Kulturë

​Dita e Tokës nisi me mbrëmje vallëzimi

Published

on

51 vite më parë, më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për nder të planetit tonë dhe e quajtën ”Dita e Tokës”.

Kështu, për të parën herë, ngrihej shqetësimi për problemet e mjedisit. Në Avenunë e Pestë të New Yorkut me këtë rast u zhvillua një paradë dy-orëshe.

Me këtë rast, më tepër se 10 milionë nxënësve të shkollave amerikane iu dhanë orë të veçanta mësimi për mjedisin, ku theksohej rëndësia e mbrojtjes së mjedisit; edhe Kongresi Amerikan i pezulloi punimet, në mënyrë që anëtarët e tij të të mund të merrnin pjesë në veprimtaritë e organizuara në shtetet përkatëse me rastin e Ditës së Tokës.

Po atë ditë, rreth 10 mijë vetë u mblodhën në lëndinën përpara Monumentit të Washingtonit në kryeqytetin amerikan, për t’i bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë hapa më të fuqishëm në drejtim të mbrojtjes së mjedisit. Që nga viti 1970, kur filloi për herë të parë të festohet Dita e Tokës, ajo vazhdon të festohet çdo vit në vende të ndryshme të botës me aktivitete të ndryshme.

Lëvizjen për Mbrojtjen e Mjedisit e përkrahin njerëz nga të gjithë shtresat e popullsisë: mësues, studentë, artistë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë.

Ajo që filloi në vitin 1979 thjesht si një lëvizje për mbrojtjen e ujit, ajrit dhe burimeve të tjera natyrore, sot është zgjeruar dhe ka marrë përmasat e një rryme të përgjithshme, që përkrahet nga të gjithë.

Magazinë

Ish-partnerja e Liam Payne, Cheryl, trashëgon pasurinë e tij me vlerë 32.3 milionë dollarë

Published

on

Liam Payne mund të ketë qenë i ndarë nga partnerja e tij, Cheryl, me të cilën pati një djalë, Bear 8-vjeçar, në kohën e vdekjes së tij, por nëna e fëmijës së tij po trashëgon pasurinë e tij, me vlerë 32.3 milionë dollarë, pasi këngëtari i One Direction nuk la testament kur ndërroi jetë.

Për momentin, anëtarja e Girls Aloud (e njohur më parë si Cheryl Cole) e cila po punon me avokatin Richard Mark Bray, ka qasje të kufizuar në pasuri.

Payne vdiq në tetor në moshën 31 vjeç, kur ra nga kati i tretë i një hoteli në Argjentinë. Shkaku i vdekjes së tij, sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, ishin lëndime të shumta me gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Një test toksikologjik tregoi narkotikë në trupin e tij në kohën e rënies.

Në atë kohë, ai po dilte me influencuesen Kate Cassidy, e cila e kishte shoqëruar në pushimet e tij në Amerikën e Jugut, por ishte larguar disa ditë më parë.

“Liam ishte në humor shumë të mirë kur u largova nga Argjentina”, do t’i thoshte më vonë 26-vjeçarja gazetës “The Sun”. “Ishim shumë mirë, plot dashuri.” Ai ishte i lumtur dhe optimist. Nuk mund ta besoj që ka mbaruar vërtet.”

Continue Reading

Magazinë

Trump habit me veprimin: Punësoi yllin e reality show-t në muzeun e Holokaustit

Published

on

Donald Trump ka bërë një tjetër veprim që mund të shkaktojë reagime.

Në muzeun kushtuar viktimave të Holokaustit, ai punësoi yllin e reality show-t Siggy Flicker, e njohur për pjesëmarrjen e saj në shfaqjen The Real Housewives of New Jersey.

Siggy është një nga 11 personat e emëruar nga Trumpi për të shërbyer në bordin e muzeut.

Trump komentoi në platformën Truth Social: “Ata të gjithë e mbështesin Izraelin dhe do të sigurohen që ne të mos harrojmë kurrë. Urime të gjithëve”! Flicker njoftoi gjithçka në Instagram, duke falënderuar Trumpin “për privilegjin”.

Continue Reading

Magazinë

Cardi B i përgjigjet komenteve negative për paraqitjen e saj në Met: Isha e lodhur

Published

on

Cardi B nuk mund të mungonte në Met Gala 2025, ku u shfaq me një krijim mbresëlënës të Burberry, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen mbi veten. Edhe pse shumica e njerëzve e lavdëruan për zgjedhjen e veshjeve, shumë komentuan qëndrimin dhe deklaratat e saj para kamerave.

Gjatë një interviste për Vogue, ndërsa përgatitej për eventin, reperja foli hapur për presionin që ndjen për ta tejkaluar veten çdo herë:

“Është më stresuese tani sepse po konkurroj me veten”, tha ajo, duke shtuar: “Të gjithë presin shumë nga unë. Sidomos këtu, sepse e dinë se kjo është fusha ime. Është e frikshme, por më pëlqen.” Ajo shtoi: “ Kjo më bën të kuptoj se jam vërtet një superyll.” “Sepse vetëm superyjet janë të ftuar.”

Fansat e saj në rrjetet sociale nxituan të lavdëronin mirëkuptimin e saj për çështjen e Met, por videoja tërhoqi vëmendjen edhe për arsye të tjera.

Disa filluan ta kritikonin pamjen e saj, duke pretenduar se dukej “e lodhur”, “e dehur” apo edhe “nën ndikimin e drogës”.

Continue Reading

Kulturë

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

Published

on

Sot janë bërë 92 vjet nga lindja e mbretëreshës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës.

Ajo mbetet një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare, e cila sot në këtë përvjetor vazhdon të kujtohet si ‘Bilbili i këngës shqipe’ e cila la pas një trashëgimi të pashlyeshme, e cila vazhdon të frymëzojë e të prekë zemrat e shumëkujt.

Nexhmije Pagarusha nuk ishte vetëm një artiste, por një ikonë, një përfaqësuese e muzikës shqiptare. Me zërin e saj të shkëlqyeshëm dhe interpretimin e ndjeshëm, ajo arriti të kapte zemrat e publikut në mënyrë të paimagjinueshme.

Këngët e saj, si “Baresha”, ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Një lule”, “Zambaku i Prizrenit” dhe shumë të tjera, nuk janë vetëm kompozime muzikore, por janë pjesë e trashëgimisë kulturore të kombit tonë.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë. Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Përveç talentit të saj të rrallë, Nexhmije Pagarusha ishte gjithashtu një simbol i forcës dhe rezistencës.

Me 7 Shkurt 2020, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta.

Continue Reading

Të kërkuara