Aktualitet
COVID-19, 577 pacientë të shtrirë në spitalet e ShSKUK-së
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNë klinikat e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 577 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore. Prej tyre 455 me oksigjeno-terapi dhe 53 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 91 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 46 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 19 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 49 pacientë
Spitali i Gjakovës, 52 pacientë
Spitali i Pejës, 93 pacientë
Spitali i Gjilanit, 46 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë./UBTNews
Bota
Dominique Pelicot dënohet me 20 vjet burgim për drogim dhe përdhunim në masë të ish-gruas
Published
2 hours agoon
December 19, 2024By
UBTnewsNjë gjykatë në Francë e ka dënuar Dominique Pelicotin me 20 vjet burgim për drogimin dhe përdhunimin e vazhdueshëm të atëherë bashkëshortes së vet Gisele Pelicot për gati një dekadë, si dhe për rekrutimin e burrave të tjerë për ta përdhunuar atë në shtëpitë e tyre.
Dominique Pelicot tha në gjykatë se është përdhunues dhe i kërkoi falje familjes së vet. Prokurorët kishin kërkuar dënim maksimal prej 20 vjetëve burgim për të.
Rasti i Gisele Pelicotit e ka tronditur botën dhe e ka shndërruar atë në simbol të guximit.
Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar dënime me burgim prej katër deri në 18 vjet për 50 të pandehurit e tjerë në këtë rast. Pothuajse të gjitha ata akuzohen për përdhunimin e Pelicotit pasi ajo e kishte humbur vetëdije.
Dominique Pelicot, 72 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat gjatë gjyqit tremujor dhe i kërkoi falje familjes.
Shumica e të pandehurve në këtë rast, të cilët ai i kishte takuar online, e kanë mohuar akuzën e përdhunimit, duke thënë se mendonin se po merrnin pjesë në një lojë seksuale me pajtueshmëri, të orkestruar nga çifti, dhe duke argumentuar se nuk ishte përdhunim nëse burri i saj u dha leje ta bënin.
Pelicot ka thënë se ata e dinin se ish-bashkëshortja e tij ishte e pandjenja dhe e pavetëdijshme kur ndodhen këto akte.
Gisele Pelicot, 72-vjeçare, hoqi dorë nga anonimiteti gjatë gjykimit dhe kërkoi që videot e tmerrshme të abuzimit të saj, të cilat ishin xhiruar nga ish-bashkëshorti i saj, të shfaqeshin në gjykatë, duke thënë se kjo do t’u ndihmonte grave të tjera ta ngrenë zërin.
Gjykimi ka nxitur protesta nëpër Francë në mbështetje të Giseles.
“Kam vendosur të mos ndihem e turpëruar. Unë nuk kam bërë asnjë gabim. Ata duhet të ndihen në turp”, tha ajo në gjykatë./REL/
Bota
Zelensky hedh poshtë planin e Trump për Ukrainën
Published
3 hours agoon
December 19, 2024By
UBTNewsPresidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për gazetën franceze Le Parisien, ka folur mbi mundësinë e negociatave me Rusinë në lidhje me armëpushimin dhe njoftimet e presidentit të sapo zgjedhur Donald Trump për përfundimin e luftës.
Zelensky tha se nuk do të mbështeste ngrirjen e konfliktit me Rusinë për të përshpejtuar bisedimet e paqes, duke theksuar angazhimin e tij për të mbrojtur interesat dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Ai tha se është i njohur me planet e presidentit të ardhshëm të SHBA-së për të arritur një përfundim të shpejtë të luftës, por e bëri të qartë se nuk do të nxitojë për një zgjidhje që do të ishte e pafavorshme për Ukrainën.
“Trump e di për dëshirën time për të mos nxituar gjërat në kurriz të Ukrainës”, tha Zelensky në përgjigje të pyetjeve mbi një plan të mundshëm që do të përfshinte bisedime kompromisi.
Deklarata e tij vjen ndërsa ekipi i tranzicionit i Trump përgatitet të merr detyrën, me presidentin e zgjedhur që sinjalizon nevojën për kompromis për të arritur paqen.
Sipas informacioneve, ekipi i Trump po punon për një strategji që do të sillte Ukrainën dhe Rusinë në tryezën e bisedimeve. Trump la të kuptohet se të dyja palët do të duhet të bëjnë disa lëshime për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa kritikoi ndihmën e vazhdueshme ushtarake dhe financiare të SHBA për Kievin.
Gjatë fushatës, Trump shpesh shprehu skepticizëm për mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën dhe bëri thirrje për një fund të shpejtë të luftës, duke theksuar rëndësinë e uljes së kostove për SHBA.
Qasja e tij ka ngritur shqetësime mes zyrtarëve ukrainas, të cilët kanë frikë se administrata e re mund të shkurtojë mbështetjen thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës.
Zelensky përsëriti se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë kthimin e territoreve të pushtuara dhe garanci për sigurinë e Ukrainës.
“Ngrirja e konfliktit vetëm sa do të zgjaste vuajtjet dhe do të lejonte Rusinë të rigrupohej. Kjo do të ishte e rrezikshme,” tha ai.
Zelensky gjithashtu pranoi publikisht për herë të parë se Ukraina e vetme nuk mund të kthejë territoret e pushtuara të Krimesë dhe Donbasit, të cilat janë pothuajse tërësisht të kontrolluara nga Rusia.
“Ne nuk mund të heqim dorë nga territoret tona. Kushtetuta e Ukrainës e ndalon këtë. De fakto, këto territore janë aktualisht nën kontrollin e Rusisë. Na mungon forca për t’i kthyer ato. Ne mund të mbështetemi vetëm në presionin diplomatik nga komuniteti ndërkombëtar për të detyruar Putin të ulemi në tryezën e bisedimeve”, tha ai.
Në lidhje me atë nëse do të takohet me Putin, Zelensky tha: “Nuk ka të bëjë me atë se kush është ulur përballë jush, ka të bëjë me pozicionin në të cilin jeni kur negocioni. Unë nuk besoj se jemi në një pozicion të dobët. Por ne nuk jemi të fortë, a do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian?”
Ai paralajmëroi se hyrja në negociata me Putin për kushtet aktuale do t’i jepte liderit rus fuqinë për të diktuar kushtet në të gjithë rajonin. “Së pari ne duhet të zhvillojmë një model, një plan veprimi, një plan paqeje – quani si të doni. Më pas mund t’ia paraqesim Putin ose, më gjerë, popullit rus”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu vuri në dukje se asnjë lider botëror “nuk ka të drejtë të negociojë me Putin pa Ukrainën”. “Ne nuk ia kemi deleguar askujt këtë mandat. Ne jemi viktimat”, tha Zelensky.
Zelensky shprehu shpresën se Trump do të kuptojë rëndësinë strategjike të mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.
Bota
HRW: Mohimi i ujit në Gazë nga Izraeli, akt gjenocidi
Published
4 hours agoon
December 19, 2024By
UBTnewsOrganizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka thënë të enjten se Izraeli i ka vrarë mijëra palestinezë në Rripin e Gazës duke ua mohuar ujin e pastër.
Kjo, shtoi HRW-ja, përbën akte gjenocidi dhe shfarosjeje.
“Kjo politikë, e sjellë si pjesë e vrasjes masive të civilëve palestinezë në Gazë, nënkupton se autoritetet izraelite kanë kryer krim kundër njerëzit, shfarosje, gjë që po vazhdon. Kjo politikë përbën edhe ‘vepër gjenocidi’ sipas Konventës së Gjenocidit nga viti 1948”, tha HRW-ja në një raport.
Izraeli i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për gjenocid, duke thënë se e respekton ligjin ndërkombëtar dhe se ka të drejtë ta mbrojë veten, pas sulmit që Hamasi e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, i cili e nxiti luftën në Gazë.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Në një reagim në X, Ministria e Jashtme e Izraelit shkroi: “E vërteta është e kundërta e gënjeshtrave të HRW-së”.
“Që nga fillimi i luftës, Izraeli e ka lehtësuar rrjedhën e vazhdueshme të ujit dhe ndihmave humanitare në Gazë, pavarësisht se është përballur me sulme të vazhdueshme nga organizata terroriste e Hamasit”, thuhet në reagimin e Izraelit.
Edhe pse në raport u përshkrua mohimi i ujit për civilët si akt gjenocidi, në të theksohet se gjithashtu nevojitet përcaktimi i qëllimit të zyrtarëve izraelitë për ta provuar krimin e gjenocidit kundër tyre. Raporti citoi deklaratat e disa zyrtarëve të lartë të Izraelit, për të cilët tha se sugjeruan se “duan t’i shkatërrojnë palestinezë”, që nënkupton se mohimi i ujit “mund të përbëjë krim gjenocidi”.
“Ne kemi gjetur se Qeveria e Izraelit po i vret qëllimshëm palestinezët në Gazë duke ua mohuar ujin që iu nevojitet për të mbijetuar”, tha drejtoresha e HRW-së për Lindjen e Mesme, Lama Fakih.
Izraeli u përgjigj duke thënë se është siguruar që infrastruktura e ujit të jetë funksionale. AI tha se partnerët ndërkombëtar kanë dërguar cisterna uji përmes pikëkalimeve izraelite, përfshirë edhe në javën e fundit, dhe se Izraeli e ka lehtësuar futjen e më shumë se 1.2 milion tonë furnizimesh në Gazë.
Human Rights Watch është grupi i dytë i madh për të drejtat e njeriut që brenda një muaji e përdor fjalën gjenocid për t’i përshkuar veprimet e Izraelit në Gazë, pasi Amnesty International tha në një raport se Izraeli po kryen gjenocid.
Konventa e Gjenocidit e vitit 1948, e miratuar pas vrasjes masive të hebrenjve gjatë Holokaustit nazist, e përkufizon krimin e gjenocidit si “akte të kryera me qëllim për ta shkatërruar, në tërësi ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”.
Raporti prej 184 faqesh i Human Rights Watch tha se Qeveria izraelite ndaloi furnizimin me ujë në Gazë, ndërpreu energjinë elektrike dhe kufizoi furnizimin me karburant, gjë që bëri që ujësjellësit dhe kanalizimet në Gazë të mos mund të përdoreshin.
Si pasojë, palestinezët në Gazë kishin qasje në vetëm disa litra ujë në ditë në shumë zona, shumë më pak se pragu prej 15 litrave që nevojiten për mbijetesë, tha grupi.
Lufta e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
Ushtria izraelite ka thënë se i ka vrarë mbi 17.000 militantë, pa dhënë dëshmi për këtë.
Lufta filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë./REL/
Bota
Izraeli kryen sulme ajrore ndaj rebelëve Huthi në Jemen
Published
4 hours agoon
December 19, 2024By
UBTnewsUshtria izraelite i ka bombarduar kryeqytetin e Jemenit dhe një qytet port të enjten në mëngjes, duke i vrarë të paktën nëntë njerëz, thanë zyrtarët.
Paraprakisht, rebelët Huthi e kishin sulmuar Izraelin me raketa.
Sulmet e së enjtes rrezikojnë përshkallëzimin e konfliktit me rebelët e mbështetur nga Irani, sulmet e të cilëve në korridorin e Detit të Kuq kanë ndikuar ndjeshëm në transportin global.
Kanali satelitor al-Masirah, i kontrolluar nga rebelët Huthi, raportoi se disa nga sulmet kishin si objektiv stacionet e energjisë në kryeqytet, si dhe terminalin e naftës Ras Isa në Detin e Kuq. Kanali, duke cituar e korrespondentin e tij në qytetin port Hodeida, raportoi se të paktën shtatë njerëz u vranë në portin e afërt të Salifit, ndërsa dy të tjerë u vrarë në terminalin e naftës Ras Isa.
Gjithashtu u raportua për të plagosur në portin e Hodeidas.
Ushtria izraelite nuk dha hollësi për objektivat e goditura dhe as për dëmet e shkaktuara nga bombardimet e saj
“Objektivat e goditura nga [forcat ushtarake izraelite] përdoreshin nga forcat e Huthit për qëllime ushtarake”, tha ushtria izraelite në një komunikatë.
“Sulmet dëmtojnë regjimin terrorist të Huthit, duke parandaluar që ai të shfrytëzojë objektivat për qëllime ushtarake dhe terroriste, përfshirë kontrabandën e armëve iraniane në rajon”, tha ushtria izraelite.
Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se sulmet goditën infrastrukturën energjetike dhe të portit, që ai pretendoi se rebelët “po e përdornin në mënyra që kontribuon efektivisht në veprimet e tyre ushtarake”.
“Izraeli nuk do të hezitojë të veprojë për t’i mbrojtur veten dhe qytetarët e tij nga sulmet e Huthit”, tha Hagari.
Edhe forcat amerikane i kanë bombarduar objektivat e rebelëve Huthi për gati një vit, për shkak të sulmeve që rebelët po i kryejnë ndaj anijeve tregtare në korridorin e Detit të Kuq. Të hënën, Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane tha se godi “një objekt kryesor komande dhe kontrolli” të operuar nga rebelët Huthi në Sana.
Rebelët Huthi kanë i sulmuar rreth 100 anije tregtare me raketa dhe dronë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në tetor 2023, e cila nisi pas sulmit të papritur të Hamasit në jug të Izraelit, ku vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerëve.
Lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL/
“Shikon çdo kafshatë”/ Dieta e rreptë që ndjek Melania Trump
Ancelotti futet në histori, bëhet trajneri më i suksesshëm te Real Madrid
Publikohen pamje të filmit të ri të Arnold Schwarzenegger, ai duket si Santa Claus
Lansohet platforma online për raportimin e korrupsionit
IPK: Rriten ankesat e qytetarëve ndaj zyrtarëve policorë
Nuk pini ujë aq sa duhet? Ja pasojat që mund t’i keni
Zyrtare, Kosova 1 milion e 602 mijë e 515 banorë
Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Rezultatet thelbësore për planifikim në gjithë sektorët
Dominique Pelicot dënohet me 20 vjet burgim për drogim dhe përdhunim në masë të ish-gruas
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman