Lajmet

​Escobar: Sektori privat ka rol kyç në rritjen e mëtejme ekonomike të Ballkanit Perëndimor

Escobar tha se Ballkani ka potencialin të bëhet ofrues i shërbimeve për tërë Evropën.

Published

on

Emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Kosovë është takuar sot edhe me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë.

Ai me këtë rast theksoi rolin e rëndësishëm që sektori privat ka në rritjen e përshpejtuar të ekonomive individuale dhe integrimin rajonal ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Unë çmoj punën avokuese që bëjnë odat rajonale amerikane dhe shoqatat e biznesit, për t’i sjellë përfitime tërë rajonit. Rrëfimi i Ballkanit Perëndimor është ai i rritjes fenomenale dhe mundësive fenomenale ekonomike që janë të pranishme këtu”, tha Escobar.

Derisa vlerësoi se një pjesë e rritjes lidhet me aktivitetet ekonomike pas pandemisë COVID dhe remitencat nga jashtë, ai tha se ka rritje të fuqishme ekonomike në gati secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

Mesazhi im për kompanitë amerikane është se nëse keni një treg të konsoliduar, të hapur në rajon, ju keni kapacitetin për një rritje të vrullshme në furnizim me gaz likuid natyror (LNG), në dërgesa, në transport, IT, energji të ripërtërirë dhe sektorë më të vegjël, si turizmi dhe zbavitja. Këto investime nuk do t’i shërbejnë vetëm Ballkanit Perëndimor, por Evropës Lindore në përgjithësi”, tha Escobar.

Ai shtoi se Ballkani ka potencialin të bëhet ofrues i shërbimeve për tërë Evropën, duke thënë se qeveritë pro biznesit që janë të hapura për bashkëpunim përtej kufijve janë kyçe për de-bllokimin e potencialit ekonomik.

Vendi

Koordinimi për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Krerët e olimpizmit mblidhen në Shqipëri

Published

on

By

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, ka pritur në një takim pune krerët e institucioneve olimpike të rajonit dhe më gjerë, me qëllim koordinimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Në këtë takim morën pjesë Presidenti i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe njëherësh President i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, zëvendëspresidenti Milaim Kelmendi, si dhe këshilltari i Ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi.

Takimi u zhvillua në kuadër të inspektimeve për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, ku qyteti i Durrësit do të ketë një rol mbështetës përmes organizimit të të gjitha garave të sporteve ujore.

Gjatë bashkëbisedimit, Fidel Ylli prezantoi ecurinë e sportit shqiptar dhe reformat e KOKSH-it gjatë viteve të fundit. Nga ana e tij, Julian Pace Bonello vlerësoi bashkëpunimin strategjik për realizimin e suksesshëm të lojërave, ndërsa Sekretari i ICMG-së, Iakovos Filippousis, vuri në dukje kontributin në forcimin e raporteve mes institucioneve olimpike në rajon.

Në fund, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, çmoi përkrahjen e ofruar nga Shqipëria, duke theksuar se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Durrësit synon të shënojë një kapitull të ri për sportin mesdhetar.

 

 

Continue Reading

Vendi

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme, të cilat tashmë janë duke u trajtuar nga Policia dhe Prokuroria.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë, Lipjan, Obiliq dhe Graçanicë.

Në Graçanicë, një person është arrestuar pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka shqetësuar nënën e tij dhe e ka larguar atë nga shtëpia. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Lipjan, është raportuar një rast ku vjehrra dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së saj. E dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj. Rasti mbetet nën hetime.

Në Obiliq, një burrë është shoqëruar në polici nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

Në Prishtinë, një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Policia ka iniciuar rastin në konsultim me prokurorin dhe është vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili ndodhet në arrati.

Në komunën e Gjakovës janë regjistruar dy raste të ndara.

Në rastin e parë, është arrestuar një burrë i cili nën ndikimin e alkoolit ka ofenduar dhe ka kanosur bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë, po ashtu në Gjakovë, është arrestuar një grua nën dyshimin se ka ofenduar dhe ka sulmuar fizikisht të dashurin e saj. Pas intervistimit, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Sulm me armë zjarri në një lokal në Prishtinë: Plagoset një person, autorët në arrati

Published

on

By

Mbrëmë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ali Sokoli”, disa persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri brenda një lokali, duke lënë të plagosur një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.

“Raportohet se nga persona të panjohur, të maskuar në një lokal është shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raport.

Personat e dyshuar për kryerjen e kësaj vepre ndodhen ende në arrati, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajmet

Sukses historik në Cannes: Filmi “Dua” i Blerta Bashollit pritet me duartrokitje në premierën botërore

Published

on

By

Kinematografia e Kosovës ka shënuar një tjetër arritje të madhe në arenën ndërkombëtare. Filmi më i ri i regjisores së njohur Blerta Basholli, “Dua”, ka pasur mbrëmë premierën e tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, në kuadër të seksionit prestigjioz “Java e Kritikës”.

Filmi sjell para publikut botëror një rrëfim prekës dhe të fuqishëm për Kosovën e viteve të 90-ta. Përmes një gërshetimi të artit, kujtesës dhe ndjeshmërisë njerëzore, “Dua” pasqyron jetën e një gjenerate që u rrit dhe u përball me represionin e egër, frikën e përditshme dhe mungesën e lirisë, duke e shndërruar kështu historinë tonë kolektive në një dëshmi të fuqishme artistike.

Premiera e mbrëmshme u përcoll me një interesim të jashtëzakonshëm nga publiku dhe mori vlerësime mjaft pozitive nga kritika ndërkombëtare e filmit. Kjo pritje e ngrohtë konfirmon edhe një herë hovin dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka marrë filmi kosovar vitet e fundit.

Ky përfaqësim dinjitoz në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë është një triumf i madh për regjisoren Blerta Basholli, ekipin e aktorëve dhe mbarë industrinë tonë të filmit.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara