Kronikë e zezë

Shoferi nga Kosova ndalohet në Slloveni, drejtonte autobusin pa një rrotë

Përpos dënimit për thyerje të ligjit për automjete, ndaj tij është inicuar edhe procedura ligjore dhe gjobë prej 2 mijë eurosh.

Published

on

Policia sllovene ka ndaluar një shofer autobusi nga Kosova i cili ishte duke vozituar mjetin pa një rrotë. 32-vjeçari u ndalua në autostradën Ljublanë-Obrezje dhe i njëjti është dënuar me 400 euro njofton policia sllovene.

Sipas policisë, shoferi kosovar s’ka qenë në gjendje ta shpjegojë se ku e kishte humbur rrotën e autobusit të tij, shkruan siol.net.

Përpos dënimit për thyerje të ligjit për automjete, ndaj tij është inicuar edhe procedura ligjore dhe gjobë prej 2 mijë eurosh.

Lajmet

Prishtinë: Një i arrestuar për kanosje dhe dy armë të sekuestruara

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në dy raste të ndara të kanosjes në rajonin e Prishtinës, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e një personi dhe konfiskimin e armatimit.

Në rastin e parë të regjistruar në Prishtinë, policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka përdorur rrjetet sociale për të kërcënuar një burrë kosovar. Pas denoncimit të viktimës dhe mbledhjes së provave fillestare, prokurori ka lëshuar vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Ndërkohë, një tjetër incident ka ndodhur në fshatin Besi, pas një mosmarrëveshje mes dy personave. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe, me qëllim parandalimin e eskalimit të situatës, ka sekuestruar dy armë (për të cilat i dyshuari posedonte leje) së bashku me 60 fishekë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ky rast ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore.

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmohet një person zyrtar në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Prizren, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit të fundit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 prill 2026 rreth orës 10:10 në fshatin Nashec, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar teksa ai ishte duke ushtruar detyrën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë dhe armëmbajtje pa leje, dy raste të raportuara në Kaçanik dhe Mitrovicë

Published

on

Dy raste që lidhen me përdorimin dhe posedimin e armëve janë raportuar në Kaçanik dhe Mitrovicë, ku janë përfshirë persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Në fshatin Bajnic të Kaçanikut, më 26 prill, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi dyshohet se nga vetura kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e tipit AK-47 me 35 fishekë. Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një rast tjetër është shënuar në fshatin Vidimriq të Mitrovicës së Jugut, ,ku gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore me 15 diabolla. Edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Lajmet

Vjedhje të rënda në disa rajone të Kosovës, arrestime dhe hetime në vazhdim

Published

on

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, disa raste të vjedhjeve të rënda janë regjistruar në rajone të ndryshme të vendit, përfshirë Prishtinën, Gllogocin dhe Gjilanin.

Në fshatin Prugovc të Prishtinës, një rast i ndodhur më 23 prill ka çuar në arrestimin e një të dyshuari më 26 prill. Sipas policisë, i dyshuari kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kishte kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast është raportuar më 26 prill rreth orës 18:21 në fshatin Fushticë e Poshtme, në Gllogoc, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë kryer vjedhje. Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

Ndërkohë, në Gjilan, më 26 prill rreth orës 11:23, janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se disa ditë më parë kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e një qytetari dhe kishin vjedhur gjësende të ndryshme. Sipas policisë, sendet e vjedhura janë kthyer te pronari, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet njoftojnë se hetimet lidhur me këto raste po vazhdojnë.

Continue Reading

Të kërkuara