Lajmet

​Gastronomët me vështirësi përballojnë reduktimet e energjisë elektrike

Sekretari i Shoqatës së Gastronomeve i bënë thirrje Qeverisë për të bërë disa ndryshime në politikat fiskale.

Published

on

Reduktimet me energji elektrike në vend janë duke iu shkaktuar dëme të mëdha sektorit të gastronomisë.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica thotë se shumica e lokaleve janë zënë të papërgatitura sa i përket ndaljes së rrymës.

Vranica thotë se shumica e lokaleve nuk kanë as gjeneratorë. Sipas tij, kriza veçse ka filluar, dhe në bazë të parashikimeve do të ketë një krizë energjetike shumë më të madhe se tani.

Prandaj, duke marrë parasysh edhe faktin që energjia elektrike është një gjë e domosdoshme për të operuar si biznes, atëherë shumica e bizneseve i referohen këtij fakti, shumica e bizneseve janë të papërgatitura për gjendjen e tillë të cilën po kalon, sepse ka një numër të madh të bizneseve nuk kanë gjeneratorë. Po ashtu, ka një numër të madh të tyre që edhe nëse kanë gjeneratorë, ato duhet t’i mbulojnë deri në një pikë, sepse shpenzojnë me kohë të mundshme. Prandaj kriza me energjinë elektrike veç sa ka filluar dhe epilogu nuk dihet se si do të jetë por në bazë të parashikimeve, do të ketë një krizë energjetike shumë më të madhe sesa tani”, theksoi Vranica.

Ai thotë se me ndaljen e energjisë elektrike, përveç dëmtimit të mallit në lokale, mund të ketë edhe dëmtime të pajisjeve.

Duke pas parasysh faktin se shumica e lokaleve nuk kanë gjeneratorë, mund të dëmtohen si pasojë e shkëputjeve të energjisë elektrike sepse në raste të tilla mund të ketë dëmtime të pajisjeve ose aseteve, të cilat i përdorin sektori i gastronomisë për të punuar. Të gjitha këto përkthehen në një lloj krize të re sepse kushdo që e përdor një gjenerator, natyrisht se do të shpenzojë për derivatet, kryesisht naftën, e cila veç se është shumë në nivel të lartë të çmimeve”, thotë ai.

Ai shtoi se për reduktimet me energji elektrike njoftohen përmes rrjeteve sociale apo faqeve dhe grupeve të caktuara. Sipas tij, kjo mënyrë nuk është një informim i mirë, derisa thotë se KEDS-i, duhet të përçojë më shumë informacione në lidhje me ndërprerjen e rrymës.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomeve i bënë thirrje Qeverisë për të bërë disa ndryshime në politikat fiskale.

Po i bëjmë thirrje Republikës së Kosovës, të paktën të bëjnë disa ndryshime të politikave fiskale, të fokusohet aty ku po rrjedh burimi i problemit, pra në menaxhimin e krizës energjetike, në heqjen e akcizës në naftë, me uljen e TVSH-së në naftë, edhe nëse nuk e heq TVSH-në për gastronomi, të paktën të ketë një menaxhim të krizës ekonomike në kuptim të përgjithshëm. Duhet të bëhen ndryshime sa më të shpejta në mënyrë që të mos e ndjejmë atë krizën e cila po na atakon në muajt në vijim”, vijoi Vranica.

Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala ka thënë se ata kanë një listë të bizneseve prioritare të cilat i njoftojnë edhe individualisht për fuznizim.

Ne e kemi një listë të bizneseve, një pjesë të konsiderueshme të cilave i kemi prioritare, i lajmërojmë edhe individualisht, mirëpo kur ka kufizime të vazhdueshme dhe kur as ne nuk e dimë cila do të jetë lista, atëherë e kemi të pamundshme. Mirëpo aplikacioni eKESCO i shërben secilit qytetarë që të njoftohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha ai.

Ndryshe, Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se nga 15 gushti, qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Lajmet

Aktivistët shqiptarë në SHBA kërkojnë mbështetje për Bekim Sejdiun si president i Kosovës

Published

on

By

Një grup prej 28 veprimtarësh shqiptaro-amerikanë u kanë dërguar një letër të hapur liderëve të partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përmes së cilës kërkojnë mbështetjen e kandidaturës së Dr. Bekim Sejdiut për pozitën e Presidentit të Republikës.

Në letrën e tyre, nënshkruesit theksojnë se Sejdiu zotëron integritetin e duhur moral e profesional dhe përvojën e nevojshme për të unifikuar skenën politike vendore, si dhe për të fuqizuar më tej marrëdhëniet strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Aktivistët veçojnë gjithashtu kontributin e tij gjatë kohës sa shërbente si konsull në New York, ku luajti një rol kyç në urat e bashkëpunimit mes diasporës shqiptare atje dhe shtetit të Kosovës.

Vlerësohet karriera e tij e dëshmuar në shërbimin publik si dhe cilësohet si figura e duhur për ta përfaqësuar vendin me dinjitet në arenën globale në këtë periudhë kritike.

Continue Reading

Lajmet

PDK-AAK serish para Qeverisë: Kërkohet konstituimi i Kuvendit dhe fundi i bllokadës institucionale

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të shoqëruar nga asamblistë, drejtorë komunalë dhe aktivistë nga Vitia, Gjilani e Kamenica, kanë mbajtur sërish një aksion protestues para objektit të Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e institucioneve dhe funksionalizimin e Kuvendit.

Gjatë aksionit, përfaqësuesit opozitarë paralajmëruan se vonesat politike po e çojnë vendin drejt një krize të thellë financiare e administrative. Valmir Sahiti nga Komuna e Vitisë ngriti shqetësimin se shumica e institucioneve po funksionojnë me ushtrues detyre, marrëveshjet ndërkombëtare janë pezulluar dhe komunat gjenden buzë falimentimit financiar, duke kërkuar nga partia fituese që t’i kthehet përgjegjësisë kushtetuese.

Në të njëjtën linjë, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, nënvizoi se situata aktuale jashtë kornizës kushtetuese është e papranueshme dhe i bëri thirrje mazhorancës të ndërpresë vonesat dhe arsyetimet politike.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kritikoi mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të seancës për formimin e organeve të reja ose, në të kundërt, shpalljen e zgjedhjeve të reja si rrugëdalje nga bllokada.

Continue Reading

Lajmet

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në një lokal janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 21:20.

Sipas Policisë së Kosovës, në mesin e të arrestuarve është një mashkull kosovar dhe dy shtetas të Serbisë.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dyshohet se kanë dëmtuar edhe disa orendi në lokal.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

Published

on

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës së zjarrit në Viti.

Rasti është raportuar më 31 gusht, rreth orës 19:35. Një grua kosovare ka deklaruar se, derisa kishte qenë te familja e saj, kishte pasur probleme me një burrë kosovar.

Sipas dëshmisë së saj, i dyshuari është afruar pranë oborrit të shtëpisë dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Nuk raportohet për persona të lënduar.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim nga policia./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara