Lajmet

​Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimet për anëtarësim në NATO

Stoltenberg e cilësoi këtë lëvizje si “ditë historike”.

Published

on

Finlanda dhe Suedia zyrtarisht kanë aplikuar që të anëtarësohen në aleancën e NATO-s. Përfaqësuesit e dy shteteve kanë dorëzuar aplikimet në selinë e aleancës në Bruksel.

Vendimi i dy shteteve nordike, që kanë qenë neutrale, u nxit pas shqetësimeve të sigurisë për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

“Unë mirëpres ngrohtësisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ju jeni partnerë të ngushtë”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pasi mori aplikimet zyrtare për anëtarësim nga ambasadorët e dy shteteve nordike.

Stoltenberg e cilësoi këtë lëvizje si “ditë historike”.

Procesi i pranimit pritet të zgjasë dy javë, ndërkaq ratifikimi në parlamentet e 30 shteteve anëtare deri në një vit, kanë thënë diplomatët.

Pavarësisht se procesi i pranimit pritet të marrë kohë disa javë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës.

Nëse tejkalohen shqetësimet që ka Turqia dhe nisin bisedimet e anëtarësimit, atëherë këto dy shtete mund të bëhen anëtare brenda muajsh. Procesi zakonisht merr kohë tetë deri në 12 muaj, por NATO dëshiron që të lëvizë shpejt, duke pasur parasysh kërcënimin që paraqet Rusia për këto dy shtete nordike.

Opinioni publik në Finlandë dhe Suedi mbështeti në mënyrë masive anëtarësimin, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt./REL/

Lajmet

Vrasja e trefishtë në Gjilan, MD kërkon masa displinore – KPK: S’komentojmë thirrjet e ekzekutivit

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka thënë se nuk komenton deklaratat apo thirrjet e ekzekutivit. Kjo pas thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë që i ka bërë KPK dhe KGjK-së pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, për nisjen e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të përfshirë.

Në një përgjigje për KosovaPress, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se “është i përkushtuar të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore që janë në fuqi”.

Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është institucion i pavarur dhe nuk komenton deklaratat apo thirrjet e ekzekutivit. KPK është i përkushtuar të veprojë gjithmonë në përputhje me kompetencat ligjore që janë në fuqi dhe në harmoni me procedurat e përcaktuara, duke garantuar respektimin e pavarësisë institucionale dhe parimeve të drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Këshillit Prokurorial (KPK).

Dy prej të dyshuarve për vrasjen në Gjilan – Mefail dhe Edonis Shkodra – kanë qenë në paraburgim në të kaluarën dhe më pas janë liruar me dorëzani me vendim të Gjykatës pas një kërkese të Prokurorisë Speciale.

Kjo ka bërë që të ketë kritika të mëdha për sistemin e drejtësisë në vend.

Ky vendim është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm, sidomos duke pasur parasysh që të dy të dyshuarit ishin subjekt i hetimeve për vepra të rënda penale si fajdeja dhe detyrimi. Lirimi i tyre përbën një neglizhencë të rëndë institucionale dhe ka prodhuar pasoja tragjike e të pariparueshme. Ministria e Drejtësisë i bën thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij Gjyqësor, që të nisin menjëherë procedurat disiplinore ndaj të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve që kanë qenë të përfshirë. Përgjegjësia ligjore, institucionale dhe morale duhet të jetë e plotë dhe e pakompromis”, ka reaguar Ministria e Drejtësisë pas vrasjes së trefishtë.

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë, Mefail Shkodra është person me të kaluar penale, përfshirë edhe në fajde. Ai me dy djemtë e tij është në arrati, ndërkohë që autoritet vendore po vazhdojnë me kërkimet.

Vendi ynë u trondit nga pesë vrasje vetëm brenda dy ditësh. Një vrasje e trefishtë në Gjilan e një tjetër në Prizren ndodhën të dielën e 10 gushtit. Ndërkaq të hënën, u raportua edhe për një tjetër vrasje në Hajvali të Prishtinës.

Continue Reading

Lajmet

Hoti reagon pas vendimit të Gjykatës Komerciale për tregun e lirë të energjisë

Published

on

By

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur habinë e tij për, siç e ka quajtur ai, entuziazmin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) pas vendimit të Gjykatës Komerciale që legjitimon tregun e lirë të energjisë elektrike.

Gjykata Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë, të martën vendosi në favor të ZRrE-së për kalimin në treg të hapur të energjisë për rreth një mijë e 300 bizneseve.

“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?!”, ka shkruar Hoti të mërkurën në Facebook.

Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e Qeverisë për këtë çështje, duke thënë se situata është e papranueshme.

Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?! Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”,është shprehur Hoti.

 

Continue Reading

Lajmet

Provimi i Maturës, kandidatët mund të aplikojnë përmes e-Kosova për afatin e dytë

Published

on

By

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka hapur sot, më 13 gusht 2025, procesin e aplikimit për Afatin e Dytë të Provimit të Maturës Shtetërore.

Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 22 gusht 2025.

Sipas MAShTI-t, aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të zhvillohet nga data 18 deri më 22 gusht 2025. Provimi do të mbahet më 28 gusht 2025, ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 1 shtator 2025. Kandidatët që e kalojnë testin do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale direkt nga platforma e-Kosova.

Provimi organizohet në një ditë të vetme dhe përfshin katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Çdo lëndë ka 25 pyetje, gjithsej 100 pyetje.

 

Continue Reading

Aktualitet

​Situatë kritike nga zjarri në Delvinë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingjim zhvilluan një mbledhje në Delvinë.

Aktualisht situata mbetet kritike në Delvinë, ku zjarri ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës. Flakët kanë vijuar në kodrat përreth qytetit, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter madje edhe energjia elektrike është ndërprerë.

Flakët, e nisura fillimisht në Finiq, kaluan në territorin e Delvinës , ku banorët u evakuuan, ndërsa zhvendosje u bë edhe për pacientët dhe stafin mjekësor të spitalit.

Prej godinës së spitalit u zhvendosën edhe bombolat e oksigjenit, pasi rrezikoheshin nga zjarri. Zjarri rrezikoi edhe puset e naftës. Banorët theksuan se flakët u përhapën shumë shpejt. Autoritetet theksojnë se nuk ka më rrezik për banesat.

Më herët, gjatë mesditës së djeshme, situata u paraqit kritike edhe në disa fshatra të Gramshit. Në Kullollas, u shënua dhe viktima e parë në Gramsh, një 80 vjeçar, i cili humbi jetën nga asfiksia. Ishte zjarri që ai ndezi në oborrin e shtëpisë së tij, që u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhe fshatra të tjerë të zonës.

Continue Reading

Të kërkuara