Lajmet

​Diplomati mund të ishte ekzekutuar nga spiunët rusë

Diplomati Kirill Zhalo, 35-vjeç, u gjet pa shenja jete në trotuarin jashtë Ambasadës.

Published

on

Një agjent i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), i cili ishte i gjetur për vdekje në Ambasadën ruse në Berlin, mund të jetë ekzekutuar ngase spiunët e tij dyshonin se ai po bashkëpunonte me vendet perëndimore.

Diplomati Kirill Zhalo, 35-vjeç, u gjet pa shenja jete në trotuarin jashtë Ambasadës, në orën 7:20 të mëngjesit të 19 tetorit nga rojet gjermane të ndërtesës.

Siç njofton gazeta gjermane Der Spiegel, Zhalo duket se është rrëzuar për vdekje nga kati i sipërm i ndërtesës. Por babai i diplomatit, Alexei Zhalo thuhet se është një oficer i lartë i FSB-së, i cili ka qenë i lidhur me operacione sekrete kundër figurave të opozitës dhe gazetarëve në Rusi.

Redaktori i medias ruse The Insider, Roman Dobrokhotov, i cili bëri zbulime për vdekjen e diplomatit, ka pretenduar se ai mund të jetë vrarë.

Dobrokhotov shprehu dyshime se Zhalo ishte përfshirë ose dinte për vrasjen e komandantit çeçen Zelimkhan Khangoshvili, i cili u qëllua dy herë në kokë në parkun Kleiner Tiergarten të Berlinit në gusht të 2019-së.

“Zhalo kishte filluar mandatin e tij dy muaj para atentatit. Ai kishte arritur në momentin më kritik në përgatitjen e vrasjes, ndërsa babai i tij ishte gjithashtu i dyshuar për një vrasje tjetër”, tha Dobrokhotov për TV Rain.

Gazetari rus që gjendet në mërgim, supozon se për vdekjen e Khangoshvilit, ai ishte kontaktuar si njëri i besuar nga “‘agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit”.

“Dyshimet e shërbimeve sekrete ruse ishin se Zhalo kishte shprehur gatishmëri të bashkëpunonte dhe se ky ishte një motiv për ta vrarë. Versionet se ka rënë në mënyrë aksidentale nga ndërtesa ose vetëvrasje nga operativi i FSB-së, duken si një absurditet i plotë dhe janë të pamundura për t’u besuar”, pohon ai.

Ambasada ruse nuk kishte lejuar që t’i bëhej autopsia e diplomatit.

“Të gjitha formalitetet që lidhen me riatdhesimin e trupit të diplomatit janë tejkaluar menjëherë me autoritetet përgjegjëse të zbatimit të ligjit dhe mjekësore të Gjermanisë, në përputhje me praktikat në fuqi”, kishte thënë Ambasada.

Zhalo zyrtarisht ishte sekretari i dytë në Ambasadës ruse në Berlin.

Vendi

Rritet numri i protestuesve para Kuvendit: Kërkohet votimi i ndryshimeve për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke mbajtur pankarta në duar dhe duke bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit që nga mbrëmja e së dielës, në kuadër të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”, ndërkohë që në orën 09:00 është paralajmëruar edhe një protestë e re nga Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me të njëjtën kërkesë.

Këto zhvillime po ndodhin ndërkohë që Komisioni për Legjislacion po shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, nga ora 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, ku ky projektligj është përcaktuar si pika e parë e rendit të ditës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet për Specialen

Published

on

By

Komisioni për Legjislacion ka miratuar të hënën, në një mbledhje urgjente para seancës plenare, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dokumenti u votua njëzëri nga 9 deputetët e pranishëm, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Gjatë arsyetimit të nismës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, theksoi se përmes këtij ndryshimi të ligjit të zakonshëm synohet t’i hiqet një pjesë e juridiksionit Gjykatës Speciale, konkretisht ajo e krimeve të luftës, pa prekur Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, konfirmoi mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke cilësuar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë dhe se katër krerët e saj duhet të prezumohen të pafajshëm.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësoi se procesi gjashtëvjeçar dëshmoi se qëllimi i themelimit të kësaj gjykate është tejkaluar, duke shtuar se ligjet nuk janë të pandryshueshme dhe institucionet duhet të reflektojnë sipas nevojave të kohës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Të kërkuara