Lajmet

​Enver Hoxha, kirurgu i parë në Kosovë që patentoi shpikjen e tij mjekësore në Gjermani

Kirurgu tha se kjo aparaturë mund të përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike për thithjen e lëngjeve.

Published

on

Specialisti i Kirurgjisë Plastike, Enver Hoxha është kirurgu i parë në Kosovë i cili ka arritur që pas një angazhimi dyvjeçar ta patentojë në Gjermani pajisjen e tij mjekësore që ka për qëllim thithjen e lëngjeve gjatë procedurave kirurgjike.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një konferencë për medie tha se për herë të parë në mjekësinë kosovare ka ndodhur një patentim i një produkti mjekësor nga Gjermania.

Sejdiu theksoi se falë patentimit të kësaj pajisje mjekësore tashmë edhe Kosova ka një kod të vet për hulumtimet dhe patentimet tjera.

Duke kërkuar që sa më shumë të rritet mbështetja për hulumtimet shkencore, kryetari i OMK-së tregoi se tashmë në kuadër të Odës do të krijojnë një Fond për t’u dalë në ndihmë mjekëve të rinj.

“Për herë të parë në lëmin e shëndetësisë kolegët tanë, doktor Enveri dhe profesori Arifi pas një pune dyvjeçare kanë arritur që të bëjnë patentimin në një shtet evropian të një produkti, të një aparature e cila me specifikat e veta është treguar si inovacion edhe për shtetet e zhvilluara dhe në këtë rast vjen edhe tek ne. Ne para dy viteve doktor Enveri veçse na ka ofruar një ide që është duke zhvilluar për këtë inovacion ndoshta në një pjesë të madhe kemi qenë skeptikë por puna e vazhdueshme dhe hulumtuese që doktor Enveri e ka marr para vetës, ka arritur që në shtator të këtij viti është patentuar si inovacion në Gjermani. Ky do të ishte një apel për të gjitha institucionet tona që merren apo do të duhej të merren për stimulimin e inovacioneve dhe hulumtimeve shkencore që më në fund të bëhet e mundshme investimi në këto hulumtime dhe ne të jemi edhe prezentë në zhvillimet shëndetësore në Evropë dhe botë, dhe të jetë një stimulim për mjekët e ri që të mbesin në Kosovë”, tha ai.

Kurse kirurgu plastik Enver Hoxha, i cili e ka zbuluar këtë pajisje tha se kjo aparaturë mund të përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike për thithjen e lëngjeve. Ai tha se kjo pajisje është shumë praktike dhe nuk ka kosto të lartë.

Kirurgu Hoxha po ashtu u shpreh se për këtë shpikje të tij nuk ka hasur në mbështetje të askujt.

“Pajisja e cila është shpikur përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike, qëllimi i saj është thithja e lëngjeve. Në kuadër të këtij patentimi janë dy modele të të njëjtit funksion. Avantazhi i kësaj pajisje është se mund të përdoret në të gjitha nivelet e zhvillimit ekonomik si në botën e zhvilluar por edhe vendet e varfra, do të jetë shumë praktike dhe besoj që kompanitë në perëndim do ta marrin për ta zhvilluar, por shpresojmë që në të ardhmen e afërt edhe këtu ndonjë pajisje tjetër do të patentohet dhe do zhvillohet. Kam edhe disa projekte tjera por që ato kërkojnë një teknologji më të avancuar për t’i bërë të arritshme, kështu që kjo ka qenë një ndër më të thjeshtat, por të mundshmet për tu zhvilluar në Kosovë. Sakrifica e puna ka qenë e madhe për shkak sepse nuk kam pasur mbështetje materiale nga askush, është dashur vetë nga fondi familjar i kursimeve”, theksoi ai.

Profesori i Kirurgjisë Plastike, Hysni Arifi u shpreh se kjo shpikje e doktor Enver Hoxhës kirurgëve iu ka mundësuar një qasje më të lehtë në realizimin e procedurave kirurgjike.

“Kjo është një ditë, konsideroj e veçantë, e rëndësishme për mjekësinë kosovare për kirurgjinë sepse ky produkt dhe kjo pajisje mjekësore është patentuar në një institut në Gjermani që është institut prestigjioz dhe me siguri që kirurgët do ta kenë një qasje më të lehtë në realizimin e procedurave kirurgjike që janë të shumta”, tha ai. 

Lajmet

Rama akuzon LVV-në për sabotim të pastrimit: “Me votën tuaj e latë Prishtinën në bërllog”

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sabotuar pastrimin e kryeqytetit, pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”.

Rama ka kritikuar asamblistët që votuan kundër themelimit të kompanisë, duke thënë se me votën e tyre “e latë qytetin në bërllog”.

Ai ka reaguar edhe ndaj sjelljes së asamblistëve gjatë seancës, duke e cilësuar vendimin si të pakuptimtë dhe duke thënë se një veprim i tillë është “të punosh kundër vetëvetes”.

Në fund, Rama ka ironizuar vendimin e asamblistëve duke shkruar: “Seriozisht, jeni për studim!”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ka dështuar sërish përmbyllja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Published

on

Procesi sërish ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Votimi për nënkryetar u vendos të bëhet veç e veç. Në votim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.

Pas këtij procesi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ndërpreu punimet, ndërsa për seancën e radhës tha se do të votojë më vonë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja pritet t’i japë Ukrainës 6.1 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Published

on

Bashkimi Evropian pritet t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro ndihmë shtesë për blerjen e pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Financimi është pjesë e paketës së huasë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, e cila përfshin 28.3 miliardë euro për ndihmë ushtarake dhe 16.7 miliardë euro për mbështetje buxhetore.

Për të mundësuar blerjen e sistemeve “Patriot”, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, BE-ja do të heqë kërkesën që pajisjet të jenë të prodhuara brenda Evropës. Përjashtimi do të vlejë edhe për disa dronë që përdorin komponentë kinezë.

Shuma prej 6.1 miliardë eurosh përbën këstin e fundit të fondit prej 28.3 miliardë eurosh të dedikuar për mbrojtjen. Deri më tani, Ukrainës i janë transferuar 8.35 miliardë euro për këtë qëllim.

Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha se avantazhi ushtarak i Ukrainës varet nga sigurimi i shpejtë i pajisjeve kritike në sasitë dhe afatet e nevojshme.

Sipas tij, përshpejtimi i dërgesave përmes përdorimit të rezervave ekzistuese, rishikimit të prioriteteve të porosive dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese është thelbësor.

Ndihma e re vjen në kohën kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërsa aleatët po përpiqen të rrisin furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore përpara dimrit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bajrami: Puna e parë në Kuvend do të jetë kriminalizimi i shkeljes së Kushtetutës

Published

on

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se një nga veprimet e para të Kuvendit do të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Bajrami ka shkruar në Facebook se “është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet”.

“Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka kritikuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mashtrues” dhe e ka akuzuar se po synon ta rrënojë shtetin.

“Ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka deklaruar Bajrami./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara