Sport

​Dalin rezultatet e testeve për Covid për të gjithë skuadrën e Interit

Published

on

Lojtarët e Interit kanë testuar negativ, por ka një rast të ri pozitiv në grupin e skuadrës së “Nerazzurrëve”.

Inter nuk kishte një lajm të mirë pas testeve të fundit të koronavirusit të kryera dje, pasi një anëtar i grupit të ekipit ka rezultuar pozitiv.

Të gjithë lojtarët e testuar rezultuan negativ për COVID-19, por u shfaq një rast i ri pozitivi brenda grupit të ekipit, lojtarët ndërkombëtarë po presin që autoriteti lokal i shëndetësisë t’u japë verdiktin e tyre përfundimtar.

Autoriteti shëndetësor në Milano fillimisht bllokoi lojtarët që të udhëtonin për angazhimet ndërkombëtare këtë javë, por do ta ndryshonin këtë nëse të gjitha testet do të ishin negative sot.

Federatat përkatëse thuhet se i kanë dërguar kërkesa ATS, duke shpresuar se lojtarët e tyre do të jenë në gjendje të përfundojnë karantinën në vendet e tyre.

Një përgjigje nga autoriteti shëndetësor lokal pritet pas rezultateve të fundit të testit.

Sport

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Sport

Tronditet pozita e Infantinos, shumica e federatave kundër mandatit të katërt

Published

on

By

Pozita e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s është tronditur ndjeshëm, vetëm pak javë pasi ai konsiderohej favorit absolut për të fituar një mandat të katërt në drejtimin e organizatës.

Sipas BBC Sport, aktualisht vetëm 73 nga 210 federatat anëtare të FIFA-s janë në mbështetje të Infantinos, ndërsa 124 janë kundër tij. 13 federata të tjera ende nuk kanë përcaktuar qëndrimin e tyre.

Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë në muajt e ardhshëm, përpara zgjedhjeve.

Situata për Infantinon është përkeqësuar pas kundërshtimeve të forta ndaj planit të tij, tashmë të braktisur, për t’u shitur investitorëve privatë një pjesë e të drejtave komerciale të Kupës së Botës dhe kompeticioneve të tjera të FIFA-s.

UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), të cilat së bashku përfaqësojnë 136 federata, kanë kritikuar ashpër FIFA-n dhe Infantinon, duke i akuzuar për shkelje të besimit dhe “mashtrim” lidhur me mënyrën se si është menaxhuar plani.

Kështu, ajo që deri vonë dukej si një garë e sigurt për Infantinon, tashmë është shndërruar në një betejë të pasigurt për mbijetesën e tij në krye të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Sport

Sigal Prishtina mirëpret David Krizanic: “Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve”

Published

on

By

Sigal Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e David Krizanic.

Klubi prishtinas e ka prezantuar lojtarin e ri përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e mirëpritur me mesazhin: “Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve, David Krizanic.”

Me këtë përforcim, Sigal Prishtina vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri, me synimin për të mbrojtur trofetë dhe për të mbetur në majën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Drita përforcohet me Eduard Rrocën

Published

on

By

Eduard Rroca është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit.

Kampionia në fuqi e Kosovës e ka zyrtarizuar të martën transferimin e sulmuesit 33-vjeçar, i cili rikthehet në futbollin kosovar pas një eksperience të gjatë jashtë vendit.

Rroca së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke Ankara, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për disa klube të tjera në Turqi, si dhe në Shqipëri.

Me ardhjen e Rrocës, Drita synon të shtojë alternativat në repartin ofensiv dhe të forcojë skuadrën për sezonin e ri.

Klubi gjilanas po ashtu ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në pankinë. Të hënën, Drita riktheu Ardian Nuhiun në postin e trajnerit, me të cilin synon të vazhdojë objektivat e saj për edicionin e ri.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara