Sport

​Elhami Shabani lufton për medalje në evropianin e karatesë

Shabani deri më tani në këtë kampionat ka fituar katër luftëra.

Published

on

Karateisti nga Kosova Elhami Shabani është duke e përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian të karatesë.

Shabani deri më tani në këtë kampionat ka fituar katër luftëra. Me katër fitore, karateisti Elhami Shabani ka hyrë në zonën e medaljeve në Kampionatin Evropian “Gaziantep 2022”. Ai lufton për medaljen e bronztë të shtunën.

Ndryshe, sukseset e sportistëve kosovarë nëpër botë janë gjithnjë e më të mëdha. Së fundit, Donjeta Sadiku mori medaljen e artë në kampionatin botëror të boksit për femra që u mbajt në Turqi.

Sport

Gjilani rival i lehtë për Malishevën

Published

on

By

Malisheva e ka mposhtur shumë lehtë Gjilanin në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e trajneri Bekim Isufit ka triumfuar me rezultat 4-1 në ndeshjen që u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Aliu me tre gola dhe Prekazi me një ishin ata që ia siguruan tri pikë të reja skuadrës së tyre, derisa golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Bilalli në minutën e 65’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Malisheva e blindon pozitën e tretë me 40 pikë, gjashtë më shumë se Gjilani i vendit të katërt.

Continue Reading

Sport

​Zyrtare, Mirel Josa largohet nga Vëllaznimi

Published

on

By

Klubi i Futbollit Vëllaznimi ka njoftuar zyrtarisht se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa.

Në njoftimin zyrtar nuk është dhënë arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit.

KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimit. KF Vëllaznimi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, thuhet një njoftimin e skuadrës gjakovare.

Pas 18 ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Parë, Vëllaznimi renditet në pozitën e pestë në Grupin A me 32 pikë të mbledhura.

Continue Reading

Sport

Dukagjini vazhdon krizën e thellë të Prishtinës

Published

on

By

Dukagjini ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim te Prishtina me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Altin Merlaku duke ia siguruar tri pikë të reja skuadrës së trajnerit Ismet Munishi.

Kjo humbje e zhytë në krizë edhe më të thellë Pirshtinën e cila në pesë ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe dy humbje duke mbetur në kuotën e 31 pikëve në pozitën e gjashtë, aq sa tani ka edhe Dukagjini në pozitë më poshtë, transmeton KosovaPress.

Në ndeshjen e ardhshme, klinasit e presin Dritën, teksa prishtinasit përballen me Gjilanin.

Continue Reading

Sport

​Duka thyen heshtjen për Etnik Brrutin

Published

on

By

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka folur për herë të parë në lidhje me kalimin e Etnik Brrutit nga Kosova tek Shqipëria që ngjalli reagime të shumta në Kosovë.

I pari i FSHF-së ka thënë se dera e kombëtares është e hapur për të gjuthë.

“Kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria (rasti i Brrutit) – Pashë një status të babait të lojtarit dhe mendoj që ishte i duhuri. Akuza për mua apo FSHF-në ka në të dyja drejtimet, pse e keni marrë këtë lojtar apo pse nuk e keni marrë. Edhe kur i merr, edhe kur nuk i merr, gjysma e njerëzve janë pro dhe gjysma kundër. Nëse je i bindur që ke bërë më të mirën, duhet të vazhdosh ta bësh. A e kam marrë unë Brrutin? Unë jam një nga ata që vendos për politikat e FSHF-së dhe një nga politikat tona është që dera e Kombëtares është e hapur për këdo. Ne marrim vetëm futbollistët shqiptarë, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne”, ka thënë Duka.

“Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Evropës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore”, ka thënë Duka.

Continue Reading

Të kërkuara