Lajmet

​Demaçi konsiderohet si arkitekt i pavarësisë së Kosovës

Published

on

Këshilli Organizativ “Pranvera Shqiptare 81” dhe ish të burgosurit politik kanë bërë homazhe pranë varrit të Adem Demaçit në 85-vjetorin e lindjes së tij.

Përfaqësuesi i tyre, Sejdi Gega tha se Demaçi barti mbi supet e tij aktivitetin kryesor të rezistencës kombëtare, derisa ishte edhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës.

“Njeriun që barti mbi supet aktivitetin kryesor të rezistencës sonë kombëtare duke i dhënë peshë dinamikës në Kosovë, e më pastaj së bashku me Lëvizjen Popullore të Kosovës formojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që realizuan çlirimin së bashku me miqtë aleatë NATO-n. Veprat e bacës Adem shërbyen jo vetëm si burim frymëzimi për demonstrata e 1968, por edhe për demonstratat e ’81 për një varg veprimtarësh dhe komandantin legjendar Adem Jashari, vëllezërit Gërvalla, Kadri Zekën, Rexhep Malaj e Nuhi Berishën dhe shumë veprimtar ishte frymëzues dhe mësues i këtij ideali. Ishte simbol i rezistencës dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës që nga viti 1958. I përjetshëm me emrin, veprën dhe lavdin e tij”, tha ai.

Pasi vendosi kurora lulesh pranë varrit të Demaçit, Gega tha ai është njëra nga figurat që veprimtaria e tij është shtrirë në tërë trojet shqiptare.

“Sot jemi këtu tek trupi i bacës Adem për të shënuar 85-vjetorin e lindjes së tij. Jemi këtu ku pushojnë eshtrat e njërit prej figurave më emblematike të historisë së kombit shqiptar në tërësi dhe Kosovës në veçanti. Pranë trupit të simbolit të rezistencës, pranë figurës që në vitet e 60-ta u shkri dhe u shtri në përmasat e atdheut edhe jashtë Kosovës në mbarë trojet shqiptare. Jemi këtu pranë trupit të nderit të kombit që prej viteve 60-ta është brohorit emri i tij edhe në Evropë dhe botë. “Rroftë Adem Demaçi poshtë tradhtarët” kjo është parulla që është përdorur gjithkund”, tha ai.

Pas homazheve, Këshilli Organizativ “Pranvera Shqiptare ’81 gjatë ditës sotme do të mbajë edhe një tryezë për të diskutuar për veprimtarinë e Demaçit.

Lajmet

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Budapest për të diskutuar për paqe, ndonëse ka shprehur dyshime rreth gatishmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.

“Nuk jam i sigurt që Putini është gati t’i japë fund luftës. Mendoj se ai dëshiron ta vazhdojë agresionin.”, ka thënë Zelensky në një intervistë për NBC.

Presidenti ukrainas ka thënë se beson që Putini preferon shtyrjen e negociatave të vërteta për paqe dhe heziton ta takojë atë, sepse kjo do të nënkuptonte që palët do të duhej të pajtoheshin për pozicione specifike dhe koncesione potenciale për t’i dhënë fund luftës.

Zelensky ka bërë thirrje për rritje të presionit ndaj liderit rus, duke thënë se Putini frikësohet nga sanksionet dhe që sanksionet sekondare do ta gjunjëzonin ekonominë ruse.

Ai i ka bërë këto komente pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka mirëpritur Zelenskyn në Uashington më 17 tetor për të diskutuar për negociatat e së ardhmes për paqe.

Zelensky është nisur në Shtëpinë e Bardhë për herë të tretë këtë vit me idenë se do të diskutojë ndonjë marrëveshje për armët, që parasheh furnizimin e ushtrisë amerikane me dronë ukrainas, në këmbim të raketave me rreze të gjatë Tomahawk, mirëpo Trump ka qenë i ftohur ndaj një pakti të tillë.

Presidenti amerikan u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që menjëherë t’i ndalin luftimet, duke thënë se mjaftueshëm gjak është derdhur, dhe i ka bërë të ditura planet për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin në Budapest, në javët në vijim.

Data e saktë e samitit nuk është bërë e ditur./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Suedia zyrtarisht emëron trajnerin e ri

Published

on

Federata Suedeze e Futbollit ka zyrtarizuar emërimin e Graham Potter si trajner të ri të kombëtares së meshkujve. Ai do ta zëvendësojë Jon Dahl Tomasson, i cili u shkarkua pas vetëm një pike në katër ndeshjet e para të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke përfshirë dy humbjet nga Kosova.

Potter do ta marrë drejtimin e ekipit që nga 20 tetori dhe do të udhëheqë Suedinë në ndeshjet e nëntorit ndaj Zvicrës dhe Sllovenisë.

Kontrata e tij do të zgjasë gjatë kualifikimeve dhe do të rinovohet automatikisht nëse Suedia siguron pjesëmarrjen në fazën finale të Botërorit.

“Jam shumë i nderuar dhe i motivuar për këtë detyrë. Suedia ka lojtarë të shkëlqyer dhe synimi ynë është të arrijmë në Kupën e Botës,” deklaroi Potter.

Trajneri anglez 50-vjeçar ka një njohje të mirë të futbollit suedez, pasi ka drejtuar me sukses Östersunds FK nga viti 2011 deri në 2018, përpara se të kalonte në klube angleze si Swansea, Brighton, Chelsea dhe West Ham./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi identifikon zëvendësuesit e Tudor

Published

on

Igor Tudor vazhdon ende si trajner i Juventusit, por pozita e tij është në rrezik pas humbjes së parë të sezonit ndaj Comos. Dy ndeshjet e ardhshme, kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe Lazios në kampionat, pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e kroatit në stol.

Drejtuesit e klubit po shqyrtojnë disa emra të njohur si zëvendësues të mundshëm, ku në listë janë Roberto Mancini, Luciano Spalletti dhe Raffaele Palladino, ndërsa një opsion mbetet edhe rikthimi i Thiago Mottas thuhet sipas “Gazzetta dello Sport”.

Ndërkohë “Tuttosport” shton kandidatët gjermanë Edin Terzic dhe Marco Rose.

Raportohet se ditët e fundit Tudor është takuar me menaxherin e përgjithshëm Damien Comolli për të diskutuar mbi ecurinë e skuadrës dhe ndryshimet e mundshme taktike. Megjithatë, marrëdhëniet mes trajnerit dhe drejtuesve nuk duken të mira, pasi palët kanë pikëpamje të ndryshme mbi mënyrën e lojës dhe drejtimin e ekipit.

Tudor do të ketë shansin e fundit për të bindur klubin në përballjet e radhës, që mund të përcaktojnë fatin e tij në Torino./S.K/KP/Gazzetta dello Sport/

Continue Reading

Lajmet

EMSC: Tërmet në Jug të Shqipërisë

Published

on

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter, janë regjistruar në Jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.

Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara