Lajmet

​Çmimet e konsumit shënojnë ngritje në janar

Published

on

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.5 për qind në janar 2021, krahasuar me muajin dhjetor 2020, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raportin e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin janar 2021, thuhet se kjo shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.7%); pemë (0.9%); perime (6.1%); pije alkoolike (1.7%); duhan (0.8%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (3.7%) – “ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-0.5%); energji elektrike (-10.5%) – zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Covid -19, Nr. 07/L-016, Neni 15, për periudhën janar – maj 2021, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin janar 2021 me muajin janar 2020, ishte minus 0.2 për qind.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare 0.2 për qind në janar 2021, krahasuar me muajin janar 2020, si pasojë e rënies së çmimeve të konsumit te pemët (-13.4%); perime (-8.4%); veshje (-3.4%); energji elektrike (-10.8%); qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (-4.3%); blerje e automjeteve (-1.4%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-9.9%) – “rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.9) për qind në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve në këtë periudhë vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); mish (0.6%); qumësht, djathë dhe vezë (3.2%); vajra dhe yndyra (7.3%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.3%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%); pije alkoolike (2.2%); duhan (2.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.6%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (2.3%); shërbime për transport (2.3%) – “ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (20.3%); shërbime hoteliere (1.6%); kujdes personal (1.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind në IHÇK. 

Vendi

Votohet Qeveria Kurti me 66 vota pro

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të Kosovës në krye me Albin Kurtin. Pro qeverisë votuan 66 deputetë, 49 votuan kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Me këtë votim, Kuvendi zgjodhi zyrtarisht Qeverinë e re të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e kabinetit qeveritar me të cilin synon të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar prioritetet kryesore të programit qeverisës.

Në prezantimin e tij, Kurti ka propozuar këtë përbërje të Qeverisë:

Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca.

Zëvendëskryeministre e Dytë dhe Ministre e Drejtësisë është propozuar Donika Gërvalla, ndërsa Zëvendëskryeministër i Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik Fikrim Damka.

Ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati, ndërsa Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Andin Hoti.

Resori i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ndërsa ai i Punëve të Brendshme nga Xhelal Sveçla. Për Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është propozuar Lulëzon Jagxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, ndërsa Ministër i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku.

Ministre e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Saranda Bogujevci.

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Rasim Demiri.

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Fitore Pacolli, ndërsa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Armend Muja.

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë Dimal Basha.

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit është propozuar Mimoza Kusari, ndërsa Ministre e Energjisë Artane Rizvanolli.

Për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është propozuar Nenad Rashiq, ndërsa për Zhvillim Rajonal Elbert Krasniqi.

Continue Reading

Vendi

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar

Published

on

By

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e kabinetit qeveritar me të cilin synon të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar prioritetet kryesore të programit qeverisës.

Në prezantimin e tij, Kurti ka propozuar këtë përbërje të Qeverisë:

Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca.

Zëvendëskryeministre e Dytë dhe Ministre e Drejtësisë është propozuar Donika Gërvalla, ndërsa Zëvendëskryeministër i Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik Fikrim Damka.

Ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati, ndërsa Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Andin Hoti.

Resori i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ndërsa ai i Punëve të Brendshme nga Xhelal Sveçla.

Për Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është propozuar Lulzon Jagxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, ndërsa Ministër i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku.

Ministre e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Saranda Bogujevci.

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Rasim Demiri.

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Fitore Pacolli, ndërsa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë Dimal Basha. Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit është propozuar Mimoza Kusari, ndërsa Ministre e Energjisë Artane Rizvanolli.

Për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është propozuar Nenad Rashiq, ndërsa për Zhvillim Rajonal Elbert Krasniqi.

Kabineti i propozuar pritet t’i nënshtrohet votimit në Kuvend.

Continue Reading

Vendi

Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një njoftimi publik, Presidentja bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje mandatin për formimin e ekzekutivit të ri. Ky hap vjen pas përmbylljes së procedurave të nevojshme institucionale dhe hap rrugën për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.

Presidentja Osmani i uroi suksese Kurtit në udhëheqjen e Qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Ju priftë e mbara!”, përfundoi ajo mesazhin e saj publik.

Continue Reading

Lajmet

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Në seancën e mbajtur më 11 shkurt 2026, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Haxhiu mori 66 vota për, 44 vota kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar kështu mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit legjislativ.

Seanca konstituive u kryesua nga deputeti më i moshuar i Kuvendit, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u asistua nga deputetja më e re në moshë, Fatma Taçi nga KDTP.

Me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, pritet të vazhdojnë procedurat e tjera për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.

Në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor 2025 zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas një ngërçi politik që la vendin pa qeveri funksionale për mbi një vit.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi qartë me 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend, një rekord që nga pavarësia e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) morën respektivisht 22 dhe 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe siguruan disa ulëse të tjera.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 47.5%, e ngjashme me zgjedhjet e mëparshme, duke reflektuar sfidën e mobilizimit të votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet dhe seanca konstituive e Kuvendit u caktua për 11 shkurt 2026, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve funksionale dhe miratimin e buxhetit. Këto zgjedhje shënojnë një hap vendimtar për kapërcimin e ngërçit politik dhe stabilizimin e qeverisjes në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara