Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit në Kosovë u shënua me një sërë aktivitetesh për informimin e publikut mbi rreziqet shëndetësore nga ndotja e ajrit.
Këto aktivitete janë organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) dhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe me përkrahjen nga Millenium Foundation Kosovo.
Agron Kelmendi nga Milenium Fondation Kosovo tha se tashmë Kosova ka arritur që ta zgjedhë problemin e mungesës së të dhënave për cilësinë e ajrit.
Ai tha se përmes një projekti të financuar të MSS është krijuar një sistem informativ për cilësinë e ajrit në Kosovë, derisa është hartuar edhe Portali Shtetëror për cilësinë e ajrit.
Kelmendi tha se përmes këtij projekti janë identifikuar edhe ndotësit më të mëdhenj të ajrit e që janë përdorimi për ngrohje e drunjve dhe thëngjillit kryesisht në zonat rezidenciale.
Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Shkumbin Shala tha se ky Institut po punon me një sistem të avancuar me 13 stacione që monitoron në mënyrë të pandërprerë cilësinë e ajrit në Kosovës.
“Ky sistem është në avancimin më të madh të mundshëm ku të dhënat tona janë të qasshme për të gjitha kategoritë. Ky sistem përbënë 13 stacione 12 fikse dhe 1 mobil, dy stacione i kemi në Prishtinë për shkak të rëndësisë, këto të dhëna janë të qasshme dhe monitorimi bëhet në mënyrë të pandërprerë… Ideja dhe qëllimi jonë është që të dhënat të shpërndahen te të gjithë dhe t’i përdorin të gjitha kategoritë e shoqërisë, ne po mundohemi që ta kryejmë punën tonë si institucion përgjegjës deri tani mendoj se puna ka shkuar mirë duke falënderuar donatorët në veçanti donacionin e fundit nga MSS”, tha ai.
Zyrtarja e Komunës së Prishtinës Seniha Bajraktari derisa e pranoi që kryeqyteti është nga komunat më të ndotura në vend, tha se komuna po punon në shumë projekte që do të përmirësojnë cilësisë se ajrit.
Bajraktari tha se aktualisht kjo komunë është duke punuar në 10 dokumente, të cilat do kenë efekte në rritje të cilësisë së ajrit në kryeqytet.
“Komuna e Prishtinës nuk po ndalon së punuari në dokumente, të cilat janë të obligueshme për komunën e Prishtinës dhe do të ndikojnë në të ardhmen me projekte që përfshihen brenda tyre në cilësinë e ajrit ashtu me këto aktivitete që jemi të gatshëm t’i përgjigjemi”, tha ajo./UBTNews
Politizimi i dërgimit të njësiteve të kërkim-shpëtimit të FSK-së në Liqenin e Ujmanit për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur ka nxitur reagime të forta nga ambasadorët ndërkombëtar.
Ambasadori francez, Olivier Guerot, dënoi ashpër veprimin e qeverisë në detyrë. Ai shtoi se Franca do t’i ofrojë mbështetjen e nevojshme misionit paqëruajtes në Kosovës “në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike.”
Geurot shprehu gjithashtu respekt për mediat “që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur nga Liqeni i Gazivodës.”
“Franca e mbështet plotësisht KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Po ashtu, i bëj nder mediave që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur nga Liqeni i Gazivodës.” – tha Geurot.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka bërë thirrje sërish që të pezullohet deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë.
Rafuna thotë se ka shumë pasiguri te bizneset dhe se nuk janë kundër daljes në treg të lirë të energjisë, por thotë se tregu nuk është i përgatitur ende për këtë. Ai ka shtuar se bizneset ende nuk i kanë marrë faturat për dy muaj sa janë furnizuar nga furnizuesi i fundit KEK-u.
“Asnjë biznes ende s’ka pranuar faturën e KEK-ut. Na është thënë se KEDS-i i lëshon pasi i shikon orët. KEDS ende nuk i ka lëshuar. Është gjuajtje ZRRE me KEDS derisa gjejnë rrugën, mënyrën e kalkulimit. Ka lloj-lloj kalkulimi. Është çmimi i rrymës që blihet, transmisionit, marzhës, shpenzime administrative etj. Kjo është ajo që kemi thënë nga fillimi. Duhet të përgatitet tregu. Nuk është përgatitur as në kuptim të furnizuesve”, ka thënë Rafuna.
Ai ka potencuar se shumë biznese janë detyruar të lidhin kontrata, pasi ZRRE-ja ka njoftuar se nga 1 gushti bizneset që plotësojnë kushtet për të kaluar në treg të hapur e që s’kanë lidhur marrëveshje do të shkëputen nga rrjeti energjetik.
Rafuna ka thënë se është shqetësuese pasi po goditet prodhimi dhe se për të shtyrë vendimin deri më 1 shkurt, ZRRE-ja ka thënë se duhet subvencionuar 50 milionë euro.
Kreu i Odës Ekonomike ka treguar se në takim që kishin pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, para 1 qershorit, ai u kishte thënë biznese se është me to. Ai ka treguar se bizneset kishin dëshmuar se si dëmtohen dhe se ka monopol.
E miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 me anë të rezolutës A/RES/ 68/192, 30 korriku u caktua si Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.
Në rezolutë thuhet se një ditë e tillë ishte e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi gjendjen e viktimave të trafikimit njerëzor dhe për promovimin, mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Simboli i kësaj dite është ”Zemra blu”, e cila përfaqëson trishtimin e atyre që trafikohen duke na kujtuar zemrën e ftohtë të atyre që blejnë dhe shesin qeniet njerëzore.
Trafikimi i personave është një krim i rëndë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Çdo vit, mijëra burra, gra dhe fëmijë bien në duart e trafikantëve, në vendet e tyre dhe jashtë vendit. Pothuajse çdo vend në botë është i prekur nga trafikimi, qoftë si një vend i origjinës, tranzit apo destinacion për viktimat.
UNODC, si kujdestar i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar transnacional (UNTOC) dhe protokolleve të tij, ndihmon shtetet në përpjekjet e tyre për të zbatuar Protokollin për Parandalimin, Frenimin dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Personave (Protokolli i Trafikimit të Personave).
Protokolli për parandalimin, shtypjen dhe ndëshkimin e trafikimit të personave përcakton trafikimin e personave si rekrutimin, transportin, transferimin, strehimin ose pranimin e personave, me anë të kërcënimit ose përdorimit të forcës ose formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, abuzimit të pushtetit ose i një pozicioni të cenueshmërisë ose i dhënies ose marrjes së pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë ka goditur Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunami deri në katër metra të lartë, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke shkaktuar alarme dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor.
Disa persona u plagosën në rajonin e largët rus, dhe banorëve të pjesës më të madhe të bregdetit lindor të Japonisë.
“Tërmeti i sotëm ishte serioz dhe më i forti në dhjetë vitet e fundit”, tha guvernatori i Kamchatka në Telegram.
Ministri Rajonal i Situatave të Emergjencave Sergei Lebedev raportoi se pas tërmetit u regjistrua një cunami prej 3 deri në 4 metrash. “Të gjithë duhet të largohen nga bregu”, tha Lebedev në një video të postuar në rrjetet sociale.
Instituti Amerikan i Sizmologjisë njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 19.3 km, rreth 125 km nga Petropavlovsk, një qytet me 165,000 banorë në bregdetin e Gjirit të Avaçës.