Kronikë e zezë

​Gjashtë raste të dhunës për një javë në rajonin e Ferizajt

4 persona janë ndaluar në mbajtje dhe 2 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Published

on

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, prej tyre 4 raste janë raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 4 persona janë ndaluar në mbajtje dhe 2 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje njofton se i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në mëngjes në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se informata është pranuar rreth orës 08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Pllana.

Ai theksoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore e të ekzaminimit për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se prezantoi patentë shoferi të falsifikuar në Dheu i Bardhë

Published

on

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Dheu i Bardhë, më 16 shtator 2026, rreth orës 11:40, është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një patentë shoferi që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Dokumenti është konfiskuar për ekzaminim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Prizren, vdes këmbësorja

Published

on

Në Prizren, më 16 shtator 2026, rreth orës 20:15, është raportuar një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas Policisë, një i dyshuar, mashkull kosovar, duke mos iu përshtatur kushteve dhe shpejtësisë së rrugës, me automjet ka goditur një këmbësore, femër kosovare.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara