Sport

​De Bruyne i beson të ardhmen Manchester Cityt

Published

on

Kevin De Bruyne ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn deri në vitin 2025, ka raportuar vetë faqja zyrtare e klubit anglez.

Mesfushori belg u transferua tek City në gusht të vitit 2015 për një shumë rreth 55 milionë eurosh nga Wolfsburgu, dhe që nga ajo kohë është bërë ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Gjatë periudhës tek “Qytetarët”, De Bruyne ka fituar dy herë titullin e Premier Ligës, një herë Kupën FA, katër herë Kupën EFL, dhe është zgjedhur si lojtari më i mirë i vitit 2020 në Premier Ligë.

“Nuk mund të jem më i lumtur. Që nga koha kur u bashkova me Cityn në vitin 2015, jam ndjerë si në shtëpi. I dua fansat, familja ime është përshtatur shumë mirë në qytetin e Manchesterit, e po ashtu edhe loja ime është përmirësuar shumë. Ky klub është i destinuar për sukses. Më ofron çdo gjë që më duhet ta rrisë nivelin tim, që të performojë në nivelet më të larta, kështu që vendimi për të nënshkruar kontratën e re ishte i lehtë për mua. Fokusi im tani është që të siguroj që ta përfundojmë sezonin në mënyrë të suksesshme. Rezultatet tona dhe performancat kanë qenë të shkëlqyera deri tani, por duhet që ta përfundojmë këtë sezon me medaljet që i meritojmë”, shtoi ylli belg.

Që nga transferimi i tij tek Manchester City, Kevin De Bruyne ka 176-të paraqitje në Premier Ligën angleze, duke regjistruar 41 gola dhe 77-të asistime për skuadrën e Pep Guardiolas.

Sport

Fadil Bytyqi zgjidhet president i FC Suharekës

Published

on

Fadil Bytyqi është zgjedhur president i ri i FC Suharekës në kuadër të kuvendit zgjedhor të mbajtur nga ky klub. Bytyqi, i cili ka qenë ndër themeluesit e klubit në vitin 2023, mori mandatin për të udhëhequr klubin suharekas.

Para këtij posti, Bytyqi ka pasur një rol të rëndësishëm edhe në FC Ballkanin, duke kontribuar në zhvillimin dhe sukseset e klubit. Ai tani do të pasojë Rrustem Alijaj, i cili u largua nga pozita e presidentit disa ditë më parë.

Fadil Bytyqi ka shprehur angazhimin e tij për të çuar përpara projektin dhe zhvillimin e klubit, duke e bërë FC Suharekën një faktor të rëndësishëm në futbollin kosovar./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Ten Hag refuzon, drejtimin e Dortmundit e merr Mike Tullberg

Published

on

Borussia Dortmund ka konfirmuar sot se trajneri Nuri Sahin, 36 vjeç, nuk është më në detyrën e tij si trajner i ekipit të parë të klubit gjerman. Shkak për këtë largim ka qenë humbja shokuese 2-1 ndaj Bologna në Champions League, një rezultat që ka rënduar rëndë mbi pozitat e trajnerit. Sahin kishte marrë drejtimin e Dortmundit në fillim të sezonit, por nuk arriti të shkëlqente dhe kjo humbje e ka bërë të pamundur vazhdimin e tij në këtë detyrë.

Për ndeshjen e radhës në Bundesligë, Dortmund do të udhëhiqet nga Mike Tullberg, trajneri i ekipit të 19-vjeçarëve të klubit, i cili është caktuar për të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm. Ndeshja e ardhshme e Dortmundit është kundër Werder Bremen, që do të luhet të shtunën në shtëpi. Ky emërim ka ardhur si një masë emergjente për të mbajtur stabilitetin në ekipin e parë, derisa klubi të gjejë një zgjidhje afatgjatë për stolin.

Ndërkohë, Borussia Dortmund ka shprehur interes për të angazhuar trajnerin holandez Erik ten Hag, i cili aktualisht drejton Manchester United. Megjithatë, sipas raportimeve nga “Sky Sports News”, Ten Hag ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e Dortmundit në mes të sezonit. Po ashtu, Roger Schmidt, një tjetër kandidat për këtë post, ka hezituar për shkak të strukturës menaxheriale të Dortmundit dhe numrit të lartë të njerëzve të përfshirë në procesin e vendimmarrjes.

Dortmundi tani është në kërkim të një trajneri që mund të udhëhoqë skuadrën për të rikuperuar formën dhe për të luftuar për titujt në Bundesliga dhe Champions League, pas një periudhe të pasigurt dhe ndryshimeve të shpeshta në stolin e trajnerit./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Walker, shtylla e re e murit të Milanit!

Published

on

Kyle Walker do të huazohet në Milan nga Manchester City deri në fund të sezonit, sipas raportimeve të mediave italiane si “Sky Sport”. Mbrojtësi i djathtë anglez pritet të fluturojë drejt Italisë dhe t’i bashkohet skuadrës kuqezi. Pjesë e marrëveshjes janë edhe diskutimet për mundësinë e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit, nëse Walker do të ketë paraqitje të mira gjatë pjesës së dytë të kampionatit.

Milan kishte nevojë për një mbrojtës të djathtë, pasi nuk ishin të bindur me paraqitjet e dy lojtarëve të tyre aktualë në këtë pozitë, Emerson Royal dhe Davide Calabria. Megjithëse Walker është 34 vjeç, ai pritet të ofrojë përvojë dhe stabilitet në mbrojtje, si dhe kontribut në fazën ofanzive për fituesit e Superkupës së Italisë. Walker ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Premierligë gjatë dekadës së fundit, dhe pritet të ndihmojë Milanin në garat e mbetura të sezonit./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Ndeshjet e sotme në Champions League, spikat super dueli City-PSG

Published

on

Magjia e Champions League vazhdon sot me nëntë takime të tjera, të cilat janë pjesë e javës së shtatë të fazës së grupeve. Ndeshjet e sotme premtojnë shumë emocione, me disa përballje interesante që do të mbajnë tifozët ngjitës pas ekranit.

Në fokus të takimeve të sotme është përballja mes Mançester Sitit dhe PSG-së, një duel që pritet të jetë spektakolar dhe do të zhvillohet në orën 21:00. Kjo është padyshim supersfida e mbrëmjes, me dy nga ekipet më të fuqishme evropiane që do të luftojnë për fitore.

Përveç këtij dueli të rëndësishëm, do të zhvillohen edhe ndeshje të tjera me ekipe të njohura si Milani, Arsenali, Bajerni, Real Madrid dhe Interi, të cilët gjithashtu premtojnë emocione të forta për tifozët.

Një tjetër moment interesant do të jetë derbi kuqezi, pasi dy shqiptarët Qazim Laçi te Sparta e Pragës dhe Kristjan Asllani tek Interi pritet të nisin nga minuta e parë, duke i shtuar një tjetër ngjyrim kombëtar kësaj jave të Champions League.

Të gjithë këto përballje janë të rëndësishme për të avancuar më tej në garën më të prestigjioze të futbollit evropian./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara