • Andi Ahmeti
  • Elon Hasanaj
  • Eden Cingu
  • Oltion Shatri
  • Mal Tusuni
  • Drin Tafilaj
  • Mal Syla
  • Orion Beseni
  • Lir Zeneli
  • Noa Istrefi

Përzgjedhës i ekipit është Andin Rashica, ndërsa pjesë e stafit teknik janë edhe ndihmësit Elbesar Gështenja dhe Granit Makolli.

D.L

Continue Reading

Sport

Belgjika mposht bindshëm SHBA-në dhe siguron çerekfinalen e Botërorit

Published

on

By

Belgjika është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti bindshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 4:1 në ndeshjen e zhvilluar në Seattle, para 66.925 shikuesve.

Edhe pse ishte një nga përballjet më të përfolura të këtij Botërori për shkak të zhvillimeve jashtë fushës, sfida në fushën e lojës u dominua nga belgët.

Charles De Ketelaere kaloi Belgjikën në epërsi në minutën e nëntë, ndërsa Malik Tillman barazoi shifrat për SHBA-në në minutën e 31-të. Gëzimi i amerikanëve zgjati pak, pasi vetëm dy minuta më vonë De Ketelaere realizoi golin e dytë personal për t’i rikthyer epërsinë belgëve.

Në pjesën e dytë, Hans Vanaken shënoi për 3:1 në minutën e 57-të, ndërsa Romelu Lukaku vulosi fitoren me golin e realizuar në kohën shtesë, në minutën e 93-të.

Para ndeshjes pati zhvillime që shkaktuan reagime të shumta në botën e futbollit. FIFA vendosi të pezullojë dënimin me një ndeshje moslojë të sulmuesit amerikan Folarin Balogun, i cili ishte ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e kaluar. Sipas raportimeve, vendimi erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke kërkuar rishqyrtimin e kartonit të kuq të Balogun. Sulmuesi ishte titullar ndaj Belgjikës, por nuk arriti të lërë gjurmë në ndeshje.

Me këtë fitore, Belgjika avancon në çerekfinale, ku do të përballet me Spanjën.

D.L

Continue Reading

Sport

Argjentina siguron çerekfinalen pas një përmbysjeje dramatike ndaj Egjiptit

Published

on

By

Argjentina ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Egjiptin me një përmbysje dramatike në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Atlanta.

Kampionët në fuqi treguan edhe një herë karakterin e tyre, duke reaguar pasi mbetën në disavantazh dhe duke arritur një fitore të rëndësishme që i mban në garë për mbrojtjen e titullit.

Pas suksesit të vështirë ndaj Kepit të Gjelbër në raundin e 1/16, skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni dëshmoi se di të fitojë edhe në momentet më të vështira. Vendosmëria, intensiteti dhe lufta deri në sekondën e fundit ishin elementët që bënë diferencën.

Leandro Paredes, Julián Álvarez dhe Lautaro Martínez ishin ndër protagonistët kryesorë, duke dhënë kontribut të madh në rikthimin e Argjentinës. Veprimet e tyre vendimtare simbolizuan shpirtin luftarak që ka karakterizuar këtë brez futbollistësh.

Pas ndeshjes, u rikujtua edhe deklarata e Lionel Messit, i cili kishte thënë: “Njerëzit duhet të kenë besim, ky grup nuk do t’i zhgënjejë. Një mesazh që vazhdon të pasqyrojë karakterin e kësaj skuadre, e cila edhe një herë tregoi se nuk dorëzohet kurrë.

Me këtë fitore të arritur mbrëmjen e djeshme, Argjentina avancon në çerekfinale dhe vazhdon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit botëror.

Burimi: ESPN

D.L

Continue Reading

Të kërkuara