Lajmet

​Duda: Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

Udhëheqësi polak vuri në dukje se ishte Rusia ajo që filloi luftën kundër Ukrainës.

Published

on

Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta, tha të hënën presidenti polak, Andrzej Duda.

“Rusia ka një detyrim për të kryer këtë rindërtim dhe unë besoj se komuniteti ndërkombëtar do të detyrojë shtetin rus të përballojë kostot”, tha Duda në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në Berlin.

Është në fakt “një detyrë e rëndësishme e komunitetit ndërkombëtar” të detyrojë Rusinë të paguajë për rindërtimin e Ukrainës”, shtoi ai.

Udhëheqësi polak vuri në dukje se ishte Rusia ajo që filloi luftën kundër Ukrainës dhe për këtë arsye ajo duhej të përballonte “të gjitha kostot e rindërtimit”.

“Nëse dikush sulmon një shtet, atëherë ai duhet të paguajë një faturë të madhe. Dhe kjo është ajo që ne kemi të bëjmë me Rusinë tani”, përsëriti Duda.

Më 1 dhjetor, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell njoftoi se ka në plan të diskutojë me homologët e tij çdo mjet ligjor të disponueshëm për të siguruar që Rusia të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Duke folur në fillim të konferencës dy-ditore ministrore të këtij viti të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në qytetin qendror polak të Lodz, Borrell tha: “Ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë ligjore për t’u siguruar që Rusia do të paguajë për shkatërrimi që po shkakton në Ukrainë”.

Ai kujtoi se BE-ja ka ngrirë asetet ruse me vlerë rreth 20 miliardë euro (21 miliardë dollarë) që kur Moska filloi luftën kundër Ukrainës dhe se sanksionet perëndimore kanë çuar gjithashtu në ngrirjen e 300 miliardë eurove (312 miliardë dollarë) të rezervave valutore të Rusisë në banka qendrore në mbarë botën./AA

Vendi

Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit

Published

on

By

Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales ku po gjykohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit, e përkrahur edhe nga mbrojtja e Selimit, se Prokuroria nuk duhet të dorëzojë apo zbulojë materiale të tjera, cilado qofshin ato, që nga momenti i mbylljes së çështjes gjyqësore – 18 shkurt 2026.

Sipas Trupit Gjykues, Prokuroria me materialet që ia ka komunikuar gjyqtarëve në sistemin e brendshëm të punës më 4 dhe 10 mars 2026, respektivisht më 4 mars ka dorëzuar katër materiale dhe gjashtë ditë më vonë edhe një material tjetër, nuk janë prova të reja në proces, raporton Klan Kosova.

“Për dallim nga parashtrimet e Mbrojtjes, Paneli gjen se dorëzimi nuk përbën parashtrim apo prova drejtuar Panelit në kuadër të këtij Rregulli. Zbulimi i provave nuk i është komunikuar gjykatës për qëllime të pranueshmërisë por si njoftim për palën e kundërt, pjesëmarrësit dhe Panelin”, thuhet në vendimin e Charles Smith.

“Paneli gjithashtu nuk sheh ndonjë meritë në argumentin e Mbrojtjes se, me mbylljen e rastit, interesi legjitim i Panelit në mbikëqyrjen e detyrimeve të zbulimit, siç përcaktohet në vendimin e kornizës ligjore, nuk vlen më”.

Mbrojtja e Hashim Thaçit i konsideroi materialet e dorëzuara javë pas mbylljes së rastit, të padrejta dhe të papranueshme. Sipas kryembrojtësit të Thaçit, Luka Misetiq, paraqitja e njëanshme e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në këtë fazë, përfshirë materiale që ZPS i sheh si inkriminuese në procese tjera, mohojnë të drejtën e Thaçit për një proces kundërshtues. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Vendi

Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së

Published

on

By

Misioni i Fakultetit të TurizmitUBT është përqendruar në aplikimin e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës ku studenti është në qendër të vëmendjes për t’u përgatitur si udhëheqës i ardhshëm në biznes, shërbime publike dhe industri.

Ky program studimi ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e turizmit, duke ndërthurur ekspertizën ndërkombëtare me nevojat e tregut lokal për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit akademik dhe komunitetit.

UBT, gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi për Diplomë të Dyfishtë (Double Degree) me IMC Krems – University of Applied Sciences në Austri, një nga modelet më të suksesshme evropiane në arsimin për turizëm.

Përmes një natyre të fokusuar aplikative, programi synon formimin e specialistëve të mirëfilltë të cilët pajisen me aftësi të thelluara zbatuese për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale në një mjedis ekonomik gjithnjë e më kompleks.

Gjatë rrugëtimit akademik, studentët zhvillojnë kuptim kritik mbi teoritë ekonomike, mësojnë të përdorin teknologjinë e informacionit në dizajnimin e organizatave turistike dhe fitojnë aftësi inovative për zgjidhjen e problemeve të paparashikuara në këtë fushë.

Një nga pikat më të forta të këtij programi është lidhja e ngushtë me sektorin e industrisë, përfshirë hotelierinë, gastronominë dhe agjencitë turistike, çka siguron që kurrikula t’u përgjigjet plotësisht nevojave reale të tregut të punës.

Studentët përgatiten të menaxhojnë projekte komplekse, të kuptojnë pozicionin financiar të bizneseve turistike dhe të zbatojnë procedurat e menaxhimit të rreziqeve në operacionet e përditshme.

Për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja, UBT ofron mundësi të shkëlqyera financiare, duke përfshirë një bursë prej 20% për tre vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen në këtë fakultet.

Kjo mbështetje, e kombinuar me transferimin e njohurive dhe nxitjen e krijimtarisë, bën që të diplomuarit në Turizëm të jenë të gatshëm të marrin role udhëheqëse dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor, kulturor dhe ekonomik të vendit dhe rajonit.

Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshje ndërkombëtare

Published

on

By

Në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës pas një pauze rreth njëmujore, deputetët ratifikuan shtatë marrëveshje ndërkombëtare nga 12 sa ishin paraparë në rendin e ditës.

Në sallë ishin të pranishëm 81 deputetë, të cilët votuan pro shtatë marrëveshjeve të para. Mirëpo, seanca u përcoll me debate dhe largime, pasi deputetët e PDK-së lëshuan sallën në fillim të punimeve, meqë u refuzua kërkesa e tyre që draft-rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës historike të vendosej si pikë e parë e rendit të ditës.

Nga ana tjetër, edhe pse ishin në sallë, deputetët e Listës Serbe nuk votuan as për prezencë e as për marrëveshjet në fjalë.

Ndërkaq, katër marrëveshjet e mbetura nuk u votuan nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me arsyetimin se ato kishin nevojë për shqyrtim paraprak.

Ndër vendimet më të rëndësishme që kaluan këtë të enjte ishte edhe marrëveshja e kredisë prej 33 milionë eurosh ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, e dedikuar për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Marrëveshjet e ratifikuara:

  • Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor.
  • Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018.
  • Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017.
  • Marrëveshja e kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale.
  • Marrëveshja e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike.
  • Marrëveshja e kredisë “Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës.
  • Marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.

Vlera e katër prej këtyre marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë me Bankën Evropiane për Investime, shkon në 121 milionë euro.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Mekatronikës në UBT përfitojnë përvojë praktike në teknologjitë më të avancuara në ITP Prizren

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Mekatronikës në UBT vazhdon të dëshmojë qasjen e tij moderne dhe të orientuar drejt praktikës, duke organizuar aktivitete që i lidhin studentët drejtpërdrejt me industrinë dhe teknologjitë më të avancuara.

Në këtë kuadër, studentët e vitit të tretë realizuan një vizitë studimore në qendrën ITP në Prizren, të udhëhequr nga Prof. Ass. Dr. Betim Shabani dhe Ass. Ylli Rexhaj, MSc Cand., ku patën mundësinë të njihen nga afër me proceset më të reja të prodhimit dhe inovacionit teknologjik.

Gjatë vizitës, studentët u njohën në mënyrë të detajuar me teknologjinë e printimit 3D, duke ndjekur të gjithë ciklin e zhvillimit, nga skanimi dhe modelimi digjital i objekteve, deri te realizimi i tyre fizik dhe procesi i post-procesimit si fazë përfundimtare.

Kjo eksperiencë praktike përfaqëson një nga elementet kyçe të programit të Mekatronikës në UBT, i cili është i ndërtuar mbi ndërthurjen e teorisë me praktikën, duke përgatitur studentët për sfidat reale të industrisë moderne.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT synon të zhvillojë te studentët aftësi konkrete profesionale, mendim inovativ dhe gatishmëri për tregun e punës, duke e bërë programin e Mekatronikës një nga drejtimet më atraktive dhe të kërkuara për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në teknologji, automatizim dhe industri të avancuara.

Vizita në ITP Prizren është vetëm një nga shumë aktivitetet praktike që organizohen në kuadër të këtij programi, duke e pozicionuar UBT-në si një institucion lider në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes në fushën e mekatronikës dhe teknologjisë.

Continue Reading

Të kërkuara