Lajmet

​Gastronomët: Sot janë mbyllur rreth 8 mijë biznese, pas 18 prillit protestojmë

Published

on

Ani pse kanë kundërshtuar vendimin e ri të Qeverisë për mbylljen e gastronomisë, rreth 8 mijë restorante, hotele e kafiteri sot kanë nisur t’i respektojnë masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas kryetarit të Odës Hoteliere Turistike të Kosovës, Hysen Sogojeva deri më 18 prill do t’i respektojnë masat, ndërsa pas kësaj date ai thotë se nëse nuk iu lejohet veprimtaria e tyre, do të reagojnë edhe me protesta.

Sogojeva thotë për KosovaPress se vendimi i Qeverisë është i ngutshëm dhe pa u konsultuar me Odën Hoteliere Turistike të Kosovës, edhe pse sipas tij premtimet kanë qenë edhe gjatë fushatës që para çdo vendimi do të konsultohen paraprakisht.

“Të gjitha hotelet dhe restorantet për momentin sot asnjë nuk funksionon, pra kjo veprimtari është e mbyllur dhe gjithmonë janë respektuar vendimet të cilat janë ndërmarrë. Ndërsa pas 18 prillit, me vendimin që e kemi marrë dje nga Kryesia nuk do të ketë as dialog lidhur me këtë. Prandaj, kemi me shkuar me masa duke filluar prej reagimeve me protesta, si dhe demonstrata dhe forma të tjera. Numri total nëse llogarisim si veprimtari turistike për mbi 9 mijë, dhe nëse i llogarisim edhe ato që kanë pasur humbje, sot përafërsisht 7-8 mijë janë të mbyllura”, thotë ai.

Sogojeva duke kërkuar mbështetje për gastronomët, thotë se ka informata që Qeveria do të ofrojë një mbështetje mjaft të ulët, mjete vetëm për gjysmë page dhe për gjysmë të qirasë.

“Sipas informatave që i kemi, ata (qeveria) po dëshirojnë me i pagua gjysmë page për punëtorët dhe gjysmë qiranë ata që kanë qira. Mirëpo, kjo është minimale, nuk është asgjë, për arsye se ne edhe në kuadër të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike nuk jemi pajtuar, ngase ajo është një lloj ndihme për arsyes se nëse përpjesëtohen 13-14 mijë biznese del prej 20-170 euro më iu jap bizneseve”, thekson Hyseni.

Ai ka treguar edhe për numrin e punëtorëve që janë në këtë sektor, që sipas tij, rrezikohen të mbesin pa punë 20 mijë punëtorë.

“Për momentin në sektorin e hotelerisë sillen rreth 30 mijë të punësuar. Mirëpo, nëse marrin përqindjen që janë dëmtuar 70 përqind ky sektor i bizneseve, atëherë na del që nëse mundemi me i shpëtuar 10 mijë e lërë më nëse masat vazhdojnë bizneset futen para kolapsit. Nuk ka mundësi me u ringjallë ose me mbijetuar 5 mijë deri 6 mijë biznese prej 13 mijë bizneseve, të cilat sot janë aktive. 60-70 përqind kanë pasur rënie të të hyrave sektori i veprimtarive të hotelerisë e restoranteve dhe nëse vazhdon me këtë trend nuk do të ketë rikuperim”, pohon ai.

Prandaj për këtë Sogojeva ka thënë se shteti duhet ta mbështesë këtë sektor më dinjitetshëm.

Kujtojmë se nga sot në tërë vendin kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese, përfshirë edhe orën policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara