Sport

​Giresse: Disa lojtarë po na mbyllin derën, kam një mesazh për ta

Më 24 shtator Kosova luan ndaj Irlandës Veriore në udhëtim dhe pastaj e pret Qipron në “Fadil Vokrri” më 27 shtator.

Published

on

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alian Giresse është rikthyer për të folur para mediave në prag të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros.

Brenga më e madhe e trajnerit është lëndimi i dy mbrojtësve të krahut, Leart Paqarada dhe Mërgim Vojvoda, për të cilët tha se është duke menduar se si do t’i zëvendësojë në fushe, duke mos e bërë të qartë nëse do të ftojë emra të rinj.

Është shqetësuese që në vikendin e fundit i kemi disa lojtarë të cilët janë të lënduar por ajo që ne duhet të bëjmë është t’i zëvendësojmë ata lojtarë në mënyrën më të mirë me pjesën tjetër të cilën e kemi. Me rastin e këtyre lëndimeve, po flasim gjithmonë për pjesën e mbrojtjes, meqenëse lojtarët kyç të skuadrës janë lënduar, gjithsesi ishe e nevojshme të grumbullojmë lojtarë të cilët ndoshta edhe nuk e kanë përvojën e atyre që janë startues”, tha Giresse.

Për rikthimin në skuadër të Lerat Paqaradës, Girese tha se e ka ftuar pasi ai ka luajtur shumë mirë me St Paulin dhe kjo e ka bërë që ta kontaktojë dhe ta përfshijë në listë.

“Sa i përket Leart Paqaradës, kjo nuk ishte hera e vetme që kemi diskutuar me atë. Ani pse nuk është ftuar, unë kam pasur biseda të tjera, nuk është kjo hera e vetme. Siç e dimë, herën e fundit ka luajtur në barazh me St Paulin dhe pas këtyre lojërave, pas këtyre performancave automatikisht e kam kontaktuar. Nuk ka pasur diçka problem në këtë aspekt përveç faktit që është dëshpëruese mungesa e tij për shkak të lëndimit”, theksoi trajneri francez.

Duke folur për lojtarët e rinj, Giresse tha se ata nuk po ftohen vetëm sa për ta plotësuar listën, por do ta kenë rastin për të luajtur dhe që të dëshmojnë vlerat e tyre.

Pa dyshim lojtarët e rinj, nuk po i nënçmojmë ata, nuk janë këtu vetëm sa për të plotësuar listën e lojtarëve, kurse sa i përket inkuadrimit të tyre në lojë ose jo, besoj që kjo i lihet rrethanave, varësisht në çfarë situate gjendemi, mirëpo kjo nuk do të thotë që ata janë këtu vetëm sa për të kompletuar listën. Duhet ditur fazën në të cilën gjendemi dhe veçanërisht në pjesën internacionale nuk ka lojë miqësore”, tha më tutje Giresse.

Madje, ai bëri të ditur se nuk është e lehtë aq sa mendohet ofrimi i lojtarëve të rinjë sepse disa prej tyre edhe ua mbyllin dyert dhe se pas kësaj, ai si trajner nuk dëshiron fare të merret me ta

Nuk e di se sa e dini mënyrën se si ne punojmë ose rrethanat në të cilat gjendemi, mirëpo nuk është gjithmonë e lehtë dhe pastaj çka mendoni ju çka bëjmë në gjatë kësaj kohe, a i ftojmë lojtarët, a i kontaktojmë, padyshim që i kontaktojmë, mirëpo mos mendoni që gjithmonë i kemi dyert e hapura ku do që shkojmë dhe na mirëpresin. Po e përmendi rastin e Edvind Kurtulus i cili thjeshtë më ka dërguar një mesazh që ‘trajner unë jam i lumtur, e kam zgjedhur Suedinë’ dhe kaq. Çfarë mund të bëjë unë pas kësaj? Dhe në momentin që këta lojtarë na mbyllin derën nuk merremi me ta. Ajo çfarë është me rëndësi për ne është të shohim se çfarë mund të bëjmë me pjesën tjetër të lojtarëve dhe jo të merremi me ata lojtarë të cilët na kanë refuzuar”, tha në fund Giresse.

Më 24 shtator Kosova luan ndaj Irlandës Veriore në udhëtim dhe pastaj e pret Qipron në “Fadil Vokrri” më 27 shtator.

Sport

Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës

Published

on

Pasditja e sotme ishte mjaft e zjarrtë në futbollin kosovar, me zhvillimin e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku fitore të rëndësishme shënuan Dukagjini dhe Ferizaj.Dukagjini bëri një hap gjigant drejt finales, pasi mposhti bindshëm në udhëtim Ballkanin me rezultat 3-0. Skuadra nga Klina dominoi takimin dhe krijoi një epërsi të madhe, duke e bërë ndeshjen kthyese shumë më të favorshme për vete.

Në anën tjetër, Ferizaj arriti një fitore të vlefshme 2-1 si mysafir ndaj Llapit. Kjo fitore i jep avantazh të rëndësishëm Ferizajt para ndeshjes së dytë, e cila do të zhvillohet në shtëpi dhe do të vendosë përfundimisht skuadrën finaliste.Të dyja ekipet fituese tashmë janë shumë pranë finales së Kupës së Kosovës.

Continue Reading

Sport

Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool

Published

on

Mbrëmja e së mërkurës sjell dy superpërballje në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, që pritet të kenë ndikim të madh në fatin e sezonit evropian.

Pas fitoreve të Bayern Munichut ndaj Real Madridit (2-1) dhe Arsenalit ndaj Sportingut (0-1), sonte vëmendja zhvendoset te dy duele të zjarrta.

Barcelona përballet me Atletico Madridin në “Camp Nou”, në një ndeshje ku tensioni dhe intensiteti janë të garantuara.

Ndërkohë, në Paris, PSG pret Liverpoolin në “Parc des Princes”, në një duel të mbushur me cilësi, ritëm dhe emra të mëdhenj.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00, ndërsa ndeshjet kthyese do të luhen gjatë javës së ardhshme.

Continue Reading

Sport

Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”

Published

on

Ekipi i Kosovës në boks ka udhëtuar sot drejt kampit ndërkombëtar në Foz do Iguaçu, Brazil.

Pjesë e këtij kampi janë boksierja në kategorinë 60 kilogramë, Donjeta Sadiku, dhe boksieri në kategorinë 65 kilogramë, Shpëtim Bajoku, të shoqëruar nga selektori Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka.

Gjatë periudhës 8-18 prill, ekipi do të zhvillojë përgatitje intensive në këtë kamp ndërkombëtar, të cilat konsiderohen tejet të rëndësishme në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha të boksit ndërkombëtar.

Këto përgatitje vijnë para pjesëmarrjes në turneun prestigjioz “World Boxing Cup – Brazil 2026”, i cili do të mbahet nga 19 deri më 27 prill 2026.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara do të vlejnë për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Continue Reading

Sport

Sot përcaktohen finalistët e Kupës së Kosovës: Ballkani, Dukagjini, Llapi dhe Ferizaj në kërkim të trofeut

Published

on

By

Pasdite e sotme pritet të jetë “e zjarrtë” për futbollin kosovar, pasi vëmendja kryesore zhvendoset te ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Katër skuadra elitare do të zbresin në fushë nga ora 15:00 me një synim të vetëm: sigurimin e një bilete për finalen e madhe të këtij kompeticioni prestigjioz.

Në Suharekë, kampioni në fuqi, FC Ballkani, pret skuadrën e KF Dukagjinit. Ky ballafaqim shihet si një test i vërtetë force për “Xhebrailat”, të cilët synojnë ta mbajnë trofeun në shtëpi, përballë një Dukagjini që njihet për lojën e tij luftarake dhe befasitë që mund të shkaktojë në ndeshjet me eliminim direkt.

Paralelisht, në Podujevë do të zhvillohet sfida tjetër dramatike mes KF Llapit dhe KF Ferizajt. Skuadra e Tahir Batatinës, e cila ka pasur një histori suksesi në Kupë vitet e fundit, do të kërkojë të shfrytëzojë epërsinë e terrenit vendas. Megjithatë, Ferizaj udhëton me ambicie të qarta, duke premtuar një rivalitet të madh në fushën e blertë.

Ky trofe mbetet rruga më e shkurtër për daljen në garat evropiane, çka e rrit edhe më shumë peshën e këtyre dy përballjeve. Tifozët presin një spektakël të vërtetë futbolli, ku përgatitja fizike dhe strategjitë e trajnerëve do të jenë vendimtare për të përcaktuar dy emrat që do të luftojnë për titullin e kampionit të Kupës në finalen e madhe.

Continue Reading

Të kërkuara