Lajmet

​Dëshmitari i njëzetë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve flet për një familjar të zhdukur

Ai po dëshmon nën masa mbrojtëse dhe një pjesë e dëshmisë së tij është dhënë e hapur për publikun.

Published

on

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar të dëgjohet dëshmitari i njëzetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai po dëshmon nën masa mbrojtëse dhe një pjesë e dëshmisë së tij është dhënë e hapur për publikun. Sipas tij, anëtarë të UÇK-së i kishin marrë një familjar për të cilin ka thënë se nuk di asgjë prej vitit 1998.

Seanca me të dhënat personale të dëshmitarit ka vijuar e mbyllur për publikun, ndërsa më pas ai ka konfirmuar se është intervistuar nga ZPS në shtator të vitit 2019 ndërsa ka dhënë deklarata për institucionet në Kosovë edhe në mars të vitit 2000.

Pyetjet e prokurores Ruth-Mary Hackler janë fokusuar rreth familjarit të dëshmitarit me kodin 4368, për të cilin ai pretendon se është marrë nga UCK-ja në vitin 1998 dhe prej atëherë askush nuk di asgjë për të.

Personi që pretendohet të ketë i zhdukur është quajtur “i afërmi numër 1”. Prokurorja Ruth-Mary Hackler ka lexuar një përmbledhje të dëshmisë së 4368

“Në vitin 1998 disa anëtarë të armatosur të UÇK-së erdhën në shtëpinë e familjes së 4368 dhe morën një prej të afërmeve te tyre për t’u marrë në pyetje. 4368 dhe personat e tjerë shkuan në mënyrë të vazhdueshme në shtabin lokal të UÇK-së dhe çdo herë ju kërkuan zyrtarëve të UÇK-së informacion rreth të afërmit të tyre por asnjëherë nuk morën asnjë informacion. Edhe sot e kësaj dite 4368 dhe familja e tij nuk e kanë parë më të afërmin e tyre dhe eshtrat e të afërmit nuk janë gjetur asnjëherë”, ka thënë prokurorja.

Tutje prokurorja ka thënë se në seancën përgatitore dëshmitari ka thënë se familja e tij ishin mbështetës të Ibrahim Rugovës por ata sipas tij përkrahnin edhe UÇK-në. Lidhur me këtë, dëshmitari është përgjigjur me përmbajtje të redaktuar.

Dëshmitari ka thënë se asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë informatë prej UÇK-së lidhur me vendndodhjen e familjarit të tij ndërsa ka thënë se “I afërmi numër 1” nuk ishte spiun.

Me këtë kanë përfunduar pyetjet e prokurorisë, ndërsa ato të mbrojtësit të viktimave janë transmetuar me përmbajtje të redaktuar.

Seanca është duke u zhvilluar me intervistimin e dëshmitarit nga avokati i ish-presidentit Hashim Thaçit, Gregory Kehoe.

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk arrestohet në Prizren, i gjendet 4.31 gramë marihuanë

Published

on

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:17, është arrestuar një shtetas i Turqisë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.31 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me armë dhe të lënduar në Prishtinë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja po hetosh për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulm”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje në Pejë dhe Klinë, tre persona të arrestuar

Published

on

Policia ka raportuar për tri raste të dhunës në familje të regjistruara në Pejë dhe Klinë gjatë datave 19 dhe 20 shtator.

Në Pejë, më 19 shtator, është arrestuar një grua kosovare, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Klinë më 20 shtator, rreth orës 12:00. Një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Po më 20 shtator, rreth orës 18:10, në Pejë është raportuar edhe një rast tjetër. Një grua kosovare dyshohet se ka tentuar të sulmojë një grua tjetër dhe, gjatë përpjekjes për ta larguar, ka sulmuar fizikisht një burrë kosovar.

Viktima mashkull ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara