Aktualitet

​Gjukanoviq: Qëllimi i ‘Ballkanit të Hapur’ është zhdukja e Kosovës

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE”, tha ​Gjukanoviq .

Published

on

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se kryeministri Dritan Abazoviq “do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia” nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.

Gjukanoviq ka thënë për portalin “Vojvodina Autonomija” se Malit të Zi i është dhënë mundësia për të përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se ky shans është edhe një rrugë drejt anëtarësimit në BE.

Është logjike që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, sepse në rrjedhën aktuale të negociatave është shumë më përpara se të gjitha vendet kandidate. Përveç kësaj, nuk ka dyshime gjeopolitike, sepse ka harmonizuar politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në për disa vite”, tha Gjukanoviq.

Ai foli edhe për marrëveshjen që Abazoviq e nënshrkoi me Kishën Serbe, duke thënë se Serbia “mori një dhuratë nga ëndrrat e tyre historike” nga kryeministri i Malit të Zi. “Cilido qoftë motivi për këtë, asnjë organ shtetëror apo individ nuk do ta mund të shmangë përgjegjësinë historike”, tha Gjukanoviq. “Dhe më lejoni ta përsëris – Qeveria e Malit të Zi po përpiqet të legjitimojë gjithë këtë shkatërrim të Malit të Zi”, shtoi presidenti malazez.

Gjukanoviq e cilësoi projektin e “Ballkanit të Hapur” si “shumë konstrovers”, sepse tha se është skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian.

Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE”, tha ai.

Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj radhe ‘bota serbe’. Dhe kjo vazhdon automatikisht me të njëjtët zullumqarë të shtetit të madh”, tha Gjukanoviq.

Ai vlerësoi se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”./Alsat M/

Aktualitet

Kosova dhe Garda e IOWA-s zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralmajor Stephen Osborn, me të cilin ka diskutuar për thellimin e raporteve në fushën e mbrojtjes.

Gjatë këtij takimi, palët vlerësuan lart rëndësinë e Programit të Partneritetit Shtetëror dhe u dakorduan për zgjerimin e bashkëpunimit në disa fusha kyçe, duke përfshirë trajnimet e specializuara, stërvitjet e përbashkëta fushore dhe zhvillimin e mëtejmë profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci shfrytëzoi rastin për të falënderuar gjeneralin Osborn dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur në forcimin e ushtrisë sonë.

Sipas njoftimit zyrtar, bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Gardës së IOWA-s mbetet një nga shtyllat kryesore për ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë, duke e afruar Kosovën edhe më shumë me standardet e kërkuara ushtarake.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet e dyshuara për vjedhjen e mbi 170 mijë dollarëve në shtëpinë e mërgimtarit

Published

on

By

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për një vjedhje të rëndë që kishte ndodhur në fillim të këtij viti.

Pas një pune intensive hetimore, policia ka arrestuar sot një grua, e cila dyshohet se ka grabitur një shumë marramendëse parash nga një shtëpi në rrugën “Ndue Përlleshi”.

Rasti ishte raportuar më 26 janar 2026 nga pronari i shtëpisë, i cili jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas dëshmisë së tij, personat e panjohur kishin depërtuar brenda shtëpisë dhe kishin hapur sefin, ku ai kishte lënë 176,900 dollarë amerikanë dhe 3,750 euro.

Sektori Rajonal për Hetime ka punuar për gati tre muaj deri në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarës këtë të martë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vjedhjeje të rëndë.

Continue Reading

Aktualitet

Trump kundër zgjatjes së armëpushimit: SHBA synon një “marrëveshje të shkëlqyer” me Iranin

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të zgjasë afatin e armëpushimit me Iranin, duke argumentuar se koha në dispozicion është e kufizuar.

Gjatë një interviste për CNBC këtë të martë, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara ndodhen në një pozicion mjaft të fortë negociues, gjë që sipas tij do të çojë drejt arritjes së një marrëveshjeje tejet të favorshme.

Pavarësisht këtij qëndrimi të prerë të presidentit, zyrtarë në Uashington mbeten optimistë se bisedimet do të vijojnë në Pakistan.

Nga ana tjetër, burime nga Teherani konfirmojnë se autoritetet iraniane po shqyrtojnë mundësinë për t’u bërë pjesë e raundit të ardhshëm të negociatave.

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Podgoricë: Tre të vrarë, dyshohet për shqiptarë nga Rozhaja

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podgoricën, ku tre persona janë gjetur të vrarë në një apartament të marrë me qira. Sipas Policisë së Malit të Zi dhe raportimeve nga mediumi “Vijesti”, viktimat dyshohet se janë shqiptarë nga Rozhaja, përfshirë dy vëllezër me mbiemrin Hoti.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim personin e dyshuar, Vehid Muriq, po ashtu nga Rozhaja, i cili besohet se ka kryer vrasjen e trefishtë me armë të ftohtë. Dyshohet se motivi i krimit ishte një mosmarrëveshje e çastit mes të dyshuarit dhe viktimave, të cilët ishin miq dhe punonin së bashku në ndërtim.

Krimi u zbulua në mënyrë të tërthortë pasi i dyshuari, pasi kreu vrasjet në Podgoricë, u kthye në qytetin e tij të lindjes ku ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij. Ishte pikërisht denoncimi i familjes në polici për dhunë që çoi hetuesit drejt zbulimit të tmerrshëm në kryeqytetin malazez. Policia po vazhdon operacionin për kapjen e autorit të dyshuar.

Continue Reading

Të kërkuara