UBT ka shpallur hapjen zyrtare të thirrjes për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare mbi Shëndetin Mendor dhe Mirëqenien (PSY 2025), e cila do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së.
Kjo konferencë synon të bashkojë profesionistë, studiues, praktikues dhe studentë të psikologjisë, vendorë dhe ndërkombëtarë, për të ndarë përvoja, njohuri dhe ekspertizë mbi faktorët që ndikojnë në përmirësimin e shëndetit mendor, duke kontribuar si në komunitetin akademik ashtu edhe në praktikën profesionale.
Konferenca Ndërkombëtare mbi Shëndetin Mendor dhe Mirëqenien do të mbahet më 23, 24 dhe 25 tetor 2025, ndërsa tema kryesore e këtij viti është: “Shëndeti Mendor dhe Mirëqenia”. Ajo ka për qëllim të bashkojë studiues, edukatorë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, për të eksploruar dhe shkëmbyer ide mbi lidhjen mes shëndetit mendor dhe proceseve të rezistencës që mbështesin qëndrueshmërinë, inovacionin dhe mirëqenien mendore.
UBT mirëpret abstrakte që lidhen (por jo vetëm) me fushat e mëposhtme:
- Aftësitë e rezistencës në komunitetet e margjinalizuara
- Avancimet në kërkimin mbi sjelljen
- Shëndeti mendor dixhital dhe epoka dixhitale
- Baza biologjike e sjelljes njerëzore
- Shëndeti mendor dhe pabarazia
- Strategjitë e përballimit të stresit
- Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor
Konferenca do të mbahet në format hibrid, duke u lejuar pjesëmarrësve të marrin pjesë fizikisht në Kampusin e UBT-së ose online, duke ofruar fleksibilitet për kontribuesit vendorë dhe ndërkombëtarë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë hulumtues shkencorë nga SHBA-ja, Republika Çeke, Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Datat e rëndësishme:
- Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
- Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 17 tetor 2025
- Dorëzimi i punimeve: 14 nëntor 2025
- Procesi i rishikimit: 17 tetor 2025
- Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
- Regjistrimi i vonë: 20 tetor 2025
- Datat e konferencës: 23–25 tetor 2025
Koordinatorët e konferencës:
Dr. Fatbardh Qehaja Osmani & Dr. Elona Krasniqi