Sport

​Drejtori i Juventusit e pranon se De Ligt kërkon të largohet

De Ligt iu bashkua Juventusit nga Ajaxi në një marrëveshje prej 85.5 milionë euro në vitin 2019.

Published

on

Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene pranon se Matthijs de Ligt, dëshiron të largohet, por paralajmëron Chelsean se të tre palët duhet të jenë të kënaqura në këtë operacion.

Mbrojtësi holandez ka një kontratë deri në qershor 2024 dhe “Zonja e Vjetër” ka qenë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij për disa muaj. Megjithatë, De Ligt dëshiron të largohet nga klubi dhe Chelsea tani po negocion për nënshkrimin e tij.

Ne po flasim për lojtarët që ndjekin këshillat e agjentëve apo kolegëve në vend të klubit”, tha Arrivabene për gazetën “Tuttosport”.

Sot, mbajtja e një lojtari që dëshiron të largohet është e pamundur. Nuk ka të bëjë gjithmonë me paratë dhe nëse dikush dëshiron të shkojë, nuk mund t’i themi thjeshtë, ok, vazhdo. Është e vështirë të mbash një lojtar, por të gjithë ata që ulen në tryezën e negociatave duhet të jenë të kënaqur. Kush ka paratë fiton.”, shtoi ai.

De Ligt iu bashkua Juventusit nga Ajaxi në një marrëveshje prej 85.5 milionë euro në vitin 2019. Ai ka shënuar tetë gola në 117 paraqitje me “Bianconerët”, duke fituar titullin e Serie A në sezonin 2019-20, sezoni i tij i parë në klub.

Disa javë më parë, mbrojtësi holandez pranoi se nuk kishte arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij në “Allianz Stadium” dhe se objektivi i tij i vetëm ishte zhvillimi i tij.

Oferta e fundit e Chelseat për De Ligt është 40 milionë euro plus Timo Werner ose Christian Pulisic, por Juventusi dëshiron një ofertë më të lartë për të shitur mbrojtësin e tyre.

Sport

Mjafton goli i Ardit Tahirit, Llapi vazhdon ngjitjen në renditje

Published

on

Llapi ka shënuar fitore ndaj Feronikelit 74 me rezultat 1-0 në kuadër të javës 29-të të Superligës së Kosovës.  

Vendasit e donin më shumë fitoren dhe kjo u konfirmua nga fillimi i ndeshjes.

Para se të mbyllej pjesa e parë, Llapi fitoi penallti, ku i saktë ishte Ardit Tahiri që shënoi për 1-0.

Edhe pjesa e dytë solli raste nga të dyja ekipet por rezultati nuk ndryshoi.

Llapi mori një fitore të madhe edhe pse kundër Feronikelit 74, duke kaluar në pozitën e shtatë me 36 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini si i teti.

Drenicasit mbesin në vendin e fundit me 14 pikë.

Continue Reading

Sport

Vdes futbollisti i njohur shqiptar, 28-vjeçari humb jetën në fushë

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi futbollin shqiptar mbrëmjen e së mërkurës, kur Bledar Hajdari, futbollisti i FC Dajtit në Sunday League pësoi një atak kardiak dhe u nda nga jeta.

Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar dhe Federata Shqiptare e Futbollit, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe njerëzve të afërt.

“Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit.

Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës. Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë”, shkruan Federata.

Continue Reading

Sport

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA zbulon vendin ku do të mbahet ndeshja

Published

on

UEFA e ka zyrtarizuar tashmë vendin se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas njoftimit në faqen e UEFA-s, stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritësja e sfidës.

Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45. Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë. Ata tashmë janë në vendin e dytë me tre pikë.

Continue Reading

Sport

Sfidat vendimtare për të kaluar në gjysmëfinale

Published

on

“Play-off”-i i ProCredit Superligës vazhdon të prodhojë ndeshje shumë interesante.

Sfidat çerekfinale sollën dramë e adrenalinë deri në fund, derisa për tu kualifikuar në gjysmëfinale duhet të zhvillohen edhe ndeshjet e treta.

Seria çerekfinale është 1:1.

Të mërkurën Sigal Prishtina ndeshet me Vëllaznimin, në ndeshjen vendimtare për tu kualifikuar tutje.

Ndeshja e parë në kryeqytet përfundoi me fitoren e vendasve 71:69, edhe pse mysafirët po fitonin me katër pikë, një minutë pa përfunduar sfida. Ndërkohë, përballja tjetër në Gjakovë solli sërish adrenalinë, ku bardhekaltrit kishin epërsi deri në 21 pikë, por u përmbys nga kuqezinjtë, që triumfuan 90:73.

Në takimin tjetër ndeshen dy skuadrat verdhezi, Golden Eagle Ylli dhe Peja. Ndeshjen e parë e fituan pejanët në Therandë 71:77, derisa të dytin në Pejë, e fituan therandasit 66:75.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, derisa për finale duhen tri fitore. Për tu shpallur kampion duhen katër fitore.

Continue Reading

Të kërkuara