Sport

​Dal Pino rizgjidhet President i Serie-A

Published

on

“Sky Sport Italia” zbulon se Paolo Dal Pino ka pranuar të vazhdojë si President i Liga Serie A.

Dal Pino u rizgjodh javën e kaluar dhe vendosi të merrte kohë për të reflektuar mbi vendimin, por “Sky” raporton se 58-vjeçari do të mbetet në krye këtij institucioni.

Agjencia e lajmeve “ANSA” njoftoi se Dal Pino fitoi raundin e dytë të votimit me 14 vota dhe kështu u rizgjodh President i Liga Serie A.

Sport

Trepça siguron finalen pas fitores dramatike ndaj Peja

Published

on

By

Trepça ka prerë biletën për në finale, pasi mposhti Pejën me rezultat 96:103 në një ndeshje tejet të luftuar deri në fund. Sfida ishte e baraspeshuar dhe me ritëm të lartë, por mitrovicasit treguan më shumë qetësi në momentet vendimtare.

Me këtë fitore, Trepça avancon në finale, ku do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Bashkimi dhe Bora.

Continue Reading

Sport

Ferizaj kampion i Kosovës, dominon finalen ndaj Luboteni

Published

on

By

Ferizaj shpallet kampion i Kosovës në konkurrencën e meshkujve, duke përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm me dominim të plotë.

Continue Reading

Sport

Real Madrid fiton 2:0 ndaj Espanyol

Published

on

By

Me dy gola në pjesën e dytë nga braziliani Vinícius Júnior, Real Madrid arriti një fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Espanyol.

Continue Reading

Lajmet

Ballkani fiton 1-2 ndaj Drenicës

Published

on

Ballkani nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, duke marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica.

“Xhebrailat” triumfuan me rezultat 1:2 në një sfidë të baraspeshuar. Toni Domgjoni kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 38-të, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur. Epërsinë e dyfishoi Festim Alidema në minutën e 53-të, pas një tjetër aksioni të organizuar mirë. Drenica arriti vetëm golin e nderit, të realizuar nga mesfushori Igball Jashari në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Ballkani mban pozitën e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Drita, ndërsa Drenica renditet në vendin e shtatë me 38 pikë.

 

Continue Reading

Të kërkuara