Lajmet

​Familjarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arben Xheladinit

Shqipe Xheladini, motra e tij kërkon drejtësi për vëllain, derisa thotë se edhe pas 16 viteve nuk ka drejtësi.

Published

on

Përfaqësues të institucioneve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë, kanë bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së tij dhe aktivistit Mon Balaj në protestën kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Në homazhe morën pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca së bashku nënkryetaren, Saranda Bogujevci, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministirn e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, deputetë dhe disa kryetarë të komunave.

Shqipe Xheladini, motra e tij kërkon drejtësi për vëllain, derisa thotë se edhe pas 16 viteve nuk ka drejtësi.

“Sot është 16-vjetori i Arbenit, dhimbja është shumë e madhe dhe nuk ka fjalë që ta përshkruajë këtë ditë. Ne shpresojmë për drejtësi dhe mbas 16-të viteve shpresojmë që një ditë do të vjen”, u shpreh ajo.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt 2007 nga Policia rumune e UNMIK-ut, 16 vite më parë.

Derisa mijëra protestues kundërshtonin pakon e Ahtisarit, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut, ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse.

Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishe edhe shumë të plagosur. Ndërkohë, lotsjellësi që është përdorur nuk ishte parë asnjëherë më herët, por as deri më sot. Madje, erërat e lotsjellësit nuk u hoqën pesë ditë nëpër sheshet e Prishtinës.

KMDLNj ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që viktimat e Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa, familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës.

KMDLNj ka reaguar edhe për të plagosurit e kësaj proteste, duke thënë se duhet të kompensohen moralisht dhe materialisht, në përputhje me ligjin.

Aktualitet

​Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Published

on

Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të pezulluar kundërtarifat ndaj mallrave amerikane, një veprim që synon t’i japë fund luftës tregtare midis dy anëve të Atlantikut.

Ky vendim konsiderohet si hap për të qetësuar marrëdhëniet me SHBA-në, sipas La Repubblica.

Burime nga brenda Komisionit Evropian thonë se udhëzimet e presidentes Ursula von der Leyen kanë qenë të qarta. Sipas saj, duhet besuar te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shmanget çdo provokim që mund të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve.

Kjo lëvizje strategjike shihet si një përpjekje për të mbajtur hapur negociatat dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Continue Reading

Aktualitet

Dënohet Millosh Antoviq për sulm ndaj KFOR-it

Published

on

Me 4 vjet e 11 muaj burgim është dënuar Millosh Antoviq nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, më 29 maj 2023. Ai është dënuar edhe me 20 mijë euro gjobë e cila do të paguhet me këste brenda dy vjetëve.

Antoviq e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it si dhe Policisë së Kosovës më 2023.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, pas ngritjes së aktakuzës, e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet PSRK dhe të pandehurit, duke e dënuar këtë të fundit me dënim unik prej 4 vjetësh e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë”, njoftoi Prokuroria Speciale të hënën, më 4 gusht.

Antoviq akuzohet për sulm ndaj personit zyrtar; pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale huliganizëm; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge; posedim i paautorizuar i armëve.

Më 29 maj të vitit 2023 dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it ishin lënduar si pasojë e përleshjes me protestuesit serbë të cilët kundërshtonin atë kohë kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 30 korrik, kurse deri më tash nga institucionet e Kosovës janë ngritur disa aktakuza ndaj personave të përfshirë në sulmet në Zveçan.

Continue Reading

Aktualitet

KQZ diskuton mbi zgjedhjet lokale

Published

on

KQZ ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës. Në këtë mbledhje janë sqaruar arsyet e refuzimit të aplikimit për votim me postë të diasporës.

“Është e vërtetë që është numër i madh i refuzimeve, janë dy arsye kryesore që ata janë refuzuar. Mungon dokumenti që dëshmon adresën e vendbanimit. Arsyeja e dytë është adresa e deklarimit që nuk është e njëjtë me dokumentin që dëshmon adresën. Lidhur me këto kategori të refuzimit, sekretariati i KQZ u ka dërguar email njoftues të gjithëve dhe i ka telefonuar ata”, tha Buzhala.

Sa i përket ridestinimit të mjeteve për projekte kapitale Buzhala tha se këto mjete pritet të ridestinohen të mërkurën.

“Ministria e Financave nuk e ka lejuar ridestinimin e mjeteve për projkete kapitale, për shkak që është mbi përqindjen e lejuar. Meqë është mbi përqindjen e lejuar është dashur të ketë pajtim në Kuvendin e Kosovës. Duke qenë në këtë situatë i kemi dërguar një shkresë Ministrisë së Financave Punëve dhe Transfereve dhe në përputhje ne kemi kërkuar 15% e të gjitha projekteve kapitale. Presim që deri të mërkurën të na ridestinojë mjetet të cilat do të shfrytëzohen për nevojat e KQZ-së dhe projekte konkrete”, tha ai.

KQZ miratoi raportin për analizën e votave të pavlefshme për zgjedhjet nacionale. Po ashtu u miratuan edhe zëvendësimi i anëtarit të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut.

Emir Azemi në Mitrovicën e Veriut do të zëvendësohet nga Besnik Rexhepi nga radhët e PDK-së.

KQZ miratoi raportin financiar janar- qershor 2025 dhe raportin e shpenzimeve të derivateve për automjetet e KQZ-së për periudhën kohore Janar-Qershor 2025. Në këtë mbledhje u miratua edhe zëvendësimi i të ndjerit, Mehmet Spahiu në Dragash nga Nexhmi Dauti nga radhët e LDK-së.

Continue Reading

Lajmet

Kërkoi transferimin te Interi, tifozët e Atalantës reagojnë ashpër ndaj Lookman

Published

on

Tifozët e Atalantës i janë përgjigjur përpjekjes së Ademola Lookman për ta detyruar të largohet nga klubi me një mesazh të fortë të shfaqur në një banderolë që është ngritur pranë fushës stërvitore të ekipit.

Lojtari nigerian Lookman ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë transferimi në një përpjekje për të detyruar të kalojë te Interi.

Lojtari afrikan i vitit gjithashtu bëri një postim të gjatë dhe dënues në Instagram të dielën, duke akuzuar Atalantën për shkelje të premtimeve dhe duke këmbëngulur se ai ‘nuk e kupton’ pse klubi po refuzon ta shesë atë.

Interi kohët e fundit kishte parë një ofertë prej 45 milionë eurosh, e cila përfshinte një tarifë fikse të garantuar prej 42 milionë eurosh, të refuzuar nga Atalant , të cilët kanë pritur çmimin e kërkuar prej 50 milionë eurosh. “La Dea” nuk kanë nxitim për ta shitur dhe nuk kanë nevojë të menjëhershme për të mbledhur fonde pas shitjes fitimprurëse të Mateo Retegui te skuadra e Ligës Profesionale Saudite, Al-Qadsiah.

Tifozët e Atalantës kanë thënë fjalën e tyre për këtë çështje që atëherë. Disa tifozë zgjodhën të ngrinin një banderolë pranë fushës stërvitore të klubit jo shumë kohë pasi postimi i Lookman në Instagram u përhap në internet, ku shkruhej: “Mjaft tani. Agjentë të turpshëm dhe lojtarë mosmirënjohës. Respektoni tifozët që ju dhanë vlerë.”

Banderola thuhet se u organizua dhe u vendos nga grupi Ultras ‘Përgjithmonë Atalanta deri në fund’.

Continue Reading

Të kërkuara