Lajmet

​G7-pse tetë karrige më shumë në tryezë këtë vit?

Ky samit filloi sot në Hiroshima.

Published

on

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka ftuar tetë persona shtesë në samitin e G7-s, që filloi sot në Hiroshima, raporton BBC.

Është sigurisht një shenjë e agjendës së ndërlikuar që varion nga lufta në Ukrainë deri te sasia e ushqimit që mbërrin në pjatat tona çdo ditë. Dhe është gjithashtu dëshmi e një rendi ndërkombëtar që po ndryshon me shpejtësi, me pjesën më të madhe të bisedës që fokusohet në dy vende që nuk janë në listën e të ftuarve, Rusia dhe Kina.

Takimi vjetor përfshin shtatë demokracitë më të pasura në botë – Japoninë, SHBA, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Kanadanë dhe Italinë.

Bashkimi Evropian, edhe pse jo një anëtar zyrtar i G7-s, dërgon gjithashtu përfaqësues.

Kohët e fundit, nikoqirët kanë ftuar vende të tjera sipas gjykimit të tyre. Por, fuqia ekonomike e G7-s po zbehet.

Në vitin 1990, grupi përbënte pak më shumë se gjysmën e PBB-së botërore, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Tani është pak më pak se 30%. Ai ka nevojë për miq të rinj me ndikim.

Kishida, i cili po kërkon një koalicion më global sesa perëndimor, ka zgjeruar tryezën për të akomoduar edhe Australinë, Indinë, Brazilin, Korenë e Jugut, Vietnamin, Indonezinë, Komoret (që përfaqësojnë Bashkimin Afrikan) dhe Ishujt Kuk (që përfaqësojnë ishujt e Paqësorit).

Kryeministri japonez ka bërë 16 udhëtime jashtë shtetit në 18 muajt e fundit, përfshirë Indinë, Afrikën dhe Azinë Juglindore, për t’u provuar këtyre rajoneve se ka një alternativë ndaj parave dhe fuqisë kineze dhe ruse.

Dhe lista e tij e të ftuarve pasqyron këto përpjekje për të tërhequr atë që shumë e quajnë “Jugu Global” – një term i përdorur për vendet në zhvillim në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, të cilat të gjitha kanë lidhje komplekse politike dhe ekonomike si me Rusinë ashtu edhe me Kinën.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara