Sport

Sermaxhaj: Nuk është koha për trajner vendor në krye të Kosovës

“Duhet të jetë një trajner ri, një profili evropian, një trajner që është me ide të reja të futbollit modern”, tha ai.

Published

on

Posti i trajneri të Kombëtares së Kosovës tashmë është i lirë. Megjithëse Trajneri francez Alain Giresse është shkarkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës pak orë pas humbjes së papritur nga Bjellorusia në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2024.

Duke e vlerësuar si të duhur vendimin e FFK-së për t’i ndarë rrugët me Giressen, analisti Genc Sermaxhaj, thotë se gabimi i madh nga federata u bë në momentin e emërimit të francezit në krye të Kosovës.

“E dimë që shpresat e të gjithëve kanë qenë që Kosova të ketë paraqitje dhe rezultate më të mira në Euro 2024 duke i parë edhe kombëtaret e tjera të cilat ishin në grup, mirëpo maksimumi i përfaqësueses sonë ishte kaq duke u bërë disa gabime që nga fillimi, së pari me përzgjedhjen e trajneri Giresse të cilin krerët e federatës e përzgjodhën që ai të jetë në krye të përfaqësueses dhe më pas gabimet e tij në idenë, lojën, përzgjedhjen dhe në ekipin startues dhe ata që i kanë zëvendësuar startuesit”, tha Sermaxhaj.

Sermaxhaj e konsideron si të vonshëm ndërprerjen e bashkëpunimit me Giressen, pasi, sipas tij, ai është dashur të largohet menjëherë pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve vitin e kaluar.

“Në fakt është dashur që në fillim të shihet profili i trajneri dhe të vendoset për të se a duhet të jetë përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës apo jo. Më pastaj është dashur që rezultatet e tij të shihen mirë në Ligën e Kombeve sepse mendoj që aty trajneri është dashur të shkarkohet që të mos vazhdohet me të për kualifikimet e Euro 2024 sepse edhe aty Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka pasur nuk ka pasur paraqitje dhe rezultate të mira, nuk ka pasur lojë të mirë e as përzgjedhje të mirë të futbollistëve dhe të gjitha këto kanë bërë që, sipas meje, me të nuk është dashur të vazhdohet në kualifikimet e Euro 2024”, theksoi Sermaxhaj.

Në lidhje me përzgjedhjen e re që duhet ta bëjë Federata e Futbollit, Sermaxhaj thotë se edhe më tutje nuk është koha që një trajner vendor të jetë në krye të ekipi përfaqësues, por duhet një trajner i kalibrit evropian, me ide të futbollit modern.

“Unë nuk mendoj që është koha ta kemi një trajner vendor për të ardhmen sepse, pa dashur t’i nënçmoj, unë e di që kemi trajner të mirë në futbollin tonë, por, për nivelin e futbollistëve që ne e kemi, mendoj që duhet të jetë një trajner ri, një profili evropian, një trajner që është me ide të reja të futbollit modern… Unë mendoj që një profil i trajnerit inteligjent, trajner ri cili ka kohë për të përzgjedhur futbollistët, një trajner i cili mbase jo shumë ta njohë mentalitetin tonë, por e rëndësishme është ta njeh lojën e futbollit, metodat e reja, siç aplikojnë trajnerët e mëdhenj si Guardiola, Klopp e Tuchell, pra një trajner bashkëkohor”, tha Sermaxhaj.

Për rezultatet negative të Kosovës në kualifikimet për Euro 2024, Sermaxhaj ka fajësuar edhe lojtarët, duke thënë se ata nuk kanë treguar vullnet dhe dëshirë për të fituar.

“Natyrisht se edhe futbollistët kanë një pjesë të përgjegjësisë për mos rezultatet e mira, sepse ata janë që performojnë në fushe me udhëzimet që i jep kryetrajneri. Por tani, këta janë futbollistët që i kemi, e më të mirë se këta nuk kemi. Kështu që është rrezik i madh nëse mendohet që të startojnë apo të luajnë dikush tjetër sepse këta i kemi më të mirët. Është një problem, por një ide e re, një mënyrë e re e lojës, një nxitje më e madhe për angazhim, për dëshirë për fitore,, për ta djersitur fanellën e Kosovës, mendoj se mund të kemi rezultate më të mira në të ardhmen”, tha Sermaxhaj.

Sa i përket trajneri të ri, FFK nuk ka bërë të ditur se kur do ta emërojë atë, por se ka paralajmëruar reforma të thella brenda kombëtares.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara