

Kuriozitete
Dy minerale të reja u zbuluan në një meteorit që ra në Somali
Kjo pas analizimit të një pjese të një meteori 15 tonësh që ra në Afrikën Lindore.
Published
3 years agoon
By
UBT newsNjë ekip studiuesish në Kanada thotë se ka zbuluar dy minerale të reja, dhe potencialisht një të tretë, pas analizimit të një pjese të një meteori 15 tonësh që ra në Afrikën Lindore.
Një meteorit pak më shumë se dy metra i gjerë, duke e bërë atë të nëntin më të madh në mesin e meteoritëve të dokumentuar, u zbulua në Somali në vitin 2020.
Mbarështuesit vendas të deveve thonë se meteoritin e kanë njohur breza të tërë banorëve të zonës dhe se në këngët e tyre e kanë quajtur muzg.
Shkencëtarët perëndimorë, megjithatë, e quajtën shkëmbin që mbërriti nga hapësira El Ali sepse u gjet pranë qytetit El Ali, në rajonin e Hiranit.
Një copë meteori me bazë hekuri, me peshë 70 gramë, u dërgua për klasifikim tek ekspertët në Universitetin e Albertës, i cili ka një koleksion të pjesëve të trupave qiellorë.
Chris Herd, një profesor në Departamentin e shkencave të tokës dhe atmosferës dhe kurator i koleksionit të meteoritëve të universitetit, tha se gjatë klasifikimit të shkëmbit, ai vuri re minerale të pazakonta. Heard i kërkoi Andrew Locock, kreut të Laboratorit të Mikrosondeve Elektronike të universitetit, të hetonte.
“Ditën e parë që bëri disa analiza, ai tha: “Ju keni të paktën dy minerale të reja atje”. Kjo ishte fenomenale. Zakonisht duhet shumë më tepër punë sesa thjesht të thuash se ka një mineral të ri”, thotë Herd.
Sipas tij, minerale të ngjashme janë krijuar në laborator në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, por ato nuk janë regjistruar asnjëherë të shfaqen në natyrë.
Heard thotë se mineralet e reja mund të ndihmojnë në zbulimin se si funksionon “laboratori i natyrës” dhe se ato mund të kenë aplikime ende të panjohura.
Një mineral i tretë potencialisht i ri është ende duke u analizuar.
Kuriozitete
Italianët bëjnë dush më shpesh se çdokush tjetër në Evropë
Published
5 hours agoon
September 9, 2025By
UBT News
Në një studim të fundit, italianët janë shpallur si populli që bëjnë dush më shpesh në Evropë, duke i lënë pas shumë kombet e tjera të kontinentit. Rreth 95% e popullsisë italiane e konsideron dushin si pjesë të rutinës ditore, ndërsa shumë prej tyre bëjnë dy dushë në ditë, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.
Ky trend ka të bëjë me një theks të fortë të kulturës italiane për pastërtinë dhe ndjesinë e freskisë që sjell një dush i përditshëm.
Pavarësisht se shumica e italianëve kalojnë mesatarisht vetëm pesë deri në dhjetë minuta nën ujë, kjo nuk duket të jetë një pengesë për ta përfshirë këtë praktikë në jetën e përditshme. Studimi tregon se italianët kanë preferenca të ndryshme për kohën e dushit.
Rreth 41% e tyre preferojnë të bëjnë dush menjëherë pas kthimit nga puna, duke ndihmuar në largimin e lodhjes dhe ndotësve të jashtëm.
Rreth 28% e italianëve i preferojnë dushët e natës para se të shkojnë për të fjetur, ndërsa 25% e tyre zgjidhin dushin në mëngjes për t’u ndjerë të freskët për ditën që ka filluar.
Kultura e pastërtisë është një nga aspekte më të rëndësishme të jetës italiane, dhe ky rezultat nuk është i papritur për ata që njohin zakonet e traditat e kombit. Dushi është jo vetëm një nevojë higjienike, por dhe ritual që synon freskinë dhe mirëqenien.
Kuriozitete
Këto veprime nuk duhet t’i bëni në avion
Published
1 day agoon
September 8, 2025By
UBT News
Ekziston një rregull që pasagjerët duhet të shmangin vendosjen e sendeve në xhepat e ulëseve në avion, veçanërisht nëse bëhet fjalë për ushqimin dhe pijet. Një stjuardesë ka zbuluar arsyet pse nuk duhet ta bëni këtë veprim.
Kur ulemi në sedilje avioni, duket logjike t’i ruajmë gjërat në xhepin e pasmë të ulëseve përballë, kështu që nuk duhet të gërmojmë në çantat tona për t’i nxjerrë jashtë gjatë fluturimit. Por ka një arsye josanitare pse duhet të shmangim pikërisht këtë sa herë që hipim në aeroplan.
Stjuardesa Beth Windsor ka punuar në avionë për më shumë se një dekadë. Ajo ka shpjeguar se xhepat e ulëseve janë një nga vendet më të pista në avion, sepse shumë rrallë pastrohen nga një fluturim në tjetrin.
Ajo tregoi se ka parë disa pasagjerë duke vendosur gjëra të tmerrshme në to. “Aeroplanët pastrohen sa herë që zbarkojnë diku, por shpesh nuk ka kohë të mjaftueshme për të dezinfektuar plotësisht pjesën e brendshme të çdo xhepi ndenjëse midis fluturimeve”, – tha ajo.
“Në shumë prej avionëve në të cilët kam punuar, ajo ndarje nuk lahej derisa avioni të kthehej në bazë për pastrim të thellë. Duhet të kuptohet që pasagjerët nuk duhet të përdorin xhepin e ulëseve për të ruajtur gjëra, unë kam hasur në një numër të madh pelena dhe të brendshme të ndotura në ndarje. Prandaj, mendoni dy herë para se të ruani ndonjë ushqim atje”.
Kuriozitete
Pamjet spektakolare të “Hënës së Gjakut”
Published
1 day agoon
September 8, 2025By
UBT News
Të dielën, qytetarët nëpër botë kanë pasur rastin ta shohin Eklipsin Hënor, që njihet ndryshe edhe si “Hëna e Gjakut”. Ngjarja spektakolare është parë edhe në Kosovë, fal motit të kthjellët.
Ky fenomen ndodh kur Hëna kalon plotësisht në hijen e Tokës.
Fenomeni është unik, se kombinohen me vendndodhjen dhe kushtet e veçanta atmosferike dhe e bëjnë që Hëna të duket në nuanca të kuqe e të portokallta. Një eklips hënor ndodh kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën e Diellit që bie mbi sipërfaqen e Hënës.
Gjatë fazës totale, drita e filtruar nga atmosfera e Tokës i jep Hënës ngjyrën e kuqe karakteristike.
Fotografitë e shkrepura nga Arian Mavriqi në Kamenicë:
Kuriozitete
Disa fakte që nuk i keni ditur për jetën dhe veprimtarinë e Giorgio Armani
Published
4 days agoon
September 5, 2025By
UBT News
Stilisti italian i modës Giorgio Armani ka vdekur, ka njoftuar kompania të enjten.
Armani, i cili ishte 91 vjeç, ishte sinonim i stilit dhe elegancës moderne italiane. Ai kombinoi talentin e stilistit me zgjuarsinë e një biznesmeni, duke drejtuar një kompani që xhiroi rreth 2.3 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë) në vit.
Ai kishte qenë i sëmurë për njëfarë kohe dhe u detyrua të hiqte dorë nga shfaqjet e grupit të tij në Javën e Modës për Burra në Milano në qershor, hera e parë në karrierën e tij që kishte humbur një nga ngjarjet e tij në pasarelë.
Sot ne do të ju sjellim disa fakte interesante nga i ndjeri.
Burri pas një xhakete
Perandoria e ngritur mbi xhaketën dhe kostumet e burrave, si evoluoi duke u kthyer në markë botërore me qindra dyqane dhe 12 etiketa, duke e renditur si stilistin më të pasur.
Mjeku që u bë stilist
Moda nuk ishte zgjedhja e parë; para dizajnimit të veshjeve, studioi mjekësinë. Giorgio Armani braktisi shkollën e modës, për të shkuar ushtar. Pasi punoi si shitës, ai startoi biznesin e tij në vitin 1975, me lekët që shiti makinën e tij V.W Kafer.
Dedikuar burrave
Koleksioni i parë ndryshoi stilin e meshkujve me gamën e ngjyrave neutrale. Ka realizuar mbi 250 kostume për filma, më i njohuri i Richard Gere në ‘American Gigolo’.
Xhaketa Bomber
Armani cilësohet babai i xhaketës Bomber, të cilën e krijoi duke i frymëzuar nga veshjet e policisë që kishte dizenjuar asokohe. Xhaketa u bë aq popullore sa kushdo ka një të tillë në gardërobën e tij.
Shtëpia Armani
Zotëron 12 etiketa: Giorgio Armani, Armani Collezioni, Emporio Armani, Armani Jeans, Armani Exchange, Armani Junior, Armani Casa, Armani Dolci, Armani Caffe, Armani Fiori, Armani Ristorante dhe Hotel Armani në Burj Khalifa në Dubai.
Shitës ëmbëlsirash
Armani ka një linjë të veçantë të quajtur Dolci ku shet çokollata të shijshme, me forma elegante, të cilat prodhohen në Firence. Ëmbëlsirat Armani Dolci, përfshijnë çokollata unike që shiten si edicion i kufizuar për raste të tilla si Shën Valentini dhe Ramazani.
Stilisti më i pasur
Thuajse çdo vit biznesi i tij regjistron shitje të hatshme. Edhe për vitin 2017 ai është renditur i pari në listën e stilistëve më të pasur me 6.6 miliard dollarë.
Kundër anoreksisë
Më 2006, Armani refuzoi modelet anoreksike nga sfilatat, duke u kthyer në mbështetës sidomos ndaj emrave të njohur që shfaqin këtë problem.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/

A është kosi i kulluar më i shëndetshëm se kosi i zakonshëm?

Revolucion në teknologji, telefoni më i hollë i lakuar deri më sot

Dasma e Selena Gomez, zbulohet lista e të ftuarve

Eminem i kërkoi ndjesë publike të ëmës për këngën e dikurshme fyese – nuk e interpreton më

Maqedonci në paradën kroate për 30 vjetorin e operacionit “Stuhia”: Kosova dhe Kroacia kontribojnë për paqe në rajon

Transportonte marihuanë drejt Kosovës, kërkohet paraburgim për shtetasin e Shqipërisë

Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve

Njoftim për prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vendet tjera të banuara me shqiptarë

Bayrou niset t’ia dorëzojë dorëheqjen Macronit
Të kërkuara
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26