Lajmet

​Fillon skema ‘Qeveria për Familjet’

Njoftim nga Ministria e Financave.

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur sot aplikimin për skemën ‘Qeveria për Familjet’ që synon punësimin afatgjatë të punëkërkuesve që nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:

T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;

Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;

Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK).

Kushtet për aplikim nga punëdhënësit:

Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;

OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mënyra e subvencionimit:

Kompensimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro subvencionim nga Qeveria për punëtor);

Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.

Për më shumë detaje ju lutem shihni vegëzat e mëposhtme:

https://mf.rks-gov.net/…/A68EB2C7-DEB3-4351-99C5…

https://mf.rks-gov.net/…/9FA91A69-EAEA-4D20-BEC9…

Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyren e Punësimit të komunës suaj. Adresën e Zyres së Punësimit në komunën tuaj, mund ta gjeni në faqen e APRK-së: https://aprk.rks-gov.net/Content/Agency/Index

Lajmet

Mblidhet KQZ-ja, pritet të vendosë për fushatën zgjedhore të raundit të dytë

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës dhe pika kryesore në rend të ditës do të jetë miratimi i planit të aktiviteteve për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Ky lajm është konfirmuar mëngjesin e së premtes nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, duke thënë se sot fillojnë nga ora 11:00.

Në mesin e këtyre aktiviteteve për të cilat do të vendosë KQZ janë edhe koha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Gjithashtu, KQZ do të vendosë për periudhën e aplikimit dhe konfirmimit të vëzhguesve të subjekteve politike garuese si dhe për konfirmimin e vëzhguesve të mediave, OJQ-ve, përfaqësive diplomatike, etj.

Deri më tani, sipas rezultateve jopërfundimtare, raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Drita-Omonia, publikohen formacionet zyrtare

Published

on

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Dritës dhe Omonias, duel ky që e sjell Dritën pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj KuPS, kurse Omonia pësoi minimalisht nga Mainz.

Ndeshja e paralajmëruar luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky duel është i vlefshëm për xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

 

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Published

on

Trajneri i Real Madridit Xabi Alonso e ka lavdëruar Arda Gulerin. Ylli i ri turk hasi në vështirësi për t’u ambientuar në Spanjë në fillim të eksperiencës së tij me “Los Blancos”, por ai po ia sheh hairin largimit të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili nuk i jepte hapësira të mjaftueshme.

Me trajnerin e ri, Xabi Alonso, 20-vjeçari është bërë lojtar i rëndësishëm i “Merengues” duke startuar shpesh nga minuta e parë.

E ish-futbollistin e Fenerbahçes e ka ngritur në qiell trajneri i ri i Realit, të cilin e sheh si një kombinim mes ish-yjeve të madrilenëve.

“Për shkak të talentit që ai e ka, Arda është një përzierje në mes të Gutit dhe Ozilit. Guti sepse ai kishte pasur mundësi që të luante në shumë pozita sulmuese dhe Ozil sepse më pëlqente që luajta me të. Ne na duhet që ta mbështesim, ne jemi të lumtur me nivelin e tij të lojës”, deklaroi ish-trajneri i Bayer Leverkusenit për të përditshmen spanjolle “Marca”.

Mesfushori madrilen e pati një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen kundër Bardhezinjve ku edhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Guler kishte pasur 96% të pasimeve të kompletuara, 10 prej tyre ishin në zonën e rrezikut.

Po ashtu, ai kishte kontribuar edhe në aspektin defanziv ku edhe e ka rrëmbyer topin 10 herë dhe i ka fituar 5 duele.

Sezonin e kaluar Arda kishte startuar vetëm në një ndeshje në grupe dhe nuk e ka pasur asnjë paraqitje në fazën eliminuese./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Trump hedh poshtë ofertën e disa ligjvënësve izraelitë për të aneksuar Bregun Perëndimor

Published

on

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë një përpjekje të disa ligjvënësve izraelitë për të çuar përpara aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar, duke thënë se Izraeli nuk do të bëjë asgjë me Bregun Perëndimor.

Një projektligj që zbaton ligjin izraelit në Bregun Perëndimor, një veprim i barabartë me aneksimin e një territori që palestinezët kërkojnë si pjesë të një shteti të pavarur në të ardhmen, fitoi miratimin paraprak nga ligjvënësit izraelitë të mërkurën.

Zëvendëspresidenti i ShBA-së JD Vance tha më parë gjatë një vizite në Izrael se Trump do të kundërshtonte aneksimin e Bregut Perëndimor dhe se kjo nuk do të ndodhte, shkruan Reuters.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me votimin, Vance tha:

“Nëse ishte një marifet politik, është shumë budallallëk dhe unë personalisht e marr paksa fyerje për të”.

Më vonë të enjten, Trump gjithashtu e la mënjanë idenë e aneksimit, të cilën ai më parë kishte këmbëngulur se nuk do ta lejonte.

“Mos u shqetësoni për Bregun Perëndimor”, tha ai në përgjigje të pyetjes së një gazetari në një aktivitet të palidhur me Shtëpinë e Bardhë. “Izraeli nuk do të bëjë asgjë me Bregun Perëndimor”, tha ai./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara