Aktualitet

​Franca do të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutë

Franca do të bëhet vendi i parë që do të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutën e saj.

Published

on

Franca synon të fusë në Kushtetutë të drejtën e abortit, 48 vjet pasi aborti u dekriminalizua në atë vend, dhe më pas u parashikua me ligj.

Siç raporton Euraktiv, Franca do të bëhet vendi i parë që do të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutën e saj, gjë që do të dërgojë një sinjal të fortë për gratë në mbarë botën, tha aktivisti Alban Gajo, i cili merret me planifikimin familjar.

Në fund të nëntorit, Parlamenti francez miratoi një projektligj për përfshirjen e të drejtës së abortit në Kushtetutë. Pritet që projektligji të dalë në Senat më 1 shkurt të këtij viti.

Gajo thotë se është thelbësore që qasja ndaj abortit të përfshihet në Kushtetutë.

“Është e rëndësishme sepse do të thotë se e drejta për abort njihet si e drejtë themelore”, tha Gajo.

Përveç simbolikës së fortë, shkrimi i së drejtës së abortit në Kushtetutë do të garantonte qasje në abort pavarësisht nga shumica politike në pushtet.

“Ajo që lejohet me ligj mund të anulohet me ligj tjetër. Duhet të rikonfirmojmë mbrojtjen që duam t’i ofrojmë abortit”, tha deputetja Matilda Pano dhe shtoi se përfshirja në kushtetutë jep garanci shtesë se kjo nuk do të ndodhë.

Pasi Gjykata e Lartë e SHBA shfuqizoi të drejtën kushtetuese për abortin më 24 qershor të vitit 2022, duke ia lënë secilit shtet të vendosë nëse do ta ruajë këtë të drejtë apo jo, eurodeputetët kërkuan në një rezolutë të miratuar korrikun e kaluar që e drejta e abortit të përfshihet në Karta Evropiane për të drejtat themelore.

Kjo kërkesë duhet të shqyrtohet tani nga Këshilli Evropian, por shtetet anëtare janë të ndara për këtë çështje dhe unanimiteti duket i pamundur.

Për shembull, aborti është plotësisht i ndaluar në Maltë dhe gratë që i nënshtrohen procedurës ose blejnë pilula aborti rrezikojnë deri në tre vjet burg.

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Kosova mposht Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe falë golave të Elvis Rexhbecajt dhe Vedat Muriqit siguruan fitoren e parë në kuadër të grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Me këtë sukses, Kosova regjistron tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë pas humbjes në ndeshjen e parë. Dardanët do të rikthehen në fushë në muajin nëntor, kur do të zhvillojnë duelet e radhës në këtë cikël kualifikues./S.K/KP/ FFK/

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Të kërkuara