Sport

​Edhe FFK lëshon sqarim në lidhje me incidentin e raportuar brenda këtij institucioni

Në media u raportua se Agim Ademi ka pasur përplasje fizike me Artan Govorin.

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar përmes një sqarimi të lëshuar në faqen zyrtare në lidhje me incidentin e raportuar se ka ndodhur sot brenda ambienteve të federatës.

Në media u raportua se Ademi ka pasur përplasje fizike me Artan Govorin, punëtorin e FFK-së, por kjo është mohuar nga ky institucion.

“Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin lidhur me raportimet e mediave për kinse sulm fizik të presidentit Agim Ademi ndaj njërit prej punëtorëve të administratës, Artan Govori brenda selisë së FFK-së. FFK edhe njëherë shpreh indinjatën e saj dhe detyrohet të përgënjeshtrojë raportimet e tilla të pavërteta. Në selinë e FFK-së nuk ka ndodhur kurrfarë sulmi fizik, siç raportohet në media, por thjesht ka qenë një debat i zakonshëm për natyrat e punës brenda federatës”, thuhet në sqarimin e federatës.

“Janë stafi i FFK-së dhe dëshmitarë tjerë, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentet kur aludohet se ka pasur sulm fizik, e që në fakt ka qenë vetëm një debat. Raportimet e tilla janë në vazhdën e inskenimeve, presioneve e shantazheve që po bëhen nga persona që nuk kanë aspak të bëjnë me futbollin dhe që synojnë që nëpërmjet formave të tilla të vijnë deri te kapja e këtij institucioni. Sidoqoftë, FFK si institucion kredibil do të vazhdojë rrugëtimin e saj përkundër presioneve të tilla, me qëllimin e vetëm për progres të futbollit kosovar dhe që t’i mbajë larg këtij institucioni dhe larg futbollit njerëzit e grupeve të interesit”, bën të ditur FFK.

Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të FFK-së do të mbahet më 6 prill.

Sport

Peja 03 dhe Bashkimi përballen për trofeun e Ligës Unike

Published

on

By

Finalja e Ligës Unike do të dhurojë një përballje tërësisht kosovare mes dy skuadrave të forta të basketbollit të femrave.

KBF Peja 03 do të përballet me KBF Bashkimin në një duel që pritet të jetë shumë i luftuar dhe me atmosferë të zjarrtë në tribunë.

Ndeshja finale zhvillohet më 18 mars 2026, me fillim nga ora 19:30, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi”.

Të dyja ekipet synojnë trofeun, duke premtuar spektakël dhe rivalitet deri në fund.

Continue Reading

Sport

Chelsea humb ndaj PSG, Real Madrid merr fitore ndaj Manchester City

Published

on

By

Mbrëmja e së martës në Champions League ka përcaktuar dy çerekfinalistët e radhës pas ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave, ku Paris Saint-Germain dhe Real Madrid kanë siguruar kalimin tutje duke eliminuar dy skuadrat angleze.

Chelsea u mposht në “Stamford Bridge” me rezultat 0-3 nga kampionët në fuqi, PSG, të cilët dominuan takimin me golat e Khvicha Kvaratskhelia, Bradley Barcola dhe Senny Mayulu, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 8-2.

Në përballjen tjetër të madhe, Manchester City u eliminua nga Real Madridi pas humbjes 1-2 në shtëpi, ku Vinicius Jr. shënoi dy herë për madrilenët, ndërsa Erling Haaland realizoi golin e vetëm për vendasit që luajtën me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Bernardo Silvës.

Me këto rezultate, Real Madridi kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 5-1 dhe pritet të përballet me fituesin e çiftit Atalanta-Bayern Munich në raundin tjetër.

Continue Reading

Sport

Champions League, City dhe Chelsea luftojnë për rikthim

Published

on

By

Manchester City dhe Chelsea, përballen me një mision shumë të vështirë për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League.

Të dy skuadrat pësuan humbje të thella në ndeshjet e para, City u mposht 3:0 nga Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Chelsea humbi 5:2 ndaj Paris Saint-Germain në Paris. Ndeshjet e kthimit zhvillohen sot nga ora 21:00.

Përmbysja e disavantazheve të tilla ndaj skuadrave si Real Madridi dhe PSG konsiderohet shumë e vështirë, duke pasur parasysh cilësinë dhe përvojën e tyre në garat evropiane. Megjithatë, te City mbizotëron besimi. Kapiteni Bernardo Silva theksoi se skuadra do të luftojë deri në fund, pavarësisht rezultatit të parë negativ.

Nga ana tjetër, Chelsea synon reagim në shtëpi, edhe pse përballet me mungesën e kapitenit Reece James për shkak të lëndimit. Trajneri Liam Rosenior ka kërkuar përqendrim maksimal dhe shmangie të gabimeve ndaj kampionit në fuqi.

Në kampin e PSG-së, Ousmane Dembele theksoi se skuadra e tij do të hyjë në fushë për fitore, duke paralajmëruar një tjetër ndeshje të fortë ndaj londinezëve.

Në takimet e tjera, Sporting CP përballet me Bodo/Glimt, ku norvegjezët kanë epërsi 3:0 nga ndeshja e parë. Ndërkohë, Arsenal FC dhe Bayer Leverkusen nisin nga barazimi 1:1, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikim.

Continue Reading

Sport

Sfida e fortë në Romë për karatistët kosovarë

Published

on

By

Ka përfunduar gara prestigjioze Karate 1 Premier League Rome 2026, e mbajtur në Romë, Itali, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Federatës të Karatesë së Kosovës.

Në këtë turne të nivelit më të lartë botëror, ku garojnë vetëm 32 sportistët më të mirë në secilën kategori, Kosovën e përfaqësuan Islam Selmani në kategorinë -60 kg dhe Betim Maliqi në kategorinë -75 kg.

Selmani nuk arriti të vazhdojë garën për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë fazës së grupeve, ndërsa Maliqi pati paraqitje solide, por nuk arriti të kalojë këtë fazë të garës.

Për të dy garuesit, kjo ishte hera e parë që merrnin pjesë në një kompeticion të këtij niveli. Në këtë aktivitet, ata u shoqëruan nga trajneri i përfaqësueses, Agron Tosuni.

Federata e Karatesë e Kosovës u ka uruar sportistëve suksese në garat e ardhshme dhe rezultate edhe më të mira në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara