Sport

​Dardan Berisha paralajmëron rivalët: Ne jemi gati

Bardhekaltrit janë duke u stërvitur intensivisht nën urdhrat e trajnerit të rikthyer, Ekrem Memnun.

Published

on

Skuadrat e elitës së meshkujve po vazhdojnë me përgatitje para fillimit të edicionit të ri, ndërsa Prince Caffe Superliga në basketboll do të fillojë fundjavën e ardhshme.

Bardhekaltrit janë duke u stërvitur intensivisht nën urdhrat e trajnerit të rikthyer, Ekrem Memnun.

Te kryeqytetasit është rikthyer edhe Dardan Berisha, i cili ka folur për përgatitjet.

Deri më tani kanë shkuar shumë mirë. Kemi zhvilluar disa ndeshje përgatitore, ndërsa atmosfera është e mirë. Po japim më të mirën e mundshme para fillimit të edicionit, që është shumë afër”, u shpreh Berisha për faqen zyrtare të FBK-së.

Bardhekaltrit kanë bërë disa ndryshime dhe synojnë të rikthehen te trofetë, ndërsa do të marrin pjesë edhe në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Jemi të motivuar për fillimin e edicionit të ri. Me përgatitjet që i kemi bërë jemi gati dhe shpresojmë në paraqitje të mira në të gjitha garat që do të marrim pjesë”, ka shtuar tutje kapiteni i Kosovës.

Prishtina në FIBA Europe Cup është kualifikuar në gjysmëfinale, ku e pret fituesin e ndeshjes BC Kalev Cramo dhe Cedevita Junior.

Këtë vit Superliga do të jetë shumë interesante, pasi edhe skuadrat tjera janë përforcuar dhe do të jetë një kampionat shumë i luftuar dhe rivalizues. Edhe garat janë të rëndësishme për ne, ku sigurisht synojmë paraqitje të mira”, nënvizoi Dardan Berisha.

Sigal Prishtina ndeshjen e parë në elitë e zhvillon ndaj Pejës në kryeqytet.

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ermal Krasniqi përfshihet në formacionin e javës në Poloni

Published

on

Si çdo javë në ligat evropiane publikohen formacionet e javës, ku në elitën e futbollit polak, “Ekstraklasa” u publikua 11-shja më e mirë e cila përmban një futbollist kosovar.

Ai është Ermal Krasniqi, i cili ka shkëlqyer këtë javë me Legia Varshavën duke shënuar edhe gol ndaj Widzew Lodz, skuadër kjo në të cilin luajnë lojtarë shqiptarë.

Krasniqi u vlerësua me notën 8.3 nga faqja e njohur e statistikave, “Sofascore”./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ancelotti nuk e fton Neymarin te Brazili

Published

on

Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, Neymar u rikthye fundjavën e kaluar në fushë me fanellën e Santos, por rikthimi i tij në Kombëtaren braziliane do të duhet të presë edhe pak.

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën e lojtarëve për miqësoret e këtij muaji, ku “Seleção” do të zhvillojë dy ndeshje në Evropë, më 15 nëntor ndaj Senegalit në Angli dhe më 18 nëntor ndaj Tunizisë në Francë.

Në këtë listë mungon emri i Neymarit, duke shtyrë sërish rikthimin e tij në fanellën e Brazilit. Ancelotti e justifikoi vendimin me gjendjen fizike të lojtarit, duke theksuar:

“Nuk kam folur sërish me Neymarin. Do të shohim kur të jetë gati për t’u rikthyer. Dua që ai të jetë 100% para se të bashkohet me ekipin.”, tha ai.

Ylli i Santos kishte pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë në mes të shtatorit, që e mbajti jashtë për shtatë ndeshje. Ai u rikthye në fundjavë në ndeshjen ndaj Fortalezës, duke luajtur për 23 minuta, por duket se stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë.

Në mungesë të tij, Ancelotti ka zgjedhur të besojë tek brezi i ri i talenteve brazilianë, me emra si Vinicius Jr, Rodrygo, Richarlison, Matheus Cunha dhe João Pedro, ndërsa përfshihen gjithashtu edhe Estêvão i Chelseat, Luiz Henrique i Zenit dhe Vitor Roque, që po shkëlqen me Palmeiras.

Trajneri italian shtoi se lista për Botërorin 2026 është tashmë thuajse e përfunduar.

“Kemi 17 ose 18 lojtarë të sigurt në formacion. Në mars do të kemi një tjetër test të rëndësishëm dhe ajo listë do t’i ngjajë shumë asaj përfundimtare.”, shtoi ai.

Lista e Brazilit për ndeshjet e nëntorit vijon:

Portierë: Bento, Ederson, Hugo Souza

Mbrojtës: Alex Sandro, Caio Henrique, Danilo, Éder Militão, Fabricio Bruno, Gabriel Magalhães, Luciano Juba, Marquinhos, Paulo Henrique, Wesley

Mesfushorë: Andrey Santos, Bruno Guimarães, Casemiro, Fabinho, Lucas Paquetá

Sulmues: Estêvão, João Pedro, Luiz Henrique, Matheus Cunha, Richarlison, Rodrygo, Vinicius Jr, Vitor Roque. /S.K/KP/Tch/

Continue Reading

Lajmet

​Xhaka dëshmon edhe njëherë rolin që ka për Sunderlandin duke barazuar rezultatin me Evertonin

Published

on

Sunderland vazhdoi formën e mirë në shtëpi duke barazuar 1-1 me Evertonin në Stadium of Light, dhe mbeti i pamposhtur në terrenin e vet këtë sezon në Premier League.

Skuadra e David Moyes kaloi në epërsi pas 15 minutash me golin e Iliman Ndiaye, pas një aksioni të shpejtë kundër mbrojtjes vendase. Everton pati edhe disa raste të tjera për të dyfishuar avantazhin, përfshirë një goditje të shtyllës nga Jack Grealish.

Megjithatë, Sunderland reagoi fuqishëm dhe barazoi rezultatin menjëherë në fillim të pjesës së dytë.

Granit Xhaka shënoi nga distanca pas një asistimi të Enzo Le Fee, me topin që u devijua nga James Tarkoëski dhe përfundoi në rrjetë.

Edhe pse vendasit kërkuan fitoren deri në fund, barazimi mjaftoi që ata të ngjiten në katër vendet e para në tabelë. Nga ana tjetër, Everton mbetet me vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat./S.K./KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara