Sport

​Giresse flet për ndeshjet e qershorit, tregon pse mungojnë Hadërgjonaj, Muja, Berisha e Zeneli

Giresse tha se pret që nesër skuadra të kompletohet.

Published

on

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka mbajtur sot konferencën e parë për media para ndeshjeve të muajit qershor kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Giresse tregoi se si po planifikon që ekipi të jetë në gjendje të mirë psikologjike, pasiqë “Dardanët” rikthehen nga dy barazimet në ndeshjet e fundit ndaj Andorrës dhe Izraelit.

Duke marrë parasysh se ka ende lojtarë që nuk i janë bashkuar kombëtares në grumbullim, Giresse tha se pret që nesër skuadra të kompletohet, dhe se më pas do të fillojnë me përgatitje për dy ndeshjet në vijim, pasi që nuk ka kohë për tu ankuar për atë se çfarë ka ndodhur më parë.

“Lloji i kompeticionit në të cilin ndodhemi nuk na mundëson shumë që të ndalemi prapa dhe të shikojmë se çka ka ndodhur në këtë kompeticion. Momentin që do të grumbullohen të gjithë lojtarët e që do të jetë dita e nesërme ne do të fillojmë të diskutojmë dhe të do të fillojmë të përgatitemi sa më mirë për këto dy lojët të cilat i kemi. Dhe nga ana tjetër besoj që lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e lojëve kështu që s’kemi kohë të humbim dhe të ankohemi se çfarë ka ndodhur më parë”, tha Giresse.

Po ashtu, Giresse tregoi se çfarë pret nga skuadra për ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, ndërsa shfrytëzoi rastin që barazimin ndaj Izraelit mos ta cilësojë si rezultat negativ.

“Ne do të tentojmë sa më pak të mendojmë tek ajo që ka ndodhur më herët, dhe të koncentrohemi dhe të përgatitemi maksimalisht për lojët të cilat i kemi në vijim. Pastaj, i referoheni dy ndeshjeve të kaluara si do të thotë lojë barazim ose si rezultate negative edhe ndoshta mirëpo nuk konsideroj që rezultati me Izraelin ishte negativ nëse ishte me Andorrën, prandaj duhet të fokusohemi dhe të shkojmë përpara”, tha Giresse.

Giresse më tej zbuloi se pse mungojnë në grumbullim lojtarët si Hadërgjonaj, Berisha e Zeneli.

“Sa i përket Hadërgjonajt ka të bëjë me arsye personale të cilat nuk i kanë mundësuar që të vijnë në këtë grumbullim…Sa i përket Berishës, ka të bëjë me zgjidhje sportive, më takon mua që ta marrë vendimin dhe mu duk e drejtë që me listën e lojtarëve që e kemi të mos ftohet…Sa i përket Zenelit, në të njëjtën kohë përfitojë të them se është e njëjta situatë po ashtu edhe me Zymer Bytyqin. Ka të bëjë me minutazhin e paktë të cilët ata e kanë pasur në ekipet respektive, prandaj më duket, qoftë në aspektin moral qoftë në aspektin fizik, ndoshta nuk janë të gatshëm të mblidhen në këtë grumbullim. Me Zenelin e kam diskutuar këtë punë që ndoshta edhe thirret, pastaj nuk e di se a arrijmë t’i sigurojmë një vend ose nuk e di sa do të ketë minutazhë te Kosova, nëse do ta thirrnim, kështu që ka të bëjë po ashtu me zgjidhje sportive”, deklaroi ai.

Tekniku francez foli edhe për mesfushorin e Royal Antwerp, Arbnor Mujën, i cili u shpall kampion i Belgjikës, dhe që nuk është pjesë e listës së lojtarëve të ftuar nga Kosova. Giresse tregoi se Muja kishte kërkuar garanci për vendin e titullarit, prandaj ishte zgjidhje më e mirë mos ta ftonte, se sa të vinte e më pas të mos luajë.

“Sa i përket këtyre dy lojëve të cilat i kemi tash, Arbnor Muja me të cilin kam pasur një kontakt ka kërkuar garanci sa i përket vendit të titullarit, dhe unë i kam shpjeguar Arbnor Mujës që vendin e titullarit nuk e ka të sigurt askush, prandaj nëse ai mendon kështu më mirë është që mos të vijë se sa të vijë dhe pastaj të mos të luajë”, tha Giresse.

Situata e Mujës ka bërë që të ketë spekulime se Shqipëria po e kërkon atë, por që këto zëra i mohoi menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

“Situata e Arbnor Mujës është shumë e thjeshtë. Po ka pas shumë shkrime në media se Shqiperia është në ndjekje të tij, për ne ato janë vetëm spekulime mediale. Arbnor Muja ka qenë për kohë shumë të gjatë jo vetëm tash për ekipin A, por ka qenë për një kohë shumë të gjatë pjesë e ekipeve të grupmoshave të Kosovës, dhe ai mbetet futbollist i Kombëtares së Kosovës, dhe përderisa ne nuk jemi kontaktu as edhe një herë në formë zyrtare qoftë nga Muja qoftë nga Federata e Shqipërisë, për ne kjo është temë e mbyllur dhe ai mbetet pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës”, tha Shala.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Rumanisë, më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa tri ditë më vonë udhëton në Budapest, ku do të përballet me Bjellorusinë.

“Dardanët” kanë dy pikë në renditjen e Grupit I, pasi në ndeshjet e muajit mars barazuan me Izraelin dhe Andorrën.

Lajmet

​Ndryshohet lokacioni, derbi Prishtina-Ballkani luhet në Hajvali

Published

on

Ndeshja ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, e vlefshme për javën e 8-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet këtë të shtunë, më 4 tetor, me fillim nga ora 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Siç ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti, ky ndryshim i lokacionit vjen për shkak të nevojës për mirëmbajtje dhe përpunim të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit konsiderohet si takimi kryesor i javës së 8-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Fati i Amorim në duart e Granit Xhakës

Published

on

Manchester United gjendet në krizë të thellë dhe presioni mbi trajnerin Ruben Amorim po shtohet sepse skuadra ka marrë vetëm 7 pikë nga 6 ndeshje duke humbur tre përballjet e këtij sezoni, duke lënë tifozët e pakënaqur.

Legjenda Wayne Rooney ka kritikuar ashpër gjendjen e klubit, duke thënë se disa lojtarë nuk e meritojnë ta veshin fanellën e United dhe seklubi ka humbur kulturën e tij.

Ai shprehu edhe mungesë besimi te Amorim.

Të shtunën United përballet me Sunderlandin e Granit Xhakës, një sfidë vendimtare për të ardhmen e portugezit.

Mediat britanike raportojnë se drejtuesit e klubit tashmë po shqyrtojnë pasues të mundshëm si Oliver Glasner, Fabian Hürzeler dhe Andoni Iraola./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA me vendim të rëndësishëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Published

on

Duket se ndeshja Shqipëri-Serbi, do të luhet para një numri më të vogël spektatorësh në Leskovac ku kapaciteti i “Duboçicës” do të reduktohet me 20 përqind, sipas mediumit “Sport Klub”.

Sipas të njëjtit informacion, Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) u gjobit gjithashtu me 80,000 franga zvicerane.

Në të njëjtën kohë, dënimi përfshin edhe një detyrim për të pasur një plan të qartë për të luftuar problemet e mundshme në ndeshjen e ardhshme me Shqipërinë.

FSS është i detyruar të paraqesë një plan ulësesh, jo më vonë se 1 tetori, me mundësinë e mbushjes së një pjese të kapacitetit me grupe me interesa të veçanta: familje, studentë, organizata të përqendruara në luftën kundër diskriminimit. Siç është njoftuar, “plani duhet të përfshijë edhe aktivitete të qarta kundër diskriminimit (si veshja e bluzave ose shfaqja e banderolave me mesazhe të tilla)”.

Praktikisht, vetëm 6,500 spektatorë do të jenë në gjendje të hyjnë në tribuna më 11 tetor.

Në organizimin e ndeshjes me Anglinë u panë disa mangësi dhe delegati çek Emil Ubias , regjistroi çdo detaj, prandaj këto ditë është folur gjithnjë e më shumë për një dënim potencialisht shumë më drastik, përjashtimin me kusht të ekipit kombëtar serb nga gara e organizuar nga FIFA.

Serbia dhe Shqipëria do të luajnë në stadiumin “Dubočica” në Leskovc më 11 tetor në vend të Beogradit./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Klopp drejt rikthimit në stol

Published

on

Edhe pse Jurgen Klopp nuk ka qenë në krye të një ekipi për më shumë se një vit, emri i tij është gjithmonë një nga të parët që del në pah kur një trajner shkarkohet ose fillon të lëkundet.

Ky është sigurisht rasti me Al Ittihad.

Ekipi i Benzema-s dhe Kante-s, kampionë në fuqi të Ligës Saudite, sapo e kanë shkarkuar trajnerin Laurent Blanc pas një fillimi zhgënjyes të sezonit.

Ndër emrat e parë që do të zëvendësojnë francezin, sipas gazetës Al Riyadh, është ish-trajneri i Liverpool-it, i cili aktualisht mbikëqyr RB Leipzig, New York Red Bulls dhe Red Bull Salzburg si kreu i ekipit të futbollit të Red Bull./S.K/KP/Al Jazeera

Continue Reading

Të kërkuara