Lajmet

​Gjermania: Rusia po kërcënon Evropën

Steinmeier thotë se Putini e zhyti Gjermaninë në një periudhë pasigurie.

Published

on

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka zhytur Evropën në një epokë pasigurie, tha presidenti gjerman të premten, një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin parashikoi një dekadë “të rrezikshme” përpara. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili i përket atij krahu të socialdemokratëve gjermanë që për një kohë të gjatë mbronin idenë e lidhjeve më të ngushta ekonomike me Moskën, tha se sulmi i 24 shkurtit i kishte shkatërruar këto shpresa.

“Kur shikojmë Rusinë e sotme, nuk ka vend për ëndrra të vjetra”, tha Steinmeier, duke iu referuar ëndrrës së ish-presidentit sovjetik Mikhail Gorbachev për një “shtëpi të përbashkët evropiane”.

Sipas presidentit Steinmeier, Vladimir Putini ka zhytur Gjermaninë në një periudhë pasigurie duke shtuar se përpara ndodheshin vite të vështira. Gjermania, e cila i është bashkuar sanksioneve evropiane kundër Rusisë e ka dërguar armë në Ukrainë, ka pritur më shumë se një milion refugjatë ukrainas. Ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar për mungesa të mundshme të energjisë këtë dimër pas reduktimit nga ana e Moskës të furnizimit me gaz rus.

Duke iu drejtuar një konference në Moskë të enjten, Putin hodhi poshtë mundësinë e një përplasjeje bërthamore me Perëndimin, por akuzoi udhëheqësit perëndimorë për nxitje të luftës në Ukrainë. Sipas presidentit rus, Moska nisi atë që quan operacion të posaçëm ushtarak nisur nga dëshira e shprehur e Kievit për t’iu bashkuar NATO-s./VOA

Lajmet

Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes Murtaja për kafshët në Kosovë

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e ruminantëve të vegjël (dhenve dhe dhive) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit.

AUV thotë se menjëherë janë aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare, të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar nga e cila janë marrë mostrat për testim.

Sot në mëngjese Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar prezencën e sëmundjes në fermën e dyshuar. Mostrat e testuara në fermat përreth kanë rezultuar negativ. Në zbatim të mandatit ligjorë bazuar në rezultat të analizave laboratorike AUV ka shpallur fshatin Landovicë vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur. Kjo zonë është vendosur në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve. Fermat përreth janë vendosur nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjitk, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar. Janë vend në zbatim masat e biosigurisë ne ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave pëërreth sipas protokolleve veterinare”, thuhet në njoftim.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më 3 korrik 2025 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 01/537/2025 për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël).

Ndërsa, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më njëmbëdhjetë qershor (11 qershor) ka njoftuar ndalimin e importit të deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë, pas konfirmimit të rasteve të shumta të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta.

Continue Reading

Lajmet

Konsultimet për konstituimin e Kuvendit, presidentja Osmani e takon edhe deputetin goran, Adem Hoxha

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me kryetarë të partive më të vogla parlamentare, për të diskutuar lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ajo e ka pritur në Presidencë edhe deputetin goran, kryetarin e partisë Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxhën.

Presidentja të mërkurën i ka takuar krerët e partive më të mëdha politike në vend për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe sot po vazhdon me takime edhe me kryetarët e partive të tjera më të vogla.

Vjosa Osmani ka kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”, sipas një komunikate.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani u takua edhe me deputeten Emilija Rexhepi, diskutohet bllokada në Kuvend

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua edhe me deputeten nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e partive politike, përfshirë edhe komunitetet joshumicë.

Dita e sotme ishte e dyta me radhë e takimeve të presidentes Osmani në përpjekjet për zhbllokimin e gjendjes në Kuvend.

Një ditë më parë, ajo u takua me drejtuesit e partive më të mëdha.

Continue Reading

Lajmet

​Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel

Published

on

By

Kosova dhe Belgjika shënuan një hap të ri bashkëpunimi dypalësh pasi shteti belg vendosi të njoh zyrtarisht atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës atje.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, në këtë mënyrë fuqizohet përfaqësimi ushtarak dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet dy vendeve.

Lidhur me këtë, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, mbajtën një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë.

Maqedonci u shpreh mirënjohës për mbështetjen belge që nga viti 2008, duke e cilësuar këtë vendim si një hap domethënës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Falënderoj nga zemra ministrin belg të mbrojtjes, mikun tim Theo dhe mikun e Kosovës i cili për një kohë të gjatë ka kontribuar dhe mbështetur kauzën e Kosovës në të gjitha instancat, ku ka pasur mundësi që të avokojë për çështjen e vendit tonë. Faleminderit për këtë lajm të jashtëzakonshëm për vendin tonë, këtë lajm me peshë të madhe që Belgjika, kryeqyteti i dy destinacioneve të vendit tonë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, po njeh pra praninë e atasheut të mbrojtjes së Republikës së Kosovës pikërisht në Bruksel, gjë që na jep mundësinë për të thelluar bashkëpunimin me Belgjikën si një vend i yni partner”, tha Maqedonci.

Ministri Francken theksoi se lidhja me Kosovën është historike dhe strategjike, duke e quajtur njohjen e atasheut si një “hap logjik” për përforcimin e partneritetit në siguri.

Unë kam qenë këtu për here të parë në vitin 2009, pra para 16 vitesh, isha këtu, isha ministër i emigracionit në Belgjikë për ca vite, para 10 vitesh prandaj jam i lumtur që jam këtu me funksion të ri, funksionin e ministrit të mbrojtjes dhe tregtisë së jashtme dhe jam këtu për të zhvilluar një takim fantastik bilateral me kolegun tim. Dje në mbrëmje dhe sot në mëngjes u takuam, vizituam trupat tonë të KFOR-it sepse ata janë të rëndësishëm për sigurinë e shtetit dhe për stabilitet në Ballkan dhe unë mendoj se për ne është shumë e rëndësishme të kemi këtë mision së bashku me tre shtetet e Beneluksit. Ne kemi pilot dronësh që punojnë këtu dhe është hera e parë brenda 10 vitesh që kemi shumë njerëz në territorin tuaj për të mbrojtur Kosovën. Pra unë jam dikush që gjithmonë ka qenë shumë mbështetës ndaj rastit të Kosovës. Belgjika është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e shtetit tuaj dhe është shumë i rëndësishëm për ne. Dhe është në atë sferë, në atë shpirt që ne duam të lajmërojmë sot zyrtarisht se atasheu ushtarak do të pozicionohet në Bruksel”, tha ai.

Ministri belg u pyet edhe rreth zhvillimeve në veri të Kosovës, që lidhen me sulmet terroriste që Serbia.

Unë nuk jam ministër i Punëve të Jashtme, unë kam trupa nga Belgjika të stacionuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe pilotë dronësh profesionistë, unë nuk kam komandë sepse nuk jam ministër i Punëve të Jashtme por ajo që mund të them është se qeveria e re belge anon nga Kosova, për t’i mbajtur qytetarët e Kosovës të sigurt dhe për të thënë se Kosova është Evropë”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara