Lajmet

​Dhoma e Tregtisë shprehet e shqetësuar pas vendimit për reduktime të rrymës

Është kërkuar sigurimi i energjisë elektrike dhe ndërprerja e reduktimeve.

Published

on

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është shprehur jashtëzakonisht e shqetësuar për vendimin e KEDS-it që të fillojë me reduktimet e energjisë elektrike.

“Reduktimet e energjisë elektrike në këtë kohë të rëndë për bizneset, do t’i dëmtonin në masë të madhe ato dhe pasojat do të jenë në humbjen e tregut si brenda ashtu edhe jashtë vendit si dhe në humbjen e vendeve të punës”, thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë.

Është kërkuar po ashtu sigurimi i energjisë elektrike dhe ndërprerja e reduktimeve.

Reagimi i plotë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është jashtëzakonisht e shqetësuar për vendimin e KEDS-it që të fillojë me reduktimet e energjisë elektirke e cila tani po vërehet edhe në kryeqytet, duke kërkuar sigurimin e energjisë elektrike dhe ndërprerjen e reduktimeve.

Reduktimet e energjisë elektrike në këtë kohë të rëndë për bizneset, do t’i dëmtonin në masë të madhe ato dhe pasojat do të jenë në humbjen e tregut si brenda ashtu edhe jashtë vendit si dhe në humbjen e vendeve të punës.

Dhoma e Tregtisë ashtu edhe siç ka kërkuar edhe më herët, kërkon që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa paraprake dhe KEDS të furnizojë 24h më energji elektrike bizneset, dhe me urgjencë të ndërmarrë masa adekuate që të mos vije deri tek vazhdimi i ndërprerjeve të energjisë elektrike, siç është paralajmëruar nga KEDS 6 orë me rrymë dhe 2 orë pa rrymë.

Dhoma e Tregtisë në kontinuitet është duke e njoftuar dhe kërkuar nga Qeveria që të ofrojë më shumë përkrahje për bizneset në mënyrë që të përballojë këtë gjendje jo të lehtë, të shkaktuar si rezultat i pandemisë dhe luftës në Ukrainë, gjë që ka ndryshuar në masë të madhe rrjedhën e të bërit biznes, andaj konsiderojmë që në këtë drejtim Qeveria duhet të bëjë shumë më shumë për përballimin e situatës.

Dhoma e Tregtisë kërkon edhe një herë nga Qeveria që ti përkrahë bizneset me kredi të buta, ulje të TVSh-së në ushqim, heqje të përkohshme të akcizës, ndryshimin e disa politikave fiskale, e aprovimin e disa ligjeve të cilat do të kontribuonin në ruajtjen e vendeve të punës dhe mundësitë e rritjes së tyre.

Dhoma e Trëgtisë ka zhvilluar disa takime dhe ka kërkuar nga ZRrE që të blejë energjinë elektrike nga bizneset dhe qytetarët dhe jo e njejta të kompenzohet, dhe gjithashtu të blihet edhe nga bujqit të cilët jashtë sezonës janë duke e humb energjine e cila prodhohet si rezultat i pamundësisë së blerjes nga ana e ZRrE.

Të gjitha këto veprime, përfshirë edhe një ofertë tërheqëse për investime në këtë drejtim, do të zvogëlonin varësinë tonë nga importi dhe reduktimet e paralajmëruara nga ana e KEDS.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara