Lajmet

​Gërvalla u përgjigjet kritikave të opozitës: Për 12 muaj kemi marrë 187 vendime

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka folur edhe për marrëveshjet ndërkombëtare.

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se gjatë 12 muajve ka marrë mbi 180 vendime. Ajo derisa u është përgjigjur kritikave të opozitës për mosdije dhe skandale, ka numëruar të gjitha takimet dhe vizitat në shumë vende të botës.

Në debatin parlamentar për politikë të jashtme, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka folur edhe për marrëveshjet ndërkombëtare.

“Numri i takimeve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, është jo më pak se 174 takime gjatë 12 muajve punë. Prej tyre janë 52 takime me vetëm homologë nga pritjet në Kosovë… Numri i marrëveshjeve ndërkombëtare rajonale dhe bilaterale është jo më pak se 182 gjatë një viti. 187 vendime ka marrë ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, e cila këtu përmendet si inaktive në politikën e jashtme”, ka deklaruar ajo.

Ajo i doli në mbrojtje edhe presidentes Vjosa Osmani, pas kritikave për rolin e saj nga opozita. Gërvalla ka përmendur takimet e saj me dhjetëra krerë të shteteve.

Ndërkaq, derisa ka folur për pozicionimin në sferën e politikës së jashtme, Gërvalla tha se me vendimet që kanë marrë kanë treguar partneritetin strategjik.

“Jo ‘Amelika, Amelika’ kështu tregohet partneriteti strategjik dhe kështu tregohet se në cilën anë qëndron Kosova. Prandaj, për mua në këtë takim, më vjen keq të dëgjojë nga një ish-ministër i Punëve të Jashtme që Republika e Kosovës paska nevojë të ripozicionohet në sferën e politikës së jashtme. Jo, Kosova është pozicionuar shumë qartë, sa i përket politikës së jashtme. Politika e jashtme është miqësi e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneritet me NATO-n dhe BE-në. Kjo është politika e jashtme dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj pozicionimi”, ka thënë ajo.

Ajo komentoi edhe deklaratën e deputetit Enver Hoxhaj, i cili tha se as nuk do të ketë njohje të reja.

“Na garantoi që jo vetëm që nuk ka liberalizim, por as që do të ketë liberalizim. As nuk do të ketë BE. Mua më lind pyetja, ku e merr këtë vendosmëri zotëri Hoxhaj që Kosova të mos ketë as njohje të reja, as liberalizim dhe as anëtarësim në BE. Unë e di që e kemi një kundërshtar të qartë të proceseve të politikës së jashtme të Kosovës dhe ai është fqinji ynë verior, Serbia”, ka vijuar ajo.

Lajmet

Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë dyshohet se është kryer nga dy të dyshuar

Published

on

By

Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës nga dy të dyshuar në Prishtinë.

Në raporti  24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prishtinë / 23.04.2025 – 20:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë të zjarrit nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Refuzimi për ta çuar PZHK-në në shqyrtim publik mohon të drejtën e qytetarëve

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mosvotimi i nxjerrjes në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) përbën një mohim të së drejtës së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje.

“Sot votohet për transparencë të plotë”, deklaroi Rama, duke theksuar se votimi nuk është për miratim të planit, por për ta bërë dokumentin publik dhe të hapur për koment nga qytetarët.

Sipas tij, pas një viti e gjysmë bllokimesh, procesi po vazhdon të pengohet nga ata që nuk duan transparencë dhe përfshirje qytetare.

Ndërkohë, opozita kryesore në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke e cilësuar planin si të paligjshëm.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Kosova me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë në vitin 2025

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2025, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në Facebook, sipas Muratit kjo rritje është rezultat i reformave të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

Ai përmendi takimet e fundit me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Akihiko Nishio, dhe me misionin e FMN-së të udhëhequr nga David Amaglobelli, gjatë të cilave Kosova është përgëzuar për performancën ekonomike dhe maturinë fiskale.

“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen”, ka shkruar Murati, duke shtuar se megjithatë ka ende shumë punë për të bërë.

Continue Reading

Lajmet

Avokati i familjes Lika: Të përmbahemi nga hamendjet, drejtësia s’duhet të ndikohet

Published

on

By

Avokati Arianit Koci, i angazhuar nga familja e rreshterit të ndjerë Muhamet Lika, i ka bërë thirrje publikut dhe mediave që të shmangin komentet e pabazuara lidhur me rastin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Kaçanik.

Në një deklaratë publike, Koci theksoi se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka asnjë cilësim zyrtar që e ndërlidh rastin me terrorizmin apo ndonjë grup me motive religjioze.

“Drejtësia nuk lejohet të ngatërrohet me hamendje. As Policia e as Prokuroria nuk kanë konstatuar ndonjë lidhje me ndonjë grup terrorist”, u shpreh ai.

Avokati shtoi se nëse gjatë hetimeve dalin të dhëna të reja, opinioni publik do të njoftohet zyrtarisht. Ai e cilësoi vrasjen si një akt makabër dhe tha se autorët do të përballen me drejtësinë.

Continue Reading

Të kërkuara