Kronikë e zezë

​Detajet se si u godit me thikë në kokë polici në Suharekë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti kishte ndodhur pasi policia kishte intervenuar për dhunë në familje.

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Suharekë, ku një person ka goditur me thikë zyrtarin policor derisa ishte në krye të detyrës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti kishte ndodhur pasi policia kishte intervenuar për dhunë në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë në familje. Në vendin e ngjarjes, i dyshuari i lartcekur ka sulmuar zyrtarët policorë duke e goditur me mjet të mprehtë (thikë) zyrtarin policor. Zyrtari policor me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Vendi

Humb jetën një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

Published

on

By

Një person ka humbur jetën në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt në rrugën “Arshi Pipa”.

Sipas Policisë, në orën 23:00 është pranuar informata se një person ka rënë nga një lartësi. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.

Burimi: KOHA.

D.L

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vetaksident me fatalitet në rrugën Pejë–Prishtinë: Humb jetën një 24-vjeçare, tre të tjerë lëndohen

Published

on

By

Një 24- vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Daut Hoxha, për UBTnews bëri të ditur se bëhet fjalë për vetaksident, ndërsa njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Me këtë rast, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Të kërkuara