Përfaqësuesja e Kosovës ka rënë për tri pozita në renditjen botërore të FIFA-s për ekipet kombëtare dhe kjo ka ardhur pas dy humbjeve në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 gjatë muajit mars.
FIFA edhe në këtë muaj, si çdo muaj ka përditësuar renditjen botërore të ekipeve kombëtare.
Gjatë pozitat e parë në renditje kanë mbetur të pandryshuara, ku Belgjika është e para, ndërsa pas saj vijnë: Franca, Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja.
Sipas renditjes së FIFA-s këtë të mërkurë, Përfaqësuesja e Kosovës ka rënë për tri pozita dhe zë vendin e 120-të.
Rënia e Dardanëve nga vendi i 117-të në atë të 120-të erdhi si pasojë e humbjeve nga Suedia 3:0 në shtëpi dhe 3:1 kundër Spanjës në udhëtim në dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës.
Tani, Kosova ka 1151.73 pikë në renditjen e përgjithshme, ndërsa në të kaluarën pati 1155 pikë.
Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka pësuar ndryshime dhe vazhdon të mbetet në pozitën e 60-të në renditjen e FIFA-s.
Shqipëria momentalisht ka 1362.09 pikë në renditje, ndërsa kishte 1360 sosh në renditen e para-fundit.
Në një ndeshje shumë të fortë dhe të luftuar deri në sekondën e fundit, Prishtina nuk ia ka arritur që të bëjë përmbysje ndaj Llapit për të kaluar në finalen e kësaj gare.
Rezultati final i ndeshjes kthyese ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte 2-2, por ky fitore nuk ishte i vlefshëm për të kaluar më tutje pasi Llapi kishte fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar para dy javësh në “Fadil Vokrri”.
Gavazaj i dha epërsinë Prishtinës në minutën e pestë nga penalltia, pastaj shifrat i barazoi Januzi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, nga një për secilën skuadër. Për Prishtinën shënoi Pefqeli, kurse për Llapin realizoi Muhamet Hyseni. Kështu Llapi do të luajë në finalen e Kupës së Kosovës ndaj skuadrës nga liga e parë, Dukagjini.
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës. Pas 45 minutave të zhvilluara rezultati në Besianë është i barabartë 1-1.
Fillimisht Prishtina kaloi në epërsi me golin e Gavazajt në minutën e pestë nga penalltia, pastaj shifrat i barazoi Januzi në minutën e 16’ të ndeshjes.
Rezultati momental do ta kualifikonte Llapin në finale të Kupës së Kosovës.