Lajmet
Gazetarja ukrainase: Situata në Ukrainë e rrezikshme, rusët do të dënohen në gjykatat ndërkombëtare
Gazetarja ukrainase thotë se situata është e rrezikshme dhe se pak po raportohet nga mediat ndërkombëtare.
Published
3 years agoon
By
Betim Gashi“Ata do të kenë dënim në gjykatat penale ndërkombëtare pas shumë vitesh”, thotë gazetarja ukrainase për rusët të cilët kanë pushtuar vendlindjen e saj. Olena Solodovnikova tregon se ka numër të madh të grave e vajzave të cilat po dhunohen seksualisht, për çka uron që një ditë të vendoset drejtësia. Në intervistën për KosovaPress ajo flet për njëvjetorin e pushtimit të Ukrainës dhe luftën e tmerrshme që vazhdon. Tashmë ajo po qëndron në Kosovë bashkë me vajzën e saj dhe tregon për mikpritjen që i është ofruar gjatë kësaj kohe. Po ashtu, ajo pret gjatë këtij viti Ukraina të njeh pavarësinë e Kosovës.
Edhe pas 12 muajsh prej kur nisi agresioni rus në vendlindjen e saj, gazetarja ukrainase thotë se situata është e rrezikshme dhe se pak po raportohet nga mediat ndërkombëtare.
“Situata në Ukrainë vazhdon të jetë shumë e rrezikshme për të gjithë ne. Sepse është e paparashikueshme se kur fashistët rus do fillojnë të bombardojnë qytetin tonë, çdo qytet është në rrezik të vazhdueshëm, dhe për shembull një nga kolegët e mi shkoi në qytetin Kherson në jug të Ukrainës, i cili ishte i pushtuar, dhe tani është plotësisht i lirë, por ata vazhdojnë të bombardojnë qytetin çdo herë, dhe tani sulmet ajrore vazhdojnë atje çdo ditë. Por për fat të keq, në mediat ndërkombëtare tani Ukraina, që lufta ukrainas-ruse, është si diçka si “Oh, në rregull, ne e dimë për këtë, ajo po vazhdon dhe ne nuk e vërejmë këtë luftë edhe pse po vazhdon”, dhe kjo është diçka shumë e keqe, sepse tani, çdo ditë ne humbasim ushtarët tanë, njerëzit tanë, popullin ukrainas gjatë kësaj lufte, dhe njerëzit po mësohen me këtë. Këtë nuk mund ta imagjinoja kurrë se bota e vjetër mund të përdoret për luftë në vendin tim”, tregon ajo.
Derisa flet për gjenocidin që po bëhet në Ukrainë, ajo thotë se është e rëndësishme që e vërteta të jehojë kudo në botë. Ajo shpreson se për krimet e kryera në vendlindjen e saj, pas disa vjetësh do të merren edhe gjykatat penale ndërkombëtare.
“Ata vazhdojnë ta rinovojnë këtë qytet dhe nuk flasin për viktimat e këtij qyteti dhe kjo është e paparashikueshme, sa njerëz, sa gra do të abuzohen seksualisht atje dhe në Ukrainë tani, sepse shumë njerëz, dhe shumë gra, që ju vjen shumë turp për këtë, dhe nuk flasin zyrtarisht për këtë. Por dikush do flasë për këtë, dhe mendoj se do të kalojnë shumë vite më vonë, ashtu si në Kosovë dhe do të zbulojmë të vërtetën për numrin vërtet të madh të grave dhe njerëzve që luftuan dhe që u abuzuan seksualisht gjatë luftës ruso-ukrainase. Sepse rusët, siç e dini, abuzimi seksual është një nga armët e tyre. Ata donin t’i frikësonin gratë tona në këtë mënyrë. Ata janë si kafshët, rusët janë si kafshët, shumë prej tyre kanë dashur ta bëjnë këtë, dhe mendojnë “nuk kemi dënim për këtë, sepse nuk do dënohemi”. Por ata do të kenë dënim në gjykatat penale ndërkombëtare pas shumë vitesh”, shtoi ajo.
Gazetarja ukrainase u strehua në Kosovë fillimisht vet, meqë rrëfen se kishte frikë për shkak të propagandës ruse. Ajo tashmë po qëndron këtu bashkë me vajzën e saj, e cila vijon mësimin në gjuhën shqipe.
“Po, jemi këtu bashkë (me vajzën). Paraprakisht kam ardhur vetë sepse kam pasur dyshime për këtë vend dhe për situatën në kufi, do të thotë situatën nga kufiri i Serbisë, dhe kam bërë intervistë para një muaji me Albin Kurtin dhe kemi biseduar për atë situatë, dhe kjo është shumë, shumë keq sepse të gjitha rrënjët e situatës në Kosovë tani, në kufi, dhe të gjitha trazirat, ato janë plotësisht të lidhura me rusët, jo vetëm me serbët, por me rusët, njëjtë si në Ukrainë. Pra, e gjithë propaganda, e bazuar në të njëjtat pika si në Ukrainë, dhe në Serbi. Kështu që unë kisha pak frikë nga situata, por tani, kur erdha në fillim dhe isha e sigurt se ky është një vend i sigurt, erdha me vajzën time dhe tani ajo është në një shkollë në Kosovë, mëson anglisht dhe shqip, ajo ka bërë shumë miq këtu, dhe ajo është plotësisht e kënaqur me gjithë këtë”, shprehet ajo.
Kosova për Olenën ishte një vend krejtësisht i ri, por ajo tashmë ka shumë çfarë të tregojë për jetën që po e bën tash e më pak se një vit. Si pasojë e propagandës dhe dezinformimit, gazetarja ukrainase thekson se kishte pasur krejt bindje tjera për Kosovën, porse është befasuar me tolerancën dhe socializimin e kosovarëve.
“Kjo është shumë qesharake sepse më parë, kur nuk kam qenë kurrë këtu, mendoja se është një vend plotësisht mysliman, një vend ku gratë janë me mbulesë dhe ato janë shumë të mbyllura, të shtrënguara dhe të lidhura, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Sepse njerëzit janë shumë të hapur, dhe sa herë që kam ardhur këtu, p.sh., dje, kam ardhur me vajzën time në një kafene, ku kemi ngrënë një darkë të mirë këtu, dhe pronari më thotë: ‘Në rregull, mos paguani këtu, ju jeni nga Ukraina, mos paguani sepse ju jeni miqtë tanë’. Kështu, dhe për shembull, kjo është e paparashikueshme, kjo është çiltërsi dhe miqësi, dhe janë shumë të hapur me ne, sepse kur shkojmë me vajzën time gjashtëvjeçare në një vend, njerëzit, kosovarët, ata i afrohen vajzës time dhe përpiqen ta përqafojnë, asaj i pëlqen kjo. Por për mua, kjo ishte diçka shumë e çuditshme. Ëoë, kjo është diçka e dyshimtë. Pse këta njerëz janë kaq të hapur dhe miqësorë me fëmijën tim. Por pastaj e kuptova se është mentaliteti”, potencon Solodovnikova.
Pas agresionit rus, ajo humbi edhe bashkëshortin e saj, i cili ishte gazetar i njohur ukrainas. Ai nuk arriti të marrë tretmanin e duhur në spitalin ku jetonte për shkak të luftës. Siç tregon Olena, ai vdiq në dhjetor të vitit të kaluar.
“Familja ime, të afërmit e mi, disa nga të afërmit e mi kanë ardhur në Evropë, në Gjermani, sepse ata janë nga jugu i Ukrainës, nga Kharkiv. Dhe ai ishte një vend shumë i rrezikshëm në kufirin me Federatën Ruse. Unë isha e martuar, por fatkeqësisht në dhjetor, burri vdiq, ai ishte një gazetar i famshëm ukrainas, ai merrej me sektorin e të drejtave të njeriut, organizatën nacionaliste ukrainase, ai vdiq kur ishte vetëm 41 vjeç, për shkak të problemeve me stomakun. Sepse tani në Ukrainë, është shumë e vështirë të marrësh trajtim të mirë në spitale, dhe nuk dukej se ishte një problem i madh. Ai nuk ishte ushtar, por ishte në vijën e fronit si media në Ukrainë, dhe ai vdiq për shkak të luftës”, tregon ajo.
Olena Solodovnikova shpreson që shpejt vendi i saj do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Shpresoj që Ukraina ta njohë Kosovën dhe disa nga deputetët tanë të bëjnë shumë më shumë gjëra për ta bërë këtë. Dhe unë mendoj se këto janë vetëm problemet burokratike midis vendeve tona tani, sepse fillimisht ukrainasit mbështesin popullin e Kosovës dhe janë plotësisht me ju. Dhe kur dëgjova për problemet me vizat për Kosovën, kjo është diçka qesharake. Dhe shpresoj që këtë vit ta njohim plotësisht vendin tuaj, zyrtarisht”, pëfundon gazetarja ukrainase.
Olena Solodovnikova është në mesin e shumë gazetarëve të cilët janë strehuar në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.
Një vit më parë sot, Rusia filloi një agresion të plotë të fqinjit të saj Ukrainë, duke shkaktuar luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur, qytete të tëra janë shkatërruar dhe miliona janë larguar nga vendi.
You may like
Vendi
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare “SpeleoMedit Magazine”
Published
2 minutes agoon
April 2, 2026By
ubtnews
Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, ka publikuar një punim shkencor në revistën ndërkombëtare “Underground Vision – SpeleoMedit Magazine”, një platformë e njohur që trajton kërkimin, eksplorimin dhe kulturën e botës nëntokësore.
Punimi me titull “Getting to Know the ‘Vërmicë’ Spring, Republic of Kosovo” paraqet një studim të detajuar mbi burimin “Vërmicë” në Kosovë, duke e vendosur atë në një kontekst më të gjerë të rëndësisë së burimeve ujore në nivel global dhe lokal. Përmes këtij publikimi, profesori Çadraku sjell në vëmendje rolin jetik që kanë burimet natyrore të ujit për ekosistemet, zhvillimin e qëndrueshëm dhe jetën e përditshme të njerëzve.
Në punimin e tij, ai thekson se burimet ujore përfaqësojnë një nga asetet më të rëndësishme natyrore, duke qenë pika fillestare e rrjedhave sipërfaqësore dhe një komponent thelbësor për biodiversitetin dhe zhvillimin njerëzor. Në një kohë kur mungesa e ujit po shndërrohet në një sfidë globale, studime të tilla marrin rëndësi të veçantë për menaxhimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të resurseve ujore.
Sipas të dhënave të paraqitura në studim, në territorin e Kosovës janë identifikuar mbi 7,200 burime ujore, ndërsa rreth 32% e ujit të pijshëm sigurohet nga burimet. Megjithatë, theksohet se ende ekziston nevoja për hulumtime të detajuar dhe për krijimin një baze të dhënash (databazë) të plotë, duke qenë se një pjesë e madhe e burimeve të ujit ende nuk janë mjaftueshëm të dokumentuara.
Punimi i profesorit Çadraku kontribuon në këtë drejtim, duke ofruar të dhëna dhe analiza konkrete për burimin “Vërmicë”, si dhe duke ngritur vetëdijen për rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave në Kosovë.
Ky publikim përfaqëson një arritje të rëndësishme akademike për UBT-në, duke dëshmuar angazhimin e stafit akademik në kërkimin shkencor dhe në adresimin e çështjeve me rëndësi strategjike për shoqërinë dhe mjedisin.
UBT vazhdon të mbështesë fuqishëm kërkimin shkencor dhe publikimet ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e dijes dhe në promovimin e ekspertizës akademike nga Kosova në arenën globale.
Lajmet
Ferizaj: Kapet kamioni me shtatë migrantë, arrestohet shoferi
Published
12 minutes agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka ndaluar një rast të kontrabandimit me migrantë në fshatin Babush të Ferizajt.
Sipas raportit, rreth orës 01:30, gjatë një kontrolli rutinë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një kamion të drejtuar nga një burrë, ku pas verifikimit të detajuar të rimorkios, janë zbuluar shtatë persona, të gjithë burra shtetas të huaj, të cilët po transportoheshin në mënyrë të paligjshme.
I dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor për procedura të mëtejshme intervistimi.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit vozitësi i kamionit është liruar për t’u mbrojtur në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, shtatë shtetasit e huaj, të cilët cilësohen si viktima të këtij rasti, janë trajtuar sipas normave ligjore dhe janë akomoduar në Qendrën e Pritjes për Migrantë, ku do t’u nënshtrohen proceseve të mëtejshme të verifikimit dhe trajtimit nga autoritetet kompetente.
Vendi
UBT pjesë e konferencës së AWESK mbi rolin e grave në sektorin e energjisë
Published
42 minutes agoon
April 2, 2026By
ubtnews
Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë në UBT, Prof. Dr. Armend Ymeri, ka marrë pjesë si panelist në konferencën e organizuar nga Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK), me temë: “Gratë që Formësojnë Tranzicionin Energjetik të Kosovës: Nga Vizioni në Lidership dhe Transformim Sektori”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për sektorin energjetik në vend, Prof. Dr. Ymeri prezantoi perspektivën e UBT-së lidhur me përfshirjen dhe fuqizimin e vajzave në studimet e Inxhinierisë së Energjisë, duke theksuar se vitet e fundit është vërejtur një trend pozitiv i rritjes së interesimit të vajzave për këtë fushë, si në nivelin bachelor (BSc), ashtu edhe në master (MSc).
Ai theksoi se UBT beson fuqishëm se ndryshimi fillon nga edukimi, duke ndërtuar programe studimi të përshtatura me zhvillimet më të fundit në sektorin energjetik. Në këtë drejtim, kurrikulat në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë janë të bazuara në realitetin e ri energjetik dhe përfshijnë fusha kyçe si prodhimi i energjisë nga burimet e ripërtëritshme (era, dielli, uji, biomasa), tranzicioni energjetik, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit, si dhe digjitalizimi, inteligjenca artificiale, rrjetat e mençura dhe mikrogridet.
Sipas tij, kjo qasje i bën studimet më gjithëpërfshirëse dhe më tërheqëse për një diversitet më të madh studentësh, duke krijuar mundësi reale për përfshirjen e vajzave në këtë sektor strategjik.
Prof. Dr. Ymeri gjithashtu theksoi rëndësinë e metodave bashkëkohore të mësimdhënies që aplikohen në UBT, duke kaluar nga modeli tradicional “lecture-based” në qasje të bazuara në zgjidhjen e problemeve. Përmes metodave si active learning dhe project-based learning, studentet angazhohen më shumë në punë ekipore dhe projekte praktike, çka ndikon drejtpërdrejt në rritjen e besimit të tyre në aftësitë teknike.
Një element tjetër i rëndësishëm është mentorimi i strukturuar, ku çdo studente në lëndët praktike përfiton nga mbështetja e dyfishtë, nga një mentor akademik dhe një mentor nga industria. Kjo qasje ndihmon në lidhjen e drejtpërdrejtë të studimeve me tregun e punës dhe zhvillimin profesional.
Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe profesionale, Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë organizon konferenca të rregullta si IC EEE, akademi verore dhe evente të tjera, ku përmes ligjëratave tematike u jepet hapësirë grave eksperte dhe alumneve të suksesshme për të ndarë përvojat e tyre me studentët.
Gjithashtu, UBT ka ndërtuar partneritete të forta me institucione dhe kompani të rëndësishme të sektorit energjetik si KEK, KOSTT, KEDS, ZRrE, si dhe kompani të energjisë së ripërtëritshme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me organizata si AWESK. Këto marrëveshje mundësojnë zhvillimin e praktikave profesionale të strukturuara dhe krijojnë mundësi konkrete punësimi për studentet, veçanërisht në role teknike.
Në përmbyllje të diskutimit, Prof. Dr. Ymeri theksoi se rritja e pjesëmarrjes së grave në sektorin e energjisë nuk është vetëm një çështje e barazisë gjinore, por një domosdoshmëri strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Pjesëmarrja e UBT-së në këtë konferencë rikonfirmon angazhimin e institucionit për të kontribuar në zhvillimin e sektorit energjetik dhe në fuqizimin e rolit të grave në këtë fushë kyçe për të ardhmen e vendit.

Lajmet
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
Published
17 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.
I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.
Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.
Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.
Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare “SpeleoMedit Magazine”
Action Bronson sfidon kryebashkiakun e New Yorkut të flasë shqip
Ferizaj: Kapet kamioni me shtatë migrantë, arrestohet shoferi
FFK del në mbrojtje të Vedat Muriqit pas kritikave ndaj kapitenit të Kombëtares
Trajnimi i referëve në xhudo forcon kapacitetet në sport, me kontributin e Driton Kukës
2 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë
UBT pjesë e konferencës së AWESK mbi rolin e grave në sektorin e energjisë
Artemis II nis misionin historik drejt Hënës
Arrestohet i dyshuari në Vushtrri për sulm seksual
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
