

Lajmet
DASH: S’mund të vendosim kornizë kohore për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi
Price u shpreh se përmes dialogut besojnë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiDepartamenti i Shtetit të SHBA-së e sheh Asociacionin e komunave me shumicë serbe si kyç për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si shtet sovran e i integruar në strukturat euroatlantike. DASH theksoi se nuk mund të vendosin kornizë kohore për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi.
Zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, gjatë një konference të mërkurën u shpreh se përmes dialogut besojnë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ne mbështesim fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas këtij propozimi të BE-së, dhe progresi drejt krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si shtet sovran, si një vend multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike. Përmes dialogut, besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Më pas progresi do të hapë derën për integrimin evropian të të dyja vendeve dhe është thelbësor për siguri, stabilitet dhe prosperitet më të madh në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara duhet të përqendrohen në njohjen eventuale reciproke”, tha ai.
I pyetur se sa larg është nga njohja reciproke Kosovë-Serbi, Price nuk dha ndonjë afat kohor, por theksoi se duan që tensionet Kosovë-Serbi të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai deklaroi se do të ndërmarrin çdo hap për të mbështetur përshpejtimin e përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Sigurisht që ne duam që këto çështje, këto tensione mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe kështu ne do të mbështesim këtë dialog të BE-së. Ne do të ndërmarrim çdo hap që mundemi si partner i Kosovës dhe i Serbisë dhe i BE-së për të mbështetur përshpejtimin në çdo mënyrë të mundshme të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, ne thjesht nuk mund të vendosim një kornizë kohore për të. Sigurisht që ne duam që këto çështje të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.
Më 27 shkurt në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme.
Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë. Me vizitën e tij, ai do të bëjë përgatitje për mbajtjen e takimit tjetër më 18 mars në Ohër. Lajçak, pas Prishtinës do të qëndrojë edhe në Beograd.
Lajmet
Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit
Published
12 minutes agoon
October 21, 2025By
UBT News
Zyrtarët e Beogradit dhe Moskës e kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për thellimin e marrëdhënieve midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Rusisë.
Dokumenti u nënshkrua si pjesë e aktivitetit “Ditët e Moskës në Beograd”. Serbia, e cila thotë se synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë një nga partnerët e paktë evropianë të Kremlinit edhe pothuajse katër vjet pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të fqinjit të vet, Ukrainës.
Memorandumi i Bashkëpunimit midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Rusisë u nënshkrua nga presidenti i Asamblesë së Beogradit, Nikolla Nikodijeviq, dhe ministri i Qeverisë së Moskës dhe shefi i Departamentit për Ekonomi të Jashtme dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sergey Cheryomin, shkruan REL.
Nikodijeviq deklaroi se memorandumi duhet të mundësojë bashkëpunim të mëtejshëm në fushat e transportit, kulturës, arsimit dhe sportit.
“Është shumë e rëndësishme për ne që një qytet kaq i madh si Moska, një nga qytetet më të mëdha evropiane, dëshiron të ketë bashkëpunim të ngushtë me qytetin e Beogradit”, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Unë besoj se memorandumi që nënshkruam sot do të jetë njëfarë ‘bilete hyrëse’ në tregun rus për shumë nga biznesmenët tanë, por edhe se Beogradi dhe Serbia do të sigurojnë kështu investime të reja nga Rusia”, tha Nikodijeviq.
Nikodijeviq vlerësoi se memorandumi i mëparshëm dhjetëvjeçar i bashkëpunimit kishte përmirësuar marrëdhëniet midis dy kryeqyteteve.
Memorandumi i Bashkëpunimit midis kryeqyteteve u nënshkrua në 81-vjetorin e çlirimit të Beogradit nga pushtimi nazist në Luftën e Dytë Botërore.
Qyteti u çlirua bashkërisht nga forcat e Ushtrisë së Kuqe Sovjetike dhe Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Jugosllavisë./S.K/KP/
Lajmet
Rrëmbyen një person në Veternik, arrestohen katër të dyshuar, i përfshirë edhe një polic
Published
15 minutes agoon
October 21, 2025By
UBT News
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit policor dhe identifikimit të personave të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të raportuar më 19 shtator 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës, ka rezultuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.
Sipas njoftimit, menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të cilët në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë arrritur të sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.
“Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër (imitim i armës AK-47). Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor”, thuhet në njoftim.
Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet e mëtejme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.
Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë./S.K/KP/
Lajmet
Trump: Nëse Hamasi e thyen armëpushimin do të shkatërrohet
Published
17 minutes agoon
October 21, 2025By
UBT News
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij se nëse Hamasi e thyen armëpushimin, ai do të shkatërrohet dhe se nuk do të ketë asnjë ushtri amerikane në Gaza.
“Nëse Hamasi e thyen armëpushimin, ai do të shkatërrohet.”, tha Trump.
Trump u thotë gazetarëve se beson që Ukraina mund ta fitojë ende luftën me Rusinë, por nuk mendon se do ta bëjë.
“Çdo gjë mund të ndodhë. Lufta është një gjë shumë e çuditshme.”, thotë ai.
Pastaj ai shton se SHBA-të ndoshta nuk do të kishin arritur marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit nëse nuk do të kishin vendosur të sulmonin objektet bërthamore të Iranit. Ai e quan atë një nga manovrat më të mëdha ushtarake të të gjitha kohërave.
Trump është pyetur se çfarë hapash po ndërmerr SHBA-ja për të ruajtur armëpushimin, i cili u shkel për pak kohë të dielën pasi Izraeli goditi Gazën jugore për atë që e quajti shkelje flagrante të marrëveshjes nga Hamasi.
Trump përgjigjet duke thënë se SHBA-të po ndërmarrin shumë hapa për të ruajtur paqen.
Ai shton se Hamasi duhet të sillet mirë dhe nëse jo, do të na duhet t’i zhdukim ata nëse duhet./S.K/KP/
Lajmet
Konservatorja Sanae Takaichi zgjidhet kryeministrja e parë grua në Japoni
Published
20 minutes agoon
October 21, 2025By
UBT News
Konservatorja Sanae Takaichi u zgjodh kryeministrja e parë grua e Japonisë nga parlamenti i vendit duke shënuar një moment historik për vendin patriarkal ku si politika ashtu edhe vendet e punës dominohen nga burra të moshuar.
Takaichi mori këtë rol derisa Japonia po përballet me vështirësi ekonomike në rritje dhe një politikë të përçarë dhe të bllokuar dhe vetëm disa ditë para se presidenti i SHBA-së Donald Trump të vizitojë vendin.
Pikëpamjet e saj thellësisht konservatore kanë alarmuar disa anëtarë të partisë së qendrës. Për shembull, ajo mbështet rishikimin e kushtetutës pacifiste të Japonisë dhe shpesh viziton një faltore lufte të diskutueshme që përfshin emrat e të dënuarve për krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ajo gjithashtu kundërshton martesat e të njëjtave gjini dhe një lëvizje në rritje për të lejuar çiftet e martuara të përdorin mbiemra të veçantë.
Disa nga këto qëndrime, të tilla si pikëpamjet e saj agresive ndaj Kinës, mund të ndërlikojnë marrëdhëniet rajonale të Japonisë.
Brenda Japonisë disa shqetësohen për propozimet e saj ekonomike për të shpenzuar shumë dhe për të ulur taksat, ndërsa vendi përballet me inflacion dhe kosto jetese shumë të larta.
Ajo u zgjodh kryetare e Partisë Liberale Demokratike në pushtet (e cila, pavarësisht emrit të saj, është konservatore) në fillim të tetorit, duke mposhtur kandidatë më të moderuar.
Kjo sugjeroi një kthesë djathtas për LDP-në e goditur nga skandali, e cila pësoi humbje të mëdha në dy zgjedhjet e fundit parlamentare pasi votuesit e pakënaqur kaluan në parti të reja të ekstremit të djathtë.
Ajo u zgjodh kryeministre nga të dy dhomat e parlamentit por tani, ajo do të duhet t’i përgjigjet popullsisë prej 120 milionë japonezësh. Përballimi i çmimit të lartë të mallrave do të jetë një nga sfidat e saj të para; për shembull, çmimi i orizit, një ushqim bazë në Japoni, është pothuajse dyfishuar nga viti i kaluar./S.K/EO/CNN/

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

Rrëmbyen një person në Veternik, arrestohen katër të dyshuar, i përfshirë edhe një polic

Trump: Nëse Hamasi e thyen armëpushimin do të shkatërrohet

Konservatorja Sanae Takaichi zgjidhet kryeministrja e parë grua në Japoni

Miftaraj: Partia në pushtet po bën një lloj abstenimi për mos ta marrë pushtetin

Vazhdon sot seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”

Parashikimi i motit

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën