Sport

Klubet e basketbollit duhet të licencohen para edicionit të ri garues

Published

on

Plotësimi i kritereve për licencim dhe garim nga klubet pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është një proces esencial që siguron një mjedis të qëndrueshëm, të sigurt dhe të drejtë për të gjithë aktorët e përfshirë në basketbollin kosovar.

Ky proces ndihmon në ngritjen e nivelit të lojës, zhvillimin e talenteve të reja dhe në promovimin e sportit në përgjithësi.

Për këtë arsye Federata e Basketbollit të Kosovës me ndihmën nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) nga viti 2021 ka nisur me zbatimin e kritereve për licencim dhe garim për klubet e basketbollit. Njëherësh procesi i licencimit të klubeve për garim është pjesë e Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025, më saktësisht të njërit nga pesë qëllimet: Fuqizimi i Klubeve.

Federata e Basketbollit të Kosovës nga java e dytë e muajit korrik do të nis punën në procesin e licencimit të klubeve për garim në edicionin 2024/25.

Kriteret për licencim të klubeve pranë FBK-së janë të rëndësishme për disa arsye kryesore:

Sigurimi i standardeve të larta

Licencimi siguron që të gjitha klubet të përmbushin standardet minimale të cilësisë dhe profesionalizmit të përcaktuara nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Kjo përfshin aspektet e infrastrukturës, pajisjeve, stafit trajnues dhe menaxhimit të klubit.

Përmirësimi i nivelit të lojës

Kriteret e licencimit ndihmojnë në rritjen e cilësisë së lojës dhe konkurrencës në ligë. Klubet që përmbushin këto kritere zakonisht kanë përgatitje më të mirë, pajisje më të mira dhe menaxhim më të mirë, çka kontribuon në zhvillimin e përgjithshëm të basketbollit në vendin tonë.

Siguria dhe mirëqenia e lojtarëve

Një nga aspektet e rëndësishme të licencimit është sigurimi që klubet ofrojnë kushte të përshtatshme për lojtarët e tyre, përfshirë kujdesin shëndetësor, kushtet e stërvitjes dhe trajtimin e drejtë.

Transparenca dhe llogaridhënia

Procesi i licencimit nxit transparencën dhe llogaridhënien brenda klubeve. Klubet duhet të ofrojnë informacione të qarta dhe të sakta rreth strukturës së tyre financiare dhe operacionale, duke siguruar kështu një menaxhim më të përgjegjshëm.

Zhvillimi i të rinjve

Kriteret përfshijnë gjithashtu edhe zhvillimin e programeve për të rinjtë, duke siguruar që klubet të investojnë në talente të reja dhe të krijojnë një bazë të fortë për të ardhmen e basketbollit në Kosovë.

Integrimi në garat ndërkombëtare

Klubet që përmbushin kriteret e licencimit kanë më shumë mundësi për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, pasi ato janë në përputhje me standardet e kërkuara nga organizatat ndërkombëtare të basketbollit.

Rritja e besimit të publikut dhe sponsorëve

Klubet që janë të licencuara krijojnë një imazh më të mirë në publik edhe tek sponsorët, duke rritur kështu mundësitë për mbështetje financiare dhe bashkëpunime të ndryshme.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara