Kronikë e zezë

​Erërat e forta rrëzojnë drunjtë në Prishtinë, vdes një person

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Published

on

Një 30-vjeçar ka vdekur si pasojë e rrëzimit të drunjve në lagjen “Pashko Vasa” në kryeqytet nga erërat e forta. Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe një grua e moshës 30-vjeçare ka pësuar lëndime nga rrëzimi i drunjve.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30-vjeçare është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./UBTNews/

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda dy ditësh, disa persona në mbajtje

Published

on

By

Disa raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Malishevë dhe Deçan, sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Në një rast në Prishtinë, një grua dyshohet se është sulmuar nga vëllai i saj pas një mosmarrëveshjeje familjare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati.

Po ashtu në një rast tjetër në Prishtinë, pas një konflikti familjar janë përfshirë në rrahje një motër dhe vëlla. Të dy kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Në fshatin Llashkadrenoc të Malishevës, është arrestuar një grua e dyshuar për dhunë në familje dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Deçan, një burrë ka raportuar se ndihet i shqetësuar dhe i kanosur nga djali i tij i mitur, pas një seance në prokurori. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për ngacmim të vazhdueshëm ndaj një gruaje në Prishtinë

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për ngacmim të vazhdueshëm ndaj një gruaje, siç raportohet në Raportin një ditorë të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari burrë, dyshohet se për një periudhë kohore e ka ngacmuar dhe ofenduar në forma të ndryshme viktimën femër kosovare përmes emailave.

I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Ngacmim”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Katër shtetas afganë përfshihen në përleshje me thikë në Prishtinë, dy të lënduar

Published

on

By

Një përleshje mes katër personave ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje që ka nisur me konflikt verbal, katër të dyshuar meshkuj, shtetas të Afganistanit, janë rrahur mes vete. Gjatë përleshjes është përdorur një mjet i ftohtë – thikë.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

EO: Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi në sallën e gjyqit për akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e mbajtur më 15 janar, prokurorja Firkije Fejzullahu deklaroi se pas administrimit të provave do të arrihet zbardhja e plotë e gjendjes faktike dhe provimi i fajësisë së të akuzuarve.

Ajo theksoi se Krasniqi, pa kontrata apo autorizime ligjore, kishte kërkuar udhëzime dhe referenca nga i akuzuari Isuf Zejna lidhur me tenderimet e KEK-ut, si dhe kishte autorizuar në mënyrë të kundërligjshme Dejona Mihalin të jepte opinione dhe vendime për to.

Sipas prokurores, do të vërtetohet qëllimi dhe dashja për kryerjen e veprave penale dhe dëmi i shkaktuar ndaj KEK-ut dhe qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq, mbrojtësi i Krasniqit, avokati Vyrtyt Ibrahimaga, ka thënë se Prokuroria po dramatizon veprimet e të akuzuarit, të cilat sipas tij janë thjesht veprime menaxheriale.

Ai theksoi se nuk janë përmbushur elementet objektive të veprës penale, pasi askush nuk ka përfituar jashtëligjshëm dhe nuk është dëmtuar.

Mbrojtja tha se Krasniqi ka vepruar gjithmonë në interes të ndërmarrjes dhe për të përmbushur detyrat në afat rekord.

Vetë Krasniqi ka cilësuar aktakuzën si të montuar dhe ka theksuar se qëndrimi i tij pesëmujor në paraburgim është i padrejtë.

Sipas aktakuzës, ai, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.

Gjykata Themelore më 23 prill 2025 pati aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes, duke hedhur aktakuzën për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, ndërsa pjesa tjetër u rikualifikua në “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën dhe ka vendosur që procedura penale për pesë vepra penale ndaj Krasniqit të vazhdohet sipas dispozitave të procedurës.

Në seancën fillestare më 7 shkurt 2025, Krasniqi dhe Zejna janë deklaruar të pafajshëm. Ymer Dragusha, një tjetër i akuzuar, ka pranuar fajësinë pas marrëveshjes me Prokurorinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës. Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Krasniqi akuzohet edhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Kurse, Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

 

Teksti dhe foto: Ekonomia Online

 

Continue Reading

Të kërkuara