Lajmet

​Enver Hoxha, kirurgu i parë në Kosovë që patentoi shpikjen e tij mjekësore në Gjermani

Kirurgu tha se kjo aparaturë mund të përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike për thithjen e lëngjeve.

Published

on

Specialisti i Kirurgjisë Plastike, Enver Hoxha është kirurgu i parë në Kosovë i cili ka arritur që pas një angazhimi dyvjeçar ta patentojë në Gjermani pajisjen e tij mjekësore që ka për qëllim thithjen e lëngjeve gjatë procedurave kirurgjike.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një konferencë për medie tha se për herë të parë në mjekësinë kosovare ka ndodhur një patentim i një produkti mjekësor nga Gjermania.

Sejdiu theksoi se falë patentimit të kësaj pajisje mjekësore tashmë edhe Kosova ka një kod të vet për hulumtimet dhe patentimet tjera.

Duke kërkuar që sa më shumë të rritet mbështetja për hulumtimet shkencore, kryetari i OMK-së tregoi se tashmë në kuadër të Odës do të krijojnë një Fond për t’u dalë në ndihmë mjekëve të rinj.

“Për herë të parë në lëmin e shëndetësisë kolegët tanë, doktor Enveri dhe profesori Arifi pas një pune dyvjeçare kanë arritur që të bëjnë patentimin në një shtet evropian të një produkti, të një aparature e cila me specifikat e veta është treguar si inovacion edhe për shtetet e zhvilluara dhe në këtë rast vjen edhe tek ne. Ne para dy viteve doktor Enveri veçse na ka ofruar një ide që është duke zhvilluar për këtë inovacion ndoshta në një pjesë të madhe kemi qenë skeptikë por puna e vazhdueshme dhe hulumtuese që doktor Enveri e ka marr para vetës, ka arritur që në shtator të këtij viti është patentuar si inovacion në Gjermani. Ky do të ishte një apel për të gjitha institucionet tona që merren apo do të duhej të merren për stimulimin e inovacioneve dhe hulumtimeve shkencore që më në fund të bëhet e mundshme investimi në këto hulumtime dhe ne të jemi edhe prezentë në zhvillimet shëndetësore në Evropë dhe botë, dhe të jetë një stimulim për mjekët e ri që të mbesin në Kosovë”, tha ai.

Kurse kirurgu plastik Enver Hoxha, i cili e ka zbuluar këtë pajisje tha se kjo aparaturë mund të përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike për thithjen e lëngjeve. Ai tha se kjo pajisje është shumë praktike dhe nuk ka kosto të lartë.

Kirurgu Hoxha po ashtu u shpreh se për këtë shpikje të tij nuk ka hasur në mbështetje të askujt.

“Pajisja e cila është shpikur përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike, qëllimi i saj është thithja e lëngjeve. Në kuadër të këtij patentimi janë dy modele të të njëjtit funksion. Avantazhi i kësaj pajisje është se mund të përdoret në të gjitha nivelet e zhvillimit ekonomik si në botën e zhvilluar por edhe vendet e varfra, do të jetë shumë praktike dhe besoj që kompanitë në perëndim do ta marrin për ta zhvilluar, por shpresojmë që në të ardhmen e afërt edhe këtu ndonjë pajisje tjetër do të patentohet dhe do zhvillohet. Kam edhe disa projekte tjera por që ato kërkojnë një teknologji më të avancuar për t’i bërë të arritshme, kështu që kjo ka qenë një ndër më të thjeshtat, por të mundshmet për tu zhvilluar në Kosovë. Sakrifica e puna ka qenë e madhe për shkak sepse nuk kam pasur mbështetje materiale nga askush, është dashur vetë nga fondi familjar i kursimeve”, theksoi ai.

Profesori i Kirurgjisë Plastike, Hysni Arifi u shpreh se kjo shpikje e doktor Enver Hoxhës kirurgëve iu ka mundësuar një qasje më të lehtë në realizimin e procedurave kirurgjike.

“Kjo është një ditë, konsideroj e veçantë, e rëndësishme për mjekësinë kosovare për kirurgjinë sepse ky produkt dhe kjo pajisje mjekësore është patentuar në një institut në Gjermani që është institut prestigjioz dhe me siguri që kirurgët do ta kenë një qasje më të lehtë në realizimin e procedurave kirurgjike që janë të shumta”, tha ai. 

Bota

Pamjet nga përmbytjet në Mykonos dhe Paros, stuhia godet ishujt grekë

Published

on

Një stuhi e fuqishme ka goditur ishujt grekë të Paros dhe Mykonos, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe duke nxitur autoritetet të mbyllin shkollat dhe të vendosin ndalim të trafikut për të gjithë automjetet, përveç atyre të shërbimeve urgjente. Reshjet e dendura, që kanë goditur qytetet kryesore të Parosit, Parikia dhe Naousa, kanë shkaktuar përmbytje që kanë përmbytur rrugët.

Në Paros, autoritetet raportuan se 13 persona, të cilët ishin bllokuar nga stuhia, u shpëtuan dhe u dërguan në shtëpitë e tyre, pa pasur viktima. Ndërkohë, në Mykonos, përmbytjet ishin më pak intensive, por ekskavatorët u përdorën për të pastruar rrugët dhe për të lejuar kalimin e ujit që po shkonte pranë kafeneve dhe restoranteve buzë detit.

Për shkak të kushteve të vështira, shkollat në Paros, Mykonos dhe dy ishuj të tjerë të Detit Egje u mbyllën, ndërsa autoritetet dërguan alarme në celularët e banorëve, duke i udhëzuar ata të qëndronin brenda për siguri. Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e pastrimit kanë punuar për të hequr bllokimet e shkaktuara nga gurët e rënë dhe për të shpëtuar shoferët që ishin bllokuar nga stuhia.

Disa ishuj të tjerë pranë Paros dhe të gjithë rajoni i Cyclades mbeten nën paralajmërimet e motit të keq, me stuhi dhe reshje të dendura shiu që pritet të vazhdojnë deri të mërkurën. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar ka paralajmëruar për kushte të ashpra të motit që do të prekin edhe rajone të tjera si Maqedoninë, Trakën, detin Egje dhe Atikën. Banorët janë paralajmëruar të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë për t’u mbrojtur nga stuhia./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor mbërrin për një vizitë dy-ditore në BiH

Published

on

Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor (COWEB) i Bashkimit Evropian ka nisur një vizitë dy-ditore në Bosnjë e Hercegovinë, e cila do të zgjasë nga 1 deri më 3 prill 2025. Ky grup, i përbërë nga përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, ka për qëllim të fitojë njohuri të dorës së parë mbi situatën politike dhe kushtetuese të vendit, si dhe për rrugën e tij evropiane.

Vizita është një mundësi për të marrë informacion për situatën e krizës politike dhe kushtetuese që ka prekur BiH dhe për të mbështetur përpjekjet për përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian. Përfaqësuesit e COWEB do të takohen me institucione vendase, liderë politikë, shoqërinë civile, EUFOR dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në BiH.

Kjo vizitë ndodh një vit pasi Këshilli Evropian dha dritën jeshile për hapjen e negociatave të pranimit të Bosnjës dhe Hercegovinës në BE, duke theksuar angazhimin për mbështetje të vazhdueshme në procesin e integrimit. Pritshmëritë janë që ky vizitë të kontribuojë në përcaktimin e hapave të ardhshëm për përparimin e vendit në rrugën evropiane dhe për implementimin e reformave të nevojshme për stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Vuçiq nis të mërkurën konsultimet për qeverinë e re

Published

on

Konsultimet për formimin e qeverisë së re serbe do të fillojnë të mërkurën dhe do të përfundojnë të premten, ka njoftuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai ka dërguar letra të gjithë liderëve të grupeve dhe listave përfaqësuese në Kuvendin e Serbisë, dhe ka konfirmuar se pesë ose gjashtë grupe kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në këto konsultime.

Këto zhvillime vijnë pas dorëheqjes së kryeministrit Miloš Vučević në janar, pas protestave masive të studentëve, të cilat shpërthyen pas një incidenti tragjik në Novi Sad, ku një tendë e shembur shkaktoi vdekjen e 16 personave dhe dhunoi studentë. Pas dorëheqjes së Vučević, Kuvendi i Serbisë konfirmoi largimin e tij më 19 mars dhe e detyroi qeverinë të vazhdojë të punojë për një periudhë tjetër 30-ditore, deri në formimin e një qeverie të re.

Nëse qeveria e re nuk formohet brenda kësaj periudhe, presidenti Vuçiq do të jetë i detyruar të shpallë zgjedhje parlamentare. Sipas Vuçiq, nuk ka ndonjë mundësi për një qeveri tranzitore dhe ai pritet të bisedojë me liderët e grupeve për të diskutuar mundësitë për qeverinë e ardhshme të Serbisë./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Mianmari shpall javë zie ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve zbehen

Published

on

Mianmari ka shpallur një javë zie kombëtare pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar, i cili ka marrë jetën e më shumë se 2800 njerëzve dhe ka lënë shumë të tjerë të plagosur e të zhdukur. Shpresa për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja po zbehen pasi ka kaluar periudha kritike e 72 orëve pas tërmetit, kur shanset për të shpëtuar jetët janë më të mëdha.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka theksuar nevojën urgjente për ndihma si strehim, ushqim, ujë dhe ndihmë mjekësore në zonat e prekura, veçanërisht në Mandalay, që ndodhet afër epiqendrës së tërmetit. Grupet e ndihmës po punojnë në kushte të vështira për të ofruar mbështetje, ndërkohë që qeveria ushtarake e Mianmarit ka shpallur një minutë heshtje dhe ka filluar javën e zie kombëtare në nder të viktimave të këtij tragjizmi.

Krahas dëmeve të mëdha, tërmeti ka ndikuar edhe në stabilitetin e brishtë të vendit, që është duke u përballur me një luftë civile katërvjeçare. Ndihma ndërkombëtare është e nevojshme për të përballuar krizën humanitare, dhe shumë grupe të ndihmës po angazhohen për të ofruar mbështetje të menjëhershme në zonat më të goditura./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara