Lajmet

​Escobar: “Ballkani i Hapur” të përfshijë gjashtë shtetet e rajonit

Escobar përmes një videolidhjeje tha se ShBA përkrah të gjitha iniciativat ekonomike që afrojnë regjionin dhe promovojnë paqen.

Published

on

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”, por ka deklaruar se suksesi për këtë integrim ekonomik duhet të përfshijë gjashtë shtetet e rajonit.

Në samitin e sotëm në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Escobar përmes një videolidhjeje tha se ShBA përkrah të gjitha iniciativat ekonomike që afrojnë regjionin dhe promovojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Nisma “Ballkani i Hapur” është vetëm një nga iniciativat për bashkëpunim rajonal. Ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike që e afrojnë regjionin, promovojnë paqe dhe stabilitet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Besojmë se nëse ka ndonjë sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë, secila iniciativë për integrim ekonomik duhet t’i përfshinë gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë. Këtu dua t’i jap disa propozime. Kjo është një iniciativë e shkëlqyeshme që vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, por shpresoj që të jetë më e qartë si të funksionojë të ardhmen”, tha ai.

Lidhur me këtë, Escobar paraqiti disa propozime për “Ballkanin e Hapur” dhe kërkoi që mos të dublifikohen nismat rajonale për bashkëpunim ekonomik dhe të ketë plan konkret për zhvillim në Ballkanin Perëndimor.

Krahas kësaj kërkoi që ideja e “Ballkanit të Hapur” të qëndrojë si projekt ekonomik dhe të fokusohet për krijimin e mundësive të njerëzve në rajon.

“Sikurse që e përmenda ka shumë mundësi dhe iniciativa për integrim në Ballkanin Perëndimor që të kërkojnë mënyra si të bashkëpunojmë edhe me iniciativa të tjera që veçse ekzistojnë në rajon. Me këtë nënkupton se nuk do të dublifikohen punët dhe do të ketë një integrim më të mirë. E dyta, duhet të ketë një plan për zhvillim institucional… Ky nuk është një projekt politik, por është një projekt shumë i rëndësishëm ekonomik dhe me rëndësi është që të ngelet projekt ekonomik dhe të fokusohet për krijimin e mundësive të njerëzve të regjionit dhe të keni përkrahje më të madhe”, përfundoi Escobar.

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për vrasjet dhe plagosjet e sotme në Shkodër

Published

on

By

Policia shqiptare, ka arrestuar Ragip Gila, i dyshuar si autor të ngjarjes së rëndë në Shkodër, me dy të vrarë e tashmë dy të plagosur.

Nga të shtënat në një lokal në afërsi të Bashkisë Shkodër, mbeti i vrarë Armando Pali, 3 persona të plagosur, ndërsa njëri prej tyre s’u mbijetoi plagëve dhe vdiq në spital.

Vrasësi sipas abcnews.al, ishte në me maskë në kokë, në momentin që hyri në lokal dhe qëlloi me armë.

Pas ngjarjes, autori fillimisht ishte larguar me një automjet.

Ragip Gila sipas mediave shqiptare kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu.

Ai u kap më 6 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor, ku iu sekuestruan një armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke të gjitha elemente që ngrejnë dyshime mbi përgatitjen për ngjarje kriminale.

Pavarësisht se ishte arrestuar për posedim të armëve dhe mjeteve të rrezikshme, Gila kishte arritur të rifitojë lirinë pak kohë më parë. Mëngjesin e sotëm, Shkodra u trondit nga një atentat me armë zjarri që la pas dy viktima, Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Geridon Kraja, i njohur si truproja i Erogen Vaso (Brajoviç) dhe u plagos Erogen Vaso (Brajoviç), shtetasja M. K., 25 vjeçe, kamariere në lokal./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​GAP: Kryetarët e komunave dhanë 1815 premtime, realizuan vetëm 918

Published

on

By

Instituti GAP ka publikuar raportin për nivelin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore për mandatin 2021-2025 që kanë dhanë kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale. Në bazë të raportit të tyre, kryetarët kanë dhënë 1815 premtime zgjedhore në fushatën elektorale, ndërkaq kanë zbatuar vetëm 918 sosh.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sipas raportit të GAP, në vitin 2021 ka dhënë 206 premtime zgjedhore, por për katër vjet ka realizuar vetëm 73 premtime. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë 78 premtime, por ka realizuar 42 sosh. Ndërkaq kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë 109 premtime por i ka realizuar vetëm 55”, tha hulumtuesi i GAP, Bekim Salihu, në konferencë për media të hënën./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Raportohet për katër të vrarë në një sulm me armë zjarri në Jerusalem

Published

on

By

Të paktën katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Jerusalem, njoftuan shërbimet e emergjencës, raporton BBC.

Shërbimi i ambulancës, Magen David Adom identifikoi të vdekurit, një burrë rreth të 50-ave dhe tre burra rreth të 30-ave. Pesë persona me plagë nga armë zjarri u dërguan në spitalet lokale, dhe disa të tjerë u plagosën nga xhamat e thyer, shtoi ajo.

Policia izraelite tha se sulmi ndodhi në kryqëzimin Ramot – i cili ndodhet në periferi veriperëndimore të qytetit. U tha se “dy terroristë u neutralizuan”.

Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se personat e armatosur hipën në një autobus dhe hapën zjarr përpara se një ushtar t’i qëllonte. Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm nga ndonjë grup i armatosur./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Trump: Gati për fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë

Published

on

By

I pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë të dielën nëse ishte gati të kalonte në “fazën e dytë” të sanksioneve kundër Rusisë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u përgjigj: “Po, jam”.

Presidenti amerikan nuk tha qartë nëse ishte i angazhuar ndaj një vendimi të tillë apo çfarë do të përfshinte faza e dytë, raporton The Guardian.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një emaili të dërguar të dielën ku pyetej për hapat që Trump po mendonte të ndërmerrte.

Trump tha të dielën në mbrëmje se “disa liderë evropianë do të vijnë në vendin tonë të hënën ose të martën individualisht” dhe se ai do të fliste së shpejti edhe me Vladimir Putinin.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mund të vendosin “tarifa dytësore ndaj vendeve që blejnë naftë ruse”, duke e shtyrë ekonominë ruse në prag të kolapsit dhe duke e detyruar Vladimir Putinin të ulet në tryezën e negociatave. Kina është një blerës kryesor i eksporteve të energjisë ruse.

Trump ka vendosur një tarifë prej 50 për qind mbi mallrat indiane – zyrtarisht sepse India importon naftë ruse, megjithëse presidenti amerikan ka edhe pakënaqësi të tjera ndaj Indisë, të cilat raportohet se përfshijnë refuzimin e kryeministrit të saj për ta nominuar për çmimin Nobel të Paqes./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara