Sport

​FBK organizon Superkupën në Prishtinë, orari i plotë

Published

on

Nga 1 deri më 5 shtator, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të organizojë Superkupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Superkupa do të organizohet në Prishtinë, ku priten ndeshje shumë interesante mes tetë skuadrave të elitës. Të gjitha skuadrat kanë bërë transferime, duke bërë që ky edicion të pritet me interesim të madh.

Të mërkurën më 1 shtator do të përballen Prizreni 16 dhe Drita, si dhe klasikja e basketbollit të Kosovës mes Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Ndeshje interesante priten edhe të enjten ku përballen Rahoveci dhe Trepça, si dhe Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi. Të premten do të zhvillohen takimet gjysmëfinale, kurse finalja e madhe të dielën.

Për shkak të masave të reja antiCOVID, ndeshjet do të zhvillohen pa shikues.

Edicionin e kaluar Superkupën e kishte fituar Sigal Prishtina me lojtarë vendorë, duke mundur në finale Bashkimin.

Orari

1 shtator/Grupi A-D

Prizreni-16 – Drita 16:00

Peja – Sigal Prishtina 19:00

2 shtator/Grupi B-C

Rahoveci – Trepça 16:00

Golden Eagle Ylli – Bashkimi 19:00

3 shtator

Gjysmëfinalja e I (Fituesit e Grupit A-D) 16:00

Gjysmëfinalja e II (Fituesit e Grupit B-C) 19:00

4 shtator/Pushim

5 shtator/Finalja 17:00

Lajmet

​Renditje interesante në Superligë pas katër xhirove

Published

on

Pas katër xhirove të para në Superligën e Kosovës në futboll, Dukagjini ka marrë kreun e renditjes me 9 pikë, duke shënuar tri fitore dhe duke pësuar vetëm një humbje, me golavarazh 7:3.

Në vendin e dytë qëndron Ballkani me 8 pikë, pas dy fitoreve dhe dy barazimeve, ndërsa Prishtina ndodhet e treta me 7 pikë, duke qenë ekipi më produktiv në sulm me 9 gola të shënuar.

Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë nga 6 pikë, duke konfirmuar një start solid të sezonit. Gjilani dhe Drenica renditen me nga 4 pikë, ndërsa Malisheva ka mbetur në kuotën e 3 pikëve.

Në fundin e tabelës gjenden Drita me 2 pikë, që ka zhvilluar vetëm tre ndeshje, dhe Llapi, po ashtu me 2 pikë, që ende nuk ka shënuar fitore.

Pas katër xhirove të para, gara për kreun mbetet e hapur, ndërsa në pjesën e poshtme disa skuadra tashmë ndodhen nën presion për t’u ngritur në renditje./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ancelotti i jep ultimatum Neymarit

Published

on

Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes në MRV Arena në Belo Horizonte, Neymar pati një mundësi të artë për të ndryshuar rezultatin por topi shkoi drejt e në duart e portierit Everson.

Me dhjetë minuta të mbetura në pjesën e parë, ish-lojtari i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain shpërdoroi përsëri një mundësi të jashtëzakonshme, duke u gjendur kokë më kokë me portën e kundërshtarit në zonën e penalltisë: megjithatë, topi kaloi midis këmbëve të tij dhe ai nuk arriti të shënonte.

Në një intervistë me gazetën franceze L’Equipe, trajneri Ancelotti iu drejtua çështjes së pjesëmarrjes së mundshme të Neymar në Kupën e Botës 2026, duke deklaruar se prania e tij do të varet vetëm nga gjendja e tij fizike.

“Ai duhet të jetë 100%, jo 80%”, tha trajneri italian i zhgënjyer./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Liga e Kampionëve rikthehet me duele të zjarrta

Published

on

Liga e Kampionëve vazhdon nesër me disa përballje mjaft interesante në kuadër të fazës së ligës. Programi hapet nga ora 18:45 me dy sfida: Athletic Bilbao pret Arsenalin në “San Mames”, ndërsa PSV do të përballet me belgët e Royale Union SG.

Nga ora 21:00 zhvillohen katër ndeshje të tjera tejet të forta.

Benfica sfidon Qarabagun në Lisbonë, Juventusi do të ketë një test të madh ndaj Borussia Dortmundit, ndërkohë Real Madridi pret Marseille në “Santiago Bernabeu”.

Po ashtu, në Londër, Tottenhami do të përballet me Villarrealin në një tjetër duel që premton spektakël.

Një mbrëmje e pasur me futboll elitar evropian pritet të sjellë emocione të veçanta për tifozët./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Gjithçka gati për startin e Ligës së Kampionëve 2025/26

Published

on

Liga e Kampionëve e UEFA-s, kompeticioni më prestigjioz për klube në futbollin evropian, rikthehet këtë javë me një tjetër sezon që pritet të sjellë emocione dhe duele të zjarrta mes skuadrave më të mira të kontinentit.

Sezoni 2024/25 solli për herë të parë formatin e ri të garës, duke hequr fazën klasike të grupeve dhe duke e zëvendësuar atë me një ligë me 36 ekipe, secila me nga tetë ndeshje.

Nga kjo fazë u kualifikuan 24 ekipe në raundet eliminatore, derisa finalja u luajt në Allianz Arena ku PSG dominoi Interin me një fitore historike 5-0 triumfi më i thellë në historinë e finales së Champions League.

Edhe këtë vit, do të zhvillohen 144 ndeshje gjatë tetë javëve të fazës së ligës.

Tetë ekipet më të mira kalojnë direkt në fazën e 1/16-ve, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë play-off për t’u kualifikuar më tej. Finalja e madhe do të luhet në Puskás Arena të Budapestit, më 30 maj 2026.

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve premton spektakël, surpriza dhe emocione deri në finalen e madhe të Budapestit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara