Lajmet

​Deputeti ukrainas para parlamentit në Kosovë: Kosova është Evropë

Kështu deklaroi ai para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Publikuar

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se do të punojë për njohjen nga Ukraina. Kështu u shpreh ai para Parlamentit të Kosovës, derisa theksoi se më 5 gusht i ka thënë parlamentit ukrainas që ta njeh pavarësinë e Kosovës si shtet të pavarur.

“Unë mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë, sepse ju keni luftuar për lirinë e juaj, ju jeni një shtet i pavarur. Unë do të bëjë çfarëdo që është në fuqinë time që të ju ndihmojë me këtë. Dhe dua t’ ju informoj se miqtë e Kosovës, tani i ka edhe më të shumtë miqtë. Në parlamentin ukrainas kemi organizuar një kauzë për miqtë e Kosovës dhe unë kam nderin që të jem kryetari i kësaj kauze. Dhe mund të llogaritni në ne në çdo moment. Dhe do të bëjmë çfarë do që është e mundur që t’ ju ndihmojmë që të ecim kësaj rruge së bashku me ju. Edhe si anëtar të Parlamentit të Këshillit të Evropës, si zëvendës president i Komisionit për Refugjatët dhe Migrim në Këshillin e Evropës dua t’ ju siguroj që unë aty do të bëjë çfarëdo që është e mundur që të mbështes Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me të drejta e plota sa më parë që është e mundur. Kosova është Evropa, unë besoj në këtë”, ka thënë Goncharenko.

Lajmet

Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

Publikuar

nga

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.

Në njoftimin e Parlamentit serb është thënë se dhënia e një statusi i tillë do të jetë shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës – së voni edhe kundër anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

Çfarë është Asambleja Parlamentare e NATO-s?

Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë – në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Tani, me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar.

Kosova dhe NATO-ja

Pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, autoritetet e Kosovës kanë kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

“Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e bazës së përhershme të forcave amerikane janë nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, ka thënë ministri i atëhershëm i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj.

NATO-ja nuk e ka komentuar këtë kërkesë të Kosovës, por ka siguruar se misioni i saj paqeruajtës në vend, KFOR, “mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë”.

Forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe.

Kosova kufizohet me tri shtete anëtare të NATO-s: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në radhët e NATO-s janë katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria që t’i dëgjoj më shumë kërkesat e bizneseve

Publikuar

nga

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) nëpërmjet këtij reagimi ka shpreh shqetësimin lidhur me mosveprimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në lidhje me Terminalin Doganor “Fitorja” në Ferizaj për vazhdim të licencës.

Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca e operimit më 24 qershor të këtij viti, dhe ndonëse kompania ka bërë kërkesë për ri-licencim sipas afateve ligjore, ende nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria në fjalë.

“Lidhur me këtë çështje, mbi treqind (300) biznese dhe mbi njëzetë (20) kompani të agjentëve doganor në Ferizaj kanë bërë peticione duke kërkuar vazhdimin e licencës të këtij Terminali Doganor”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Qeveria saktësisht Ministria e Infrastrukturës që të ofroj zgjidhje për këtë çështje duke i dëgjuar kërkesat e bizneseve dhe agjentëve doganor dhe t’ia vazhdoj licencës e operimit Terminalit Doganor në Ferizaj, pasi mendojmë se kjo çështje ka të bëjë edhe me sigurinë e mallrave.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) shpreh shqetësimin se mbyllja eventuale e Terminalit në Ferizaj nuk do të ju shërbej bizneseve dhe se nga kjo situatë do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet e tjera, të cilat përbëjnë rreth 90 përqind të transportit rrugor”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Haradinaj: Apeloj tek aleatët ta mbështesin avancimin e Kosovës në NATO

Publikuar

nga

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila sipas tij shqyrton avancimin e statusit të vendit në këtë organizatë.

“Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë”, tha Haradinaj.

Sipas tij, qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ngjyrat e politikanit: Arti i Edi Ramës në galerinë prestigjioze Marian Goodman në Paris

Publikuar

nga

Kryeministri Edi Rama rikthen në skenë shpirtin e artistit me një ekspozitë të artit bashkëkohor. Kjo ekspozitë përfshin krijime të veçanta në qeramikë, murale madhështore dhe qëndisma të punuara me kujdes sipas vizionit unik të Ramës.

Ekspozita e re e kryeministrit Edi Rama do të hapet më 8 qershor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 26 korrik në galerinë prestigjioze “Marian Goodman” në Paris. Kjo periudhë do të ofrojë mundësinë për të gjithë adhuruesit e artit bashkëkohor të eksplorojnë dhe të vlerësojnë punimet e Ramës, që përfshijnë qeramika, murale dhe qëndisma, të gjitha të realizuara me ndjeshmëri dhe vizion të veçantë artistik.

Këtë herë, Rama bashkëpunon me galerinë e famshme “Marian Goodman”, në degën e saj në Paris, qytetin e dashurisë dhe artit. Ky nuk është takimi i tij i parë me këtë galeri prestigjioze, pasi në vitin 2016, një përfaqësues i saj e kishte kontaktuar në New York, dhe fillimisht, ai mendoi se ishte një shaka. Por jo, ishte një ftesë e vërtetë për të shfaqur anën e tij artistike. Në podcastin e tij “Flasim”, Rama ndau këtë përvojë unike me ndjekësit e tij në shtator të këtij viti.

Në mars të vitit të kaluar, Rama ekspozoi në Athinë, Greqi, duke hapur një ekspozitë të mrekullueshme në Zappeion Megaron, ku veprat e tij u pritën me entuziazëm dhe vlerësim nga publiku dhe personalitetet e larta të politikës greke.

Ky kapitull i ri në udhëtimin e tij artistik është vetëm një tjetër gurë në kurorën e ekspozitave të tij të shquara. Në vitin 2017, ai mori pjesë në Viva Arte Viva, ekspozita kryesore e Bienales së 57-të të Venecias. Në vitin 2018, ai magjepsi vizitorët në Kunsthalle në Rostock të Gjermanisë, dhe krijimet e tij janë prezantuar në evente të njohura si Art Basel dhe Artissima.

Edi Rama, me lapsin e tij krijues dhe penën politike, vazhdon të ndërthurë botët e artit dhe politikës në mënyrë të mrekullueshme, duke dëshmuar se arti dhe udhëheqja mund të bashkëjetojnë në harmoni të përsosur./UBTNews/

D.E

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara