Kulturë, Lifestyle

​“Ditët e librit arbëresh”, mbledh në Tiranë personalitete nga Kalabria e Sicilia

Për herë të parë, protagonistë kryesorë të veprimtarisë do të jenë vetë arbëreshët.

Publikuar

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët po organizon veprimtarinë “Ditët e librit arbëresh”, e cila do të zgjasë tre ditë radhazi dhe do të hedhë dritë mbi aspekte të panjohura të prodhimtarisë studimore, letrare e artistike të autorëve bashkëkohorë të komuniteteve arbëreshe në Itali.

Për herë të parë, protagonistë kryesorë të veprimtarisë do të jenë vetë arbëreshët (studiues, shkrimtarë e artistë), të cilët janë mikpritur nga drejtoresha ekzekutive e kësaj Qendre, prof. Diana Kastrati, si dhe nga një pjesë e stafit të QSPA-së. Janë 15 personalitete të kulturës bashkëkohore arbëreshe nga Kalabria e Sicilia, që përmes ligjëratave të tyre, do të shpalosin disa prej veprave më përfaqësuese të sferës shpirtërore arbëreshe. Atyre u është lënë “skena” akademike për ta prezantuar punën e tyre në vendin amë.

Në emër të grupit arbëresh, presidenti i FAA (Federazione Associazioni Arbëreshë), Damiano Guagliardi ka paraqitur shkurtimisht disa nga hapat e ndërmarrë nga FAA për fushatën e dhurimit të librave dhe materialeve arkivore arbëreshe për QSPA-në. Ata kanë arritur të grumbullojnë 500 libra të dekadave të fundit, të cilët do të jenë pjesë e ekspozitës së çelur sot dhe që në vazhdim do t’i dhurohen QSPA-së.

Arbëreshët kanë shfaqur entuziazmin e tyre të madh për këtë organizim nga ana e QSPA-së, ku për herë të parë i jepen një hapësirë e tillë promovimi në vendin e të parëve, të cilin e konsiderojnë shtëpinë e tyre të vërtetë.

Gjithsej janë tre ekspozitat që i paraprinë kuvendit “Ditët e librit arbëresh”: e para, me 500 libra të dekadave të fundit të sjella nga vetë arbëreshët, ku pjesa më e madhe do t’i dhurohen bibliotekës së QSPA-së, e dyta, me fotografi mbi jetën e gruas arbëreshe dhe e treta me krijime, piktura të bëra nga një artiste e re arbëreshe, mbi Danten e udhëtimin e tij./ATSH

Kulturë, Lifestyle

Vajza e këngëtares Madonna nuk lejohet të hyjë në sfilatën e modës së Marc Jacobs

Kjo pasi modelja arriti shumë vonë për ngjarjen.

Publikuar

nga

Lourdes Leon, vajzës së yllit të njohur Madonna, iu refuzua hyrja në sfilatën e modës të Marc Jacobs të enjten në Manhattan.

26-vjeçaren e ndaluan roje të forta sigurie, të cilët me sa duket i thanë asaj se ishte shumë vonë kur arriti në Armory Park Avenue, pasi tashmë dyert ishin mbyllur.

Refuzimi mesa duket ka qenë i rëndë për modelen Lourdes, pasi ajo kishte qenë fytyra e kampanjës së markës më 2021.

Më pas turma filloi të bërtiste “Lëreni le të hyjë”, përpara se një kalimtar tjetër t’i drejtohej rojes së sigurisë duke i thënë, “Nuk e dini se kush është ajo?”

Megjithatë, ekipi i sigurisë nuk lëvizi, duke e detyruar atë të kthehej në makinë.

Shfaqja e Marc Jacobs pa një listë të të ftuarve të mbushur me yje, përfshirë Emily Ratajkowski, Nicky Hilton Rothschild dhe Ashley Graham.

Lourdes nuk kishte asnjë problem për të marrë pjesë në shfaqjet e modës kur shoqërohej nga mamaja e saj e famshme, pasi dyshja shpesh merrnin pjesë në evente së bashku.

Fëmija më i madh i mbretëreshës së popit ka bërë bujë të madhe në botën e modës që kur eci në pistën e saj të parë për Gypsy Sport në Javën e Modës në Nju Jork në 2018./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

​“Duje” e Albina Kelmendit, mes këngëve më të klikuara të janarit në Eurovision

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023.

Publikuar

nga

Kënga “Duje” e Albina dhe Familjes Kelmendi është renditur mes këngëve më të klikuara të janarit në Eurovision. Performanca e përfaqësueses shqiptare është e 10 në listën prej 20 performancave më të dëgjuara, të publikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest. Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, teksa duket se tashmë “Duje” ka zënë vend edhe në zemrat e publikut ndërkombëtar.

Pjesë e kësaj liste të Eurovision është edhe një tjetër këngëtar shqiptar, i cili në fakt është renditur i dyti si performanca më e dëgjuar. Bëhet fjalë për Luiz Ejllin me këngën e tij “Zjarr e Ftohtë” me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2006. Luiz Ejlli është bërë kryefjala e mediave kohët e fundit, kjo për shkak të protagonizmit të tij në një reality show.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u hodh edhe shorti, ku u përcaktua se Shqipëria do të këndojë në natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë. Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, si fituese të edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të performuar në finalen e madhe më 13 maj, që do u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.

‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit, ndërsa më herët u publikua edhe logo, e cila ishte një bashkim i ngjyrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës.

Festivali i këtij viti do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022, për shkak të luftës./rtsh.al

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Regjisori iranian hyn në grevë urie në burg

Atij iu vazhdua masa e paraburgimit.

Publikuar

nga

Një regjisor iranian, i cili u arrestua gjatë verës së kaluar, disa javë para se filmi i tij i fundit të publikohej, ka hyrë në grevë urie në shenjë proteste pas vazhdimit të paraburgimit ndaj tij.

Jafar Panahi, filmat e të cilit kanë emocionuar kritikët dhe me të cilët fitoi çmime të shumta ndërkombëtare, përmes një deklarate njoftoi se do të refuzojë ushqimin dhe ilaçet duke filluar nga e mërkura “në shenjë proteste kundër sjelljes jashtëligjore dhe çnjerëzore të aparatit gjyqësor dhe të sigurisë”.

Ai është në mesin e një numri artistësh iranianë, figura sportive dhe personazhe të tjera të famshme që janë arrestuar pasi janë shprehur kundër teokracisë së Iranit. Arrestime të kësaj natyre janë gjithnjë e më të shpeshta qëkur shpërthyen protestat mbarëkombëtare gjatë muajit shtator pas vdekjes së një gruaje në paraburgim.

Panahi u dënua me gjashtë vjet burgim në vitin 2011 nën akuzat për propagandë kundër Qeverisë, megjithëse dënimi nuk u zbatua kurrë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Ne-Yo do t’i paguajë ish-bashkëshortes Crystal Renay gati 2 milionë dollarë pas divorcit

Renay gjithashtu do të mbajë një nga katër shtëpitë e tyre në Gjeorgji.

Publikuar

nga

Ne-Yo dhe Crystal Renay kanë finalizuar divorcin e tyre në vetëm pesë muaj, konfirmojnë dokumentet gjyqësore të siguruara nga Page Six.

Këngëtari do t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij një shumë prej 1.6 milionë dollarësh për të balancuar pronat e tyre të pasurive të paluajtshme dhe 20,000 dollarë për shpenzimet e lëvizjes, sipas TMZ.

Renay gjithashtu do të mbajë një nga katër shtëpitë e tyre në Gjeorgji.

Për më tepër, Ne-Yo ra dakord t’i jap një çek prej 150,000 dollarësh ish-bashkëshortës, në mënyrë që ajo të mund të blejë një makinë të re, pasi ai do të mbajë Bentley Bentayga-n e tyre të vitit 2022.

Këngëtari do t’i paguajë gjithashtu Renay-t,12,000 dollarë në muaj si mbështetje për tre fëmijët që ata ndajnë dhe ai do të paguajë gjithashtu çdo shpenzim që lidhet me arsimin. Ata ranë dakord për kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve.

Kujtojmë se Renay paraqiti kërkesë për divorc nga Ne-Yo në gusht të vitit 2022 pasi ajo e akuzoi publikisht për tradhtinë e tij./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara