Kronika e zezë

​Dy vjet e gjysmë burg e 400 euro gjobë për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Vjedhja ka ndodhur me datat 21-22 tetor 2020 në Ferizaj.

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot me dy vjet e gjysmë heqje lirie dhe 400 euro gjobë të pandehurin K.P., shtetas kosovar, pasi ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

I pandehuri akuzohet se me datat 21-22 tetor 2020 në Ferizaj, me dashje dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë sipas Kodit Penal të Kosovës.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Aktualitet

Kapet 53-vjeçari në Kukës për kontrabandë me mallra

Published

on

Policia e Shtetit në Kukës ka arrestuar personin me inicialet S.V., banues në Rahovec, për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandë me mallra.

Personi S. V. u kap në Pakish, ndërsa po drejtonte një kamionçinë me produkte ushqimore pa faturë, ku këto të fundit janë sekuestruar.

Shtetasi i arrestuar ngarkohet për veprat penale kalimi i paligjshëm i kufirit dhe kontrabanda me mallra të tjera. /S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Operacioni “Prova” godet grupin kriminal në Kuçovë

Published

on

Policia e Shtetit në Berat ka arrestuar tre persona si pjesë e grupit kriminal që shiste kanabis në doza në Kuçovë.

Në kuadër të operacionit Prova u ekzekutua masa e sigurisë arrest në burg, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., (33), L. M. (24) dhe D. D. (26), të tre banues në Kuçovë.

Arrestimi erdhi si rezultat i hetimit të ndjekur për tetë muaj, me metoda pro-aktive, në drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, shitnin doza narkotike.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin kanabis sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Sulmohet dhe kërcënohet me jetë drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë, drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova Baçi.

Personi që e ka sulmuar është një ish-punonjëse e çerdhes “Ganimete Terbeshi” e cila edhe me herët ka qenë disa herë e arrestuar për sulm ndaj drejtoreshës Kumnova-Baçi.

Kryesja e veprës është e diagnostikuar me sëmundje mendore.

Drejtoresha Kumnova-Baçi ka thënë se tash e sa kohe e ka të vështirësuar jetën personale dhe atë të zyrtarit publik pasi personi në fjalë e ka sulmuar disa herë në vendin e punës dhe në ambiente private raporton TV Syri.

“Iu bëj thirrje organeve përgjegjëse që përmes vendimeve të merituara gjyqësore të ma mundësojne lirshëm ushtrimin e funksionit te zyrtarit publik dhe të më sigurojnë lëvizjen e lirë për mua dhe familjen time”, ka shtuar Kumnova-Baçi./S.K/KP/TV Syri/

Continue Reading

Aktualitet

Pas një lëndimi aksidental, vdes dyvjeçari në QKUK

Published

on

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur mbrëmë në QKUK, pas një lëndimi aksidental të ndodhur më 31 gusht të këtij viti në në Vrajakë të Rahovecit.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia rajonale në Gjakovë, nga e cila thanë se rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

Sipas informatave të para të pranuara, thuhej se fëmija e gjinisë mashkull, i lindur në vitin 2023, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë.

Fillimisht ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës, e më pas është transferuar në QKUK, ku ka vazhduar trajtimin mjekësor.

“Jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovës Sheremet Elezaj.

“Ka qenë rast i raportuar më 31 gusht si lëndim aksidental dhe është proceduar më shënim zyrtar por sot nga QKUK, jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nën mbikqyrje të prokorurit të shtetit ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Për këtë ngjarje të rëndë, ka folur edhe Gazmend Spahiun, drejtor i Klinikës Intensive i cili po ashtu e konfirmoi vdekjen e dyvjeçarit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara