Sport

​FBK paralajmëron mbylljen e palestrave për tifozë

“Dhuna dhe urrejtja e shfaqur nga një numër shikuesish të basketbollit janë të papranueshme”, thuhet në reagim.

Published

on

Pas dhunës së manifestuar nga tifozët në ndeshjen finale të Supekrupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Trepçës, Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ditëve në vazhdim do ta shqyrtojë mundësin e mbylljes totale të palestrave për tifozët.

“Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkërendim me autoritetet e vendit, do t’i shqyrtojë ditëve në vijim të gjitha masat dhe kufizimet potenciale të cilat do të vendosen që nga xhiroja e parë e edicionit të ri, përfshirë ndalimin e plotë të publikut në palestra për një periudhë të caktuar, moslejimin e tifozerive të organizuara në ndeshje të basketbollit, ndalimin e stërpopullimit të tribunave dhe terrenit, imponimin e identifikimit të shikuesve dhe masave shtesë të sigurisë për ta, si dhe të gjitha veprimet tjera të cilat garantojnë mbarëvajtje të garave të basketbollit dhe sigurinë e të gjithë akterëve të tyre”, thuhet fillimisht në komunikatën e FBK-së.

“Dhuna dhe urrejtja e shfaqur nga një numër shikuesish të ndeshjeve të basketbollit janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe autoritetet e vendit. Aktet e dhunës dhe huliganizmi që akterët e ndeshjes i përjetuan brenda dhe jashtë palestrës nuk mund të tejkalohen apo injorohen nga Federata e Basketbollit, apo nga klubet e basketbollit në emër të së cilave këta individë të papërgjegjshëm veprojnë, apo edhe nga autoritet e rendit, të cilat mbrëmë e patën shumë të vështirë e në momente edhe të pamundshme që ta kontrollojnë turmën brenda dhe jashtë palestrës”, thuhet tutje në reagimin e FBK-së.

Sport

FBK nderohet me çmimin “Arritje të Veçantë” në Mbrëmjen Gala “Laureatët 2025” të KOK-ut

Published

on

By

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar Mbrëmjen Gala “Laureatët 2025”, një ngjarje tradicionale ku nderohen më të mirët e sportit kosovar për arritjet e vitit paraprak.

Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë përfaqësues të shumtë të komunitetit sportiv, si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë ceremonisë, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) u nderua me çmimin “Arritje të Veçantë” për organizimin e suksesshëm të kualifikimeve për FIBA 3×3 Europe Cup dhe Kampionatit Evropian për Divizionin C për vajzat U18.

Çmimin në emër të FBK-së e pranoi Adriatik Rraci, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor i Përfaqësueseve në federatë.

Në këtë mbrëmje gala, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu – njëherësh nënkryetar i KOK-ut – ndau gjithashtu disa nga çmimet për laureatët e tjerë.

Nga Federata e Basketbollit e Kosovës morën pjesë edhe Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, si dhe Aulona Muhadri, anëtare e Bordit të FBK-së.

Mbrëmja “Laureatët 2025” konfirmoi edhe një herë vlerësimin për kontributin dhe sukseset e federatave sportive në zhvillimin dhe promovimin e sportit në Kosovë.

Continue Reading

Sport

Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026

Published

on

By

Pas 16 ditësh garash emocionuese, Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 u mbyllën me një ceremoni spektakolare të zhvilluar në Arena e Veronës.

Ceremoninë e shpalli zyrtarisht presidentja e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, e cila në fjalën e saj përmbyllëse iu drejtua sportistëve me mesazhin: “Ishit të guximshëm, të patrembur, plot zemër dhe pasion.”

Kosova ishte pjesë e kësaj ngjarjeje madhore sportive. Në ceremoninë e mbylljes, flamurin e Kosovës e mbajti skitari Drin Kokaj, i cili përfaqësoi vendin në disiplinën e sllallomit në skijimin alpin, duke përmbyllur kështu paraqitjen e ekipit kosovar në këto Lojëra.

Në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia kryesoi me 41 medalje, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 33 medalje dhe Italia me 20 medalje.

Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të mbahen në Alpet Franceze në vitin 2030, ku pritet të mblidhen sërish sportistët më të mirë të botës për një tjetër festë të madhe të sporteve dimërore.

D.L

Continue Reading

Sport

Sporti kosovar thyen rekorde: 24.4 milionë euro sponsorizime në vitin 2025

Published

on

By

Sporti kosovar shënoi një vit të suksesshëm në aspektin financiar gjatë vitit 2025, me një rritje të ndjeshme të investimeve nga bizneset vendore, sipas raportit vjetor të sponsorizimeve të publikuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Sipas të dhënave, vlera totale e sponsorizimeve në sport në Kosovë ka arritur në 24,456,036.98 euro. Nga kjo shumë, 21.3 milionë euro janë dhënë klubeve sportive, ndërsa 2.73 milionë euro kanë përfunduar te federatat sportive,.raporton telegrafi.

Në krye të përfituesve institucionalë renditet Federata e Futbollit e Kosovës me 1,313,000 euro, e ndjekur nga klubet e basketbollit: KB Ylli me 1,242,000 euro, KB Trepça me 1,239,000 euro dhe KB Sigal Prishtina me 1,210,100 euro. Ndër përfituesit kryesorë janë edhe FC Prishtina, KF Ballkani dhe SC Gjilani, me shifra që variojnë nga 940 mijë deri mbi 860 mijë euro.

Sa i përket ndarjes sipas sporteve, futbolli mbetet dominues me mbi 9.14 milionë euro, i ndjekur nga basketbolli me 6.62 milionë euro, volejbolli me 1.40 milionë euro dhe hendbolli me rreth 947 mijë euro. Kjo tregon se sponsorët preferojnë sportet me audiencë më të gjerë dhe impakt më të madh në publik.

Në anën tjetër, lista e bizneseve më të mëdha sponsorizuese kryesohet nga Frutex me 727,000 euro, e ndjekur nga IPKO me 690,999 euro dhe Viva Fresh me 635,000 euro. Kontribute të rëndësishme kanë dhënë edhe banka dhe kompani të tjera vendore, duke investuar qindra mijëra euro në sportin kosovar.

Ky nivel i lartë investimi dëshmon se sponsorizimi është shndërruar në një mekanizëm kyç për funksionimin, profesionalizimin dhe zhvillimin e sportit në Kosovë. Raporti nënvizon gjithashtu nevojën për forcimin e kornizës ligjore dhe institucionale, në mënyrë që sistemi i sponsorizimeve të jetë më transparent, i drejtë dhe më efektiv për zhvillimin afatgjatë të sportit. /telegrafi/

Continue Reading

Sport

Juventus prezanton fanellën e katërt për sezonin 2025-26

Published

on

By

Klubi italian i Juventusit ka zbuluar fanellën e tij të katërt për sezonin 2025-26, një dizajn unik që kombinon traditën e pasur të klubit me elementë modernë të stilit sportiv. Shiritat ikonë të Juventusit evoluojnë në këtë kit të veçantë, duke krijuar një pamje që është njëkohësisht e re dhe e njohur, ku e shkuara dhe e tashmja lëvizin në të njëjtën drejtim.

Fanella është rezultat i një bashkëpunimi ekskluziv mes @adidasfootball, dizajnerit të njohur @giampaolosgura dhe vetë Juventusit. Kjo kolaborim synon të sjellë një produkt që reflekton identitetin e klubit, duke e bërë çdo fanellë një artikull unik dhe koleksionues për tifozët bardhezi.

Dizajni i fanellës përfshin detaje të hollësishme dhe inovative, duke u fokusuar jo vetëm te pamja, por edhe te funksionaliteti dhe komoditeti për lojtarët në fushë. E përditësuar me materialet më të fundit teknologjike, fanella premton qëndrueshmëri, frymëmarrje optimale dhe përshtatje të përsosur për aktivitetin sportiv intensiv.

Ky kit i ri nuk është vetëm një uniformë sportive, por edhe një mënyrë për tifozët e Juventusit të lidhen me historinë dhe trashëgiminë e klubit, duke u bërë pjesë e një simboli të paharrueshëm të identitetit bardhezi. Fanella është tashmë e disponueshme për blerje online dhe në dyqanet zyrtare të klubit, duke i dhënë mundësinë çdo tifozit të bëhet pjesë e një kapitulli të ri në historinë e Juventusit.

Continue Reading

Të kërkuara